Author: Hamdi Kumanova

Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LD) thekson se ndodhitë aktuale që lidhen me Prokurorinë Speciale theksojnë nevojën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, në të cilën do të diskutohet për punën e PSP-së dhe do të miratohen ndryshimet ligjore, me të cilat PSP do të kyçet në sistemin e Prokurorisë Themelore dhe do të krijohet kontroll mbi punën e PSP-së. Nga LD thonë se duhet të krijohen mundësi ligjore që prokurorin special publik ta zgjedh Këshilli i Prokurorëve Publik, me propozim të kryeprokurorit shtetëror. LD insiston për hetim gjithëpërfshirës dhe joselektiv, në të cilin do të përfshihen të gjithë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për rastin e Bojan Jovanovski -Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiceec ka në dispozicion regjistrime audio dhe video, ka njoftuar prokurorja Vilma Ruskovska pas përfundimit të marrjes në pyetje në Gjykatën Penale, transmeton in7.tv. Ajo gjithashtu ka thënë se rasti nuk ka pasur para të shënuara. Sipas saj Boki 13 dhe Kiçeec nga Prokuroria Themelore Publike dyshohen për vepër penale “Marrja e shpërblimit për ndikim të paligjshëm” dhe Boki 13 akuzohet edhe për vepër penale “larje të parave dhe gjëra të tjera nga vepra penale”.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ka reaguar në rrjetin social Facebook, pas aksionit të mbrëmshëm që u ndërmor nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku të arrestuar mbetën Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe biznesmeni Zoran Milevski me akuzën për marrje të shpërblimit me ndikim të jashtëligjshëm, si dhe larje parash. Dimitrov thotë se krimi do të çrrënjoset vetëm atëherë kur do të punohet deri në fund. “Askush nuk tha se do të jetë e lehtë. Mund të zhytemi në zhgënjim dhe dëshpërim dhe të ushqejmë energjinë vetë-mposhtëse që asgjë prej nesh…

Lexo më Shumë

Boki 13 personalisht i drejtohet Prokurores Ruskoska: Po gënjeni! Bojan Jovanovskit i është shqiptuar masë paraburgimi, ndërsa Prokurorja Vilma Ruskoska menjëherë pas shqiptimit të masës doli me deklaratë me detale për hetimin. Derisa Ruskoska shqiptonte detalet e rastit, Boki 13 iu drejtua në të dalur nga Gjykata duke kaluar pikërisht përreth saj. “Më falni që po ju ndërpres derisa flisni gënjeshtra”, – ka thënë ai. Gjithashtu në paraburgim ka përfunduar edhe i akuzuari i dytë Zoran Mileski.

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, mbrëmë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita që asaj i ishte besuar si e para e Speciales. Disa orë më vonë i konfiskuan edhe telefonin për të vërtetuar përfshirjen e saj me Bojan Jovanovskin i njohur si BOKI 13. Fletë anketa e saj të cilën e kishte dorëzuar deri te Komisioni për Antikorupsion atëherë kur u emërua në krye të PSP-së. Çfarë posedon Katica Janeva? Sipas fletë anketës së saj, ajo në emër të fëmijëve ka paraqitur, dy banesa në Shkup nga 72 gjegjësisht 68 metra katrorë, të fituara në marrëveshje për dhuratë. Gjithashtu…

Lexo më Shumë

Dje 15-korik rreth orës 18.00, në rrugën ,,Borçe Jovanovski,, në Gostivar, gjatë një kontrolli në trafikun rrugorë, është ndaluar vetura ,,Opel,, me targa të Gostivarit, të cilën pa patentë shoferi e ka drejtuar 18-vjeçari I.A. nga fshati Çegran. Personi I.A. Ësht sillur në mënyrë agresive dhe i ka fyer dhe poshtruar pjestarët e policisë, kështu që i njëjti menjëherë është arestuar dhe mbajtur në Stacionin policor Gostivar, kurse gjatë kontrollit të kryer tek i njëjti është gjetur një boks metalik. Rasti është duke u zbardhur, kështu që ndaj tij do të pasojë edhe parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, gjatë këti muaji fillon me implementimin, e një projekti të ri preventiv “Parandalimi nga vjedhjet e rënda” ku bartës dhe koordinues i këtij aktiviteti është Njësiti për prevencion. Në suaza të këtij projekti, janë planifikuar 27 takimke me qytetarët, të cilat do të organizohen në Tetovë, Gostivar dhe fshatrat Pirok, Çegran, Vrapçishtë, Çellopek, Negotinë, Debresh, si dhe në vende tjera të këtij rajoni. Në këto takime, të cilata janë paraparë që të mbahen në mjedise urbane, zyra vendi dhe këshilla banesash, qytetarët nga afër do të njoftohen me format dhe mënyrat më efikase të…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale për çdo ditë po vazhdon publikimi i bisedave të përgjuara, ku të përfshirë janë zyrtarë të lartë të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-zyrtarë të Qeverisë së kaluar të Maqedonisë së Veriut, si ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska. Këto biseda po i publikon Sheqerim Ahmedi, i njohur me nofkën “El Cheka”, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, ndaj Ahmedit, në Gjykatën Themelore të Kërçovës ka nisur procesi gjyqësor për veprën “Përgjim dhe incizim i paligjshëm” si dhe për publikimin e bisedave të përgjuara në…

Lexo më Shumë

“Bisedat e publikuara të kryeministrit Zoran Zaev me komikët rusë të njohur si Vovan dhe Leksus, tregojnë se ai nuk di asgjë dhe nuk ka biseduar me dikë që di për çështjen në mes Kosovës dhe Serbisë”. Këtë e ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për TV Pink. Vuçiq theksoi se Zaevi i ka kërkuar falje pasi në mediume u publikua biseda e tij me Poroshenkon dhe Stoltenbergun e rrejshëm. “Ai më ka kërkuar falje, më ka dërguar mesazh, nuk është paraqitur, mund edhe ta bëjë unë nuk e di. Më ka shkruar “më fal nëse…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se për veting transparent, por jo vetëm në gjyqësi, me qëllim që të përforcohet sistemi në shtet. “Me arsye kam kam qëndruar pas një procesi dhe edhe deri më sot qëndroj në këtë këndvështrim si mënyrë më e shpejtë që ta përmirësojmë gjyqësorin në shtet, ndërsa kjo është shpërbërja me të drejtë të rizgjedhjes. Kur biseduam me partnerët evropianë ata kërkuan përgjegjësi personale, e jo kolektive dhe kjo është një arsye më pak e rëndësishme. Si arsye e dytë më e rëndësishme është kapaciteti i resursit, gjegjësisht si të plotësohen…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot mbajti një takim me Ambasadorin e Republikës Çeke Mirosllav Toman. Takimi, siç njoftoi dikasteri, ishte në shenjën e mundësisë për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit. “Ministri Nuredini e shprehu vlerësimin e tij për mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm dhe shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave tona me Republikën Çeke, si dhe për të marrë informacione të dobishme që do t’i ndihmonin në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, duke marrë parasysh nevojat kombëtare”, citohet në njoftim. Bashkëpunimi dypalësh i deritanishëm midis…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se vendi do të marrë datë në tetor për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në si shpërblim mes tjerash edhe për Marrëveshjen e Prespës. Nëse kjo nuk ndodh, thotë se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me opozitën për zgjedhje të parakohshme. “Unë besoj se njëqind për qind në tetor do të marrim datë për negociata. Në politikë kjo është e rrallë por që ta përmbushim këtë vallë nuk është mirë të japim një argument plus atyre që vendosin edhe pse është verë, edhe pse vendoset për Raportin që ka përfunduar të…

Lexo më Shumë