Author: Hamdi Kumanova

Bashkë me Bojan Jovanovskin ëshët arestuar edhe pronari i një fabrike në Gostivar, shkruan mediumi maqedonas dosie.mk. “Sipas informacioneve që posedon Dosie, bëhet fjalë për pjesëtar të njohur të qarqeve kriminele që merren me shitje të drogës dhe që kanë qenë të afërt me struktura të mëhershme të larta në polici të ish pushtetit”, shkruan Dosie. Emri i tij lidhet me një lokal të njohur në Shkup me emër ekzotik, të cilin e ka poseduar poashtu me një grup të njohur biznesmenësh, transmeton Gazeta Lajm. Sipas mediumeve maqedonase, në lokal janë mbajtur ahengje deri në orët e hershme të mëngjesit.…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ka ndërprerë grevën e urisë me rekomandim të mjekut. Janakievski kishte filluar grevën e urisë dy javë pasi u kthye në paraburgim si i dyshuar në hetimin që e ka hapur Prokuroria Publike për shitje të tokës shtetërore dhe tokës për ndërtim, me çka ishte përfshirë edhe një pjesë e tokës ku ishin planifikuar të ndërtoheshin “shkallët spanjolle”. Sipas informatave jozyrtare mjekët e kanë këshilluar Janakievskin që të ndërpresë grevën e urisë, për ti u përmbajtur terapisë të cilës i është nënshtruar, me çka ish-ministri e ka njoftuar udhëheqësinë e burgut me shkrim…

Lexo më Shumë

Mickoski tha se nuk shkon në takim nëse aty do të flitet për gjithçka përpos zgjedhjeve të reja parlamentare. “Unë isha i pari i cili i bëri ftesë kryeministrit të merremi vesh për datë për zgjedhje. Qeveria e refuzoi dorën e zgjatur, por u përgjigj me përndjekje për funksionarë të VMRO-së të tanishëm, dhe të kaluar. Si të kemi takim me qëndrime të tilla diametrale”, tha Mickoski, raporton SHENJA. Ai tha se grupe të dy partive po punojnë në mënyrë intensive për Ligjin e ri për Prokurori Speciale. Ai tha se qeveria i ka ditët të numëruar.

Lexo më Shumë

Kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp tha se aktorët kryesor për rastin e fundit që e hapi Prokuroria Themelore, janë pjesë e pushtetit dhe partisë LSDM. Ai akuzoi pushtetin se është në mbrojtje të siç tha, krimeve të Prokurorisë Speciale, ndërsa kërkoi që për Katica Janevën të shqiptohet masa e paraburgimit. “Jemi dëshmitarë të aferës, rrënjët e së cilës shkojnë përtej dy figurave të njohura në opinion. Dje ishim dëshmitarë të një krimi të udhëhequr nga LSDM. Nuk ka qytetar që mendon se kjo është e mundur pa mbështetje institucionale dhe nga pushtetit. Për këtë arsye,…

Lexo më Shumë

“Projektet vijuese që zbatohen me bashkëpunim të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), që i përkasin ndërlidhjes rajonale rrugore dhe energjetike, projekte nga sektori energjetik, si dhe projekte për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla edhe të mesme në vend”, ishin tema e bisedës në takimin e sotëm në Shkup mes zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe drejtorit të sapoemëruar të zyrës së BERZH-it në Shkup, Andi Aranitasi, i cili do ta ndërmerr funksionin nga drejtoresha e deritanishme Anka Joana Jonesku më 1 shtator të vitit 2019. Siç informojnë…

Lexo më Shumë

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar po heton edhe përgjegjësin eventuale të dy deputetëve aktual të cilët kanë qenë në kontakt me të dyshuarit në hetimin më të ri për zhvatje, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase. Jozyrtarisht mësohet se përpos tyre, është duke u hetuar edhe një Prokuror publik nga Prokuroria Speciale Publike për të cilin janë duke u grumbulluar prova. Sipas informacioneve më të reja, telefoni i Prokurores speciale Katica Janeva, së bashku me kompjuterin e djalit të saj, Prokuroria do ti dorëzoj për ekspertizë.

Lexo më Shumë

Nga marrëveshja që do të arrihet apo nuk do të arrihet në takimin e liderëve të cilën kryeministri Zoran Zaev e caktoi për të premten, varet nga zgjedhja e pasuesit të Katica Janevës, përcjellë Zhurnal. Edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE thonë se së pari duhet të sillet ligj i ri e më pas të emërohet njeriu i parë i PSP-së. Sjelljae ligjit megjithatë ka ngecur sepse LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk mund të meren vesh për atë se cili duhet të jetë fati i lëndëve që janë hapur pas atyre 18 muajve që parashihte ligji për hapjen e hetimeve. Ngelja e Janevës…

Lexo më Shumë

Avokati, Elenko Milanov, mendon se lëndët e PSP-së  nën emrin e koduar “PERANDORIA” munden të rriten në akuzë vetëm nëse vazhdon të punojë ndonjë Prokurori e re, gjegjësisht nëse opozita dhe qeveria merren vesh për Ligj të ri për prokurorinë e cila do të mundësojë të hetohen rastet e PSP-së. Rasti “PERANDORIA” është sërish në sy të publikut pasi që rrodhën informacione se padia penale kundër menaxherit të televizionit 1TV, Bojan Jovanovski, është ngritur nga ana e një të dyshuari në këtë rast. Siç njoftuan nga Prokuroria Publike, nga një i dyshuar në rastin “PERANDORIA” është kërkuar që ti jepen…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media thekson se arrestimi i Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13” është vetëm një pjesë e tregimeve reket të pushtetit. Nga kjo parti thonë se ata që nuk kanë pasur fat ta ndjejnë në lëkurën e tyre reketin e pushtetit, janë funksionarë të afërt me LSDM-në dhe Zaevin. “Kush janë Kiki dhe Friki, nga tregimet reket të publikuara në media? Kush është prokurori publik dhe pse identiteti i tij fshihet? Ky është krim institucional, që është e pamundur të zbatohet pa dijen e kriminelit të falur Zoran Zaev”, thonë nga partia opozitare. Ata shtojnë…

Lexo më Shumë

Në ndërkohë kanë nisur debatet se kush nga 20 drejtorët e paralajmëruar do të preken nga ‘fshesa’. Televizioni 21 nga burime qeveritare mëson se ndër drejtorët që do të largohen është Vullnet Ademi, i Agjencisë për Investime të Huaja. Përflitet se është njeri i afërt me Hazbi Likën, tashmë i shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit. Njëjtë si në stilin e Likës, edhe Vullnet Ademi ka kohë që injoron mbledhjet e qeverisë, rrëfen burimi i TV21. Kandidatë të mundshëm për drejtorë të rinj të Agjenicsë për Investime të Huaja, përfliten dy ish-ministra, Driton Kuçi dhe Arlind Zeqiri, si dhe Burim Latifi.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushoglu në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut. “ Marrëdhëniet miqësore tradicionale të afërta mes dy vendeve  janë shembull i vërtetë për ndërtimin e partneritetit strategjik, dhe në këtë kuptim, me kënaqësi mund të them se me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Kuvendit të Madh Popullor, Turqia dëshmoi mbështetjen shumëvjeçare të vendit tonë në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe euro- atlantik” – theksoi Osmani. Në…

Lexo më Shumë