Hristijan Mickoski është i fokusuar vetëm në mbrojtje të kriminelit Nikolla Gruevski dhe për atë tenton t’i bllokojë reformat dhe t’i bëj dëm shtetit. Mickoski ik nga takimi i liderëve. Ka vërejtje për regjistrimin ndërsa nuk dëshiron të bisedojë. Mickoski dëshiron që vendi të mbetet pa regjistrim plot 18 vite, e përfaqëson krahun kriminal të VMRO-DPMNE-së që nuk dëshirojnë që vendi të zhvillohet. Mickoski është kundër drejtësisë. Në kohën kur funksionon sistemi gjyqësor në shtet dhe kemi drejtësi joselektive, kur të gjithë janë të njëjtë para ligjeve, Mickoski ik nga diskutimi për ligjin për prokurori publike. Me gjysmë gojë kërkon…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dje realizoi takim me ambasadorin shqiptar në vendin tonë, Fatos Reka. Në takim, Ismaili dhe Reka shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e suksesshëm deri më tani në fushën e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe mbi nevojën për thellimin e mëtejshëm të tij. U theksua se në pajtim me Programin për bashkëpunimin kulturor midis ministrive të të dyja vendeve, deri më tani janë realizuar aktivitete të shumta në fushën e kulturës: në veprimtarinë muzikore skenike, të dramës, letërsisë dhe veprimtarinë botuese. Ismaili theksoi se tradicionalisht poetët dhe shkrimtarët shqiptarë…
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko me një letër publike i’a ka dhënë kryeministrit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ingerencat për urbanizëm me arsyetimin, siç thotë ai, sulme politike dhe mediatike ndaj qytetit dhe komunës që ai drejton. Merko në letër e përmend si arsyetim edhe statusin e rrezikuar të UNESCO-s për liqenin e Ohrit. Gjithashtu në letrën e Merkos përmendet edhe presioni nga bashkësia e biznesit. Ai, në fund thotë se me këtë vendim do t’i njoftojë të gjithë përfaqësitë diplomatike, ministritë dhe mediumet duke dashur që të ndalojnë, kampanjat negative ndaj Strugës, dhe qyteti të vazhdojë…
Prokuroria Publike ka njohuri edhe për raste të tjera për shantazhe që janë bërë nga personat e dyshuar në rastin “Reket”, por deritani nuk zbulohet për sa raste bëhet fjalë. Disa biznesmenë tani më kanë dhënë deklarata në Prokurori. Prokurorja Villma Ruskoska në një deklaratë për DW tha se kanë njohuri për raste tjera, por nuk mund të tregojë se për sa persona bëhet fjalë. “Kam njohuri për raste tjera, por nuk mund t’iu them për sa raste bëhet fjalë. Ato persona dhanë deklarata dhe tani kërkojmë dëshmi që të vërtetojmë denoncimet”, deklaroi prokurorja publike për krim të organizuar Villma…
Kryeministri Zoran Zaev, e ka konfirmuar se nuk do të ketë takim liderësh. Për hapat e mëtutjeshme, Zaev do të mbajë konferencë për shtyp në orën 14:00. “Ju informojnë se për arsyet e anulimit të takimit të liderëve, por edhe për hapat që na presin dhe do t’i ndërmarrim për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, sot do të mbahet konferencë për shtyp, në të cilën do të drejtohet kryeministri Zoran Zaev”, tha Zaev. Liderët është dashur që sot të diskutojnë për Prokurorinë Publike, regjistrimin, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe vetingun për funksionarët. Ftesën për takim e kanë pranuar kryetarët e…
Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Jugut zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme në Seul. Komunikatën e përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në selinë e KB-së në Nju-Jork e nënshkruan ambasadori i Koresë së Jugut, Ço Tae-jul dhe ushtruesi i detyrave në Misionin e Maqedonisë së Veriut në Organizatën Botërore, Sanja Zografska Krstevska, transmeton agjencia e lajmeve Jonhap. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Koreja e Jugut pret marrëdhënie të përforcuara bilaterale me Maqedoninë e Veriut në plan politik dhe ekonomik, si dhe përforcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, thuhet në kumtesën e MPJ-së jugokoreane.…
Njëzëri është miratuar Deklarata me të cilën i jepet përkrahje udhëheqësisë më të lartë të partisë politike në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, njoftoi pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore e partisë që u mbajt dje, sekretari Lupço Nikollovski. Në Kryesinë Qendrore janë pajtuar që LSDM-ja të mos i bllokojë reformat, përparimin dhe drejtësinë, siç tha Nikollovski, siç bën lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe partia që udhëhiqet nga ai. Snezhana Kalevska Vançeva është emëruar si koordinatore e re e Forumit të Gruas së LSDM-së. Deklaratës për luftë kundër korrupsionit Miratimi i Deklaratës nga Kryesia Qendrore e LSDM-sëduhet…
Të kujdesemi që të zbatohet Marrëveshja e Prespës, ashtu siç është nënshkruar dhe të gjithë ne t’i nxjerrim punët pozitive nga ajo, thotë për AIM-in, ish-ministri i Mbrojtjes të Greqisë në qeverinë e SYRIZA-s dhe ish-shef i Shtatmadhorisë së armatës greke, Evangelos Apostolakis. Apostolakis shpreh optimizëm se ndryshimet në Greqi nuk do ta pengojnë vazhdimësinë e bashkëpunimit, edhe pse konsideron se do të jetë e nevojshme pak kohë për adaptim, thotë se edhe dy palët besuan dhe arritën të fillojnë bashkëpunim mbrojtës, i cili shkon përpara. “Filluam një bashkëpunim i cili vlerëson se vazhdon, Konsiderova se është mundësi për të…
Nënkryetari i ASH-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një statusi në facebook shkruan se vendit i nevojitet një Qeveri ekspertësh. Më poshtë statusi i plotë i Taravarit: Si asnjëherë deri më tani urgjentisht dhe pa vonesë duhet të formohet Qeveri EKSPERTESH (jopartiake), së paku këtë vit të fillojnë negociatat me BE-në. Gati se nuk ka institucion kredibil në këtë shtet. Rinia po ikën masovikisht! Reformat janë të domosdoshme urgjentisht!
Sot (17.07), me vendim të ministrit të Kulturës z.Hysni Ismaili, Valmir Aziri riemërohet sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sekretari Aziri u shpreh se është privilegj i tij që të vazhdojë të jetë në shërbim të komunitetit artistik, kolegëve të Ministrisë së Kulturës dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe potencoi që ngelen të përkushtuar në përpjekjet e tyre që Ministria e Kulturës të jetë adresa e të gjithëve si dhe administrata e kësaj ministrie të jetë në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu ai theksoi që sëbashku me ministrin e Kulturës, z.Hysni Ismaili…
Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) dhe Oda e ndërmjetësve kanë hapur qendrën e parë për ndërmjetësim sipas modelit evropian, raporton Anadolu Agency (AA). Në një konferencë për media, kryetari i Odës së ndërmjetësve, Sllave Mlladenovski dhe nënkryetari i LOEM-it, Aleksandar Milloshevski, sqaruan përparësitë e zgjidhjes së kontesteve mes kompanive nëpërmjet ndërmjetësimit. Në qendrën për ndërmjetësim do të organizohen ligjërata, prezantime dhe punëtori ku komuniteti i biznesit do të njoftohet për së afërmi me procedurën e ndërmjetësimit. Mlladenovski tha se në periudhën në vijim do të formohen më shumë qendra në Maqedoninë e Veriut, me qëllim që bizneset të…
“Komuna e Ohrit të veprojë sipas rregullave ligjore në lidhje me ndërtime pa leje në qendër të qytetetit, të cilat i posedon edhe këshilltari i komunës”. Këtë e theksoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke njoftuar se nëse nuk veprohet sipas ligjit, do t’i merren kompetencat Komunës së Ohrit. “Ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë. Kështu që apeloj tek qytetarët, madje edhe tek këshilltari Nefi Useini, që t’i largojë ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, gjegjësisht nuk ka asnjë të drejtë për legalizim, pasi shteti do t’i largojë. Do t’i largojmë pasi rrezikohet Ohri në UNESCO”, tha…

