Gazetari Aleksandar Çomovski, i cili ka qenë i punësuar në televizionin 1TV, ai për radio kanal 77, ka deklaruar se nëse BOKI13 ka qenë nën masa hetuesie dhe është përgjuar, do të thotë se gazetarët e 1TV janë përgjuar. Pasi të hënën janë dërguar në paraburgim Boki13 dhe Zoran MIlevski, Prokuroria Publike në një pres konferencë njoftoi se ata janë të dyshuar për marrje shpërblimi dhe ndikim të jashtëligjshëm. Njëri nga ata po akuzohet edhe për vepër tjetër – larje parash. Para hetimi zbulon se në periudhë nga prilli i 2018-ës deri në prill të 2019-ës të dyshuarit kanë kërkuar…
Author: Hamdi Kumanova
Dyshimet për përfshirjen e ish kryeprokurores speciale, Katica Janeva në një skandal ryshfeti, kanë rritur kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pikërisht kjo kërkesë ka çuar në dështimin e takimit të liderëve të partive politike të thirrur nga kryeministri, Zoran Zaev, për shkak se në nuk ishte paraparë të debatohej për kërkesën e opozitës. Zaev ka thënë se vendi nga zgjedhje të reja do të humbiste ekonomikisht ndërsa ka theksuar nevojën për të debatuar për çështjen që kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Por, VMRO DPMNE-ja opozitare konsideron se “zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për…
Vendkalimi kufitar Streizmir-Restilic në kufirin Maqedoni-Kosovë, prej sot deri më 20 gusht do të lëshohet në përdorim për qytetarëve prej të dy vendeve, informon nga pushteti lokal i komunës së Mavrovës dhe Rostushës. Vendkalimi do të hapet çdo ditë prej orës 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si dhe vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim (pasaporta ose letërnjoftime dhe karton të gjelbër për automobil). “Ky vendkalim do të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit të komunave prej të vendeve si dhe për lidhje të ndërsjellë të banorëve nga komunat…
Pas vizitës së komisionerit të BE-së, Johannes Hahn të planifikuar për më 25 korrik, në Shkup do të vijë edhe u.d. ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker. Takimet e tij me udhëheqësit politik shtetërore të Maqedonisë së Veriut janë planifikuar për më 26 korrik, njoftojnë nga “360 gradë”. Dy vizitat përkojnë me krizën e lidhur me PSP-në dhe njoftimin e qeverisë se pikërisht në ato ditë në Kuvend do të dërgohet një version i ri i propozim ligjit për Prokurorinë Publike, që u paraqit nga Kryeministri Zoran Zaev. Pritet që zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së…
Prokurorja Publike për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskoska mbrëmë është propozuar direkt nga kryeministri Zoran Zaev që të jetë në krye të PSP-së. Sipas listës anketuese që e ka dorëzuar deri te Komisioni Shtetëror për parandalim të korupsionit kur edhe ishte emëruar prokurore publike në emër të saj ka paraqitur shtëpi pushimi në Shkup, prej 50 metrave katrorë, e vlerësuar rreth 410 mijë denarë dhe banesë në Shkup, prej 80 metra katrorë e vlerësuar 1,9 milionë denarë. Fleta anketuese e kompletuar mund të gjendet në këtë lidhje./Alsat
Nga partia në pushtet LSDM e akuzojnë liderin e OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoskin se iki nga takimi i liderëve por se nuk do të mund të ikë nga drejtësia. “LSDM ka dëshmuar se krimi nuk na njeh parti dhe jemi pa kompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Prandaj, siç njoftoi kryeministri, Zoran Zaev, Qeveria javën e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të propozojë një tekst të ri të Ligjit të Prokurorisë Publike. Prokuroria Speciale Publike është e integruar në Prokurorinë Publike për Parandalimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe merr një emër të ri.…
Lindshmëria e ulët dhe emigrimi mund t’u shkaktojnë shqiptarëve atë që nuk ua shkaktoi asgjë tjetër në histori, shpopullimin e vendit – trojeve. Mirëpo, shqiptarët e Maqedonisë gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit, krahas gjitha vështirësive ekonomike, shpërnguljeve, luftrave si dhe sfidave të ndryshme të kohës, kanë ruajtur numrin e lindjeve, përkatësisht përqindjen e natalitetit në kuadër të vendit. Në vazhdim japim një pasqyrë të natalitetit ndër vite për shqiptarët e Maqedonisë, e sidomos të dhënat statistikore nga viti 2004* e deri vitin e fundit (gjendja 31 dhjetor 2018): Viti: Numri i foshnjeve të lindura shqiptare 2004: 7.390 foshnje 2005:…
Prokurorja publike për krime të organizuara Vilma Ruskoska, thotë se ajo është e nderuar me propozimin që të udhëheqë Prokurorinë e re publike për krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë, por e konsideron se ende është shumë herët për urime. “Është nder në çdo rast për çdo prokuror, si dhe për mua, ajo çfarë ka propozuar Kryeministri, por mendoj se është shumë herët për urime dhe çdo gjë tjetër, sepse ende është projektligj që duhet të shkojë në procedurën parlamentare. Mund të ketë shumë ndryshime dhe ne nuk e dimë versionin përfundimtar të atij ligji se si do të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-sw, Hristijan Mickoski e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se në konferencën e djeshme për shtyp në të cilën ai paraqiti planin për PSP-në duhet të përfshihet edhe Prokuroria Publike, me të cilën ai vetëm konfirmoi kontrollin e drejtpërdrejtë që LSDM ka në punën e këtyre i quajtur “Prokuroria ruskoska”, përcjell “Telma”. Sipas Mickoskit, VMRO-DPMNE vazhdon të punojë në propozim ligjin e saj për Prokurorinë Publike, qëllimi kryesor i së cilës është të sigurojë drejtësi për të gjithë. Ai shtoi se ka spekulime të ndryshme rreth vendndodhjes së prokurores speciale në dorëheqje, Katica Janeva, e cila edhe atë si…
Gazetari Branko Gerovski ka paralajmëruar se të hënën do të zbulojë se kush janë “Kiki” dhe “Friki” , dy funksionarë të pushtetit aktual që përflitet se janë të implikuar në rastin “zhvatja” ku ndërlidhet edhe emri i kryeprokurores speciale, Katica Janeva, mëson INA. Lidhur me këtë rast janë paraburgosur një pronar televizioni dhe një biznesmen që shantazhuan dhe përfituan 1.5 milion euro nga një i akuzuar nga Prokuroria Speciale për ndalimjn e procedimit të rastit.
VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka kërkuar hollësi se kryeprokurorja speciale, Katica Janeva a e ka keqpërdorur pushimin mjekësor, menjëherë sapo është dorëhequr javën e kaluar, informon INA. “Katica Janeva tanimë në ditën e pestë nuk dihet se ku është dhe se vetëm një ditë pas zbardhjes së oktopodit politiko- gjyqësor si dhe atij mediatik, ajo mori pushim mjekësor. Askush më nuk i beson Katica Janevës. Organet hetimore të hetojnë se a ka keqpërdorur pushimin mjekësor”, theksoi VMRO-DPMNE.
Aplikime të shumta pas hyrjes në fuqi të ligjit për pension social“, i cili ndër të tjera parashikon marrjen e një pensioni social për ata persona, të cilët nuk plotësojnë kushtet për të marrë pension të plotë, gjegjësisht nuk kanë stazh pune të mjaftueshëm. Nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale (MPPS) informojnë se deri më 15 korrik të këtij viti janë dorëzuar 1869 kërkesa për pensione sociale, shkruan gazeta Koha. “Bëhet fjalë për ata persona, të cilët nuk kanë qenë kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore ose për ata që kanë më pak se 15 vite pune të siguruara,…

