Në bazë të KONTRATËS me të cilën Kryetari aktual i Komunës së Çairit i fitoj zgjedhjet e vitit 2017 patë premtuar parkingje në vlerë prej 1.156.293.057.00 den., respektivisht 18.800.000 euro, Vetëm për lagjen e quajtur “SAAT KULLA” ka premtuar 176.668.200 den. ose afërsisht 2.872.000 euro që do të përfshinte 15% të vendeve të parkingjeve të premtuara për Komunën e Çairit. Deri më tani Komuna e Çairit me në krye Kryetarin e saj Visar Ganiu nga katër vendet e premtuara nuk ka siguruar asnjë vend parkim shtesë që nga zgjedhja e tij si Kryetar Komune. Absurditeti,budallallëku, kapadaillëku, keqpërdorimi i institucioneve komunale…
Author: Hamdi Kumanova
Prokurori Republikan, Lubomir Joveski në intervistë për “Nezavisen Vesnik” ka thënë se e dinë se si dhe nga janë dhënë 1,5 milion euro për rastin “Reket” ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski – BOKI13, dhe Zoran Mileski – Kiçeec. Paratë janë dhënë në dorë në dy raste. Prokuroria është ende në procedurë parahetimore dhe po vërteton mënyrën dhe llogaritë nga ku janë siguruar paratë. Për të mos dëmtuar procedurën, detaje tjera nuk do të zbuloj. Por atëherë kur të krijohen kushte, publiku do të njoftohet me mënyrën e kryerjes së veprave penale të kësaj lënde – është shprehur Joveski./Alsat
Prokurorja Vilma Ruskovska nuk e di ku është Prokurorja speciale Katica Janeva e cila në fillim të javës dha dorëheqje të parevokueshme, ndërsa disa orë më vonë ishte hapur hetim për rastin “Reket” ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski. Ruskovska në intervistën për emisionin Kod ka thënë se Janeva nuk ka qenë nën masa parahetimore dhe se ajo personalisht nuk beson se ka ikur nga shteti. Këtu ka pasur jetë dhe familje dhe nuk beson se do ta bënte këtë një prokurore e cila një ditë pas dorëheqjes, nga 16 korriku është zyrtarisht në pushim mjekësor. Dy…
Mickoski nuk ia arriti. Iku nga takimi i liderëve por nga drejtësia nuk mund të ik. LSDM ka treguar se për ne krimi nuk njeh parti dhe jemi për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Për atë, ashtu siç deklaroi kryeministri dhe njëherit kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, javën e ardhshme deri tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të propozojë tekst të ri për Ligjin për Prokurori Publike. Prokuroria Speciale Publike do të integrohet me Prokurorië Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha rastet që janë para gjykatave, për të cilat PSP është…
Nga partia në pushtet LSDM thonë se mospranimi i Vilma Ruskovkës për kryetar të prokurorisë së re, është vetëm një alibi e Hristijan Mickpskit. “Pas dyshimi mospranimi i prokurores Ruskovska për të vazhduar të drejtojë Prokurorinë Publike, është vetëm një alibi e OBRM-PDUKM-së për mos pranimin propozim ligjit të ri. Qëllimi i vetëm i Hristijan Mickoskit është të mbrojë krimin Nikolla Gruevski”, deklarojnë nga LSDM. Në amendamentet e OBRM-PDUKM-së në tekstet e më hershme të Ligjit për prokurorinë publike në grupet punuese propozohej bashkimi i PSP-së me PP. Asnjë ndryshim nuk ishte e nevojshme për të përfunduar mandatin e prokurores…
Dy djem të ri nga Fshati Sfillare në Matkë shpëtuan një Turiste Polake Sot reth ores 14:25 ne Matk te Sarajt, 2 djemt e ri nga fshati Svilare Poshtme Adis Mustafa dhe Endrit Jusufi, kan aritur ta nxjerin nga uji nje vajz Polake te moshes 19 vjecare e cila kishte kercyer dhe kishte ngecur ne uj, si shenj faleminderimi ajo dhuroi djemve nga 50 Euro. https://youtu.be/NthZb0gK7Bw
Grafite antishqiptare janë shfaqur kohëve të fundit në qytetin e Kumanovës. Pas një kohe të shkurtërt “paqeje” duke mos parë grafite apo shkresa raciste kundrejt shqiptarëve, sërish ditëve të fundit po shfaqen grafite/shkresa në zona të mirë banuara, njofton Realiteti. Qytetarët të shqetësuar kanë raportuar këtë rast në redaksinë tonë, duke e cilësuar si një a.kt tejet të ulët, s.eksist dhe r.acist kundrejt shqiptarëve. Është shqetësuese fakti që Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet lokale të komunës së Kumanovës nuk kanë ndërmarrë masa në parandalimin, k.apjen dhe pastrimin e këtyre fy.erjeve tejet s.kandaloze. Ndonëse Ministria e Punëve të…
Nga sektori civil nuk janë të kënaqur me mënyrën e re të tarifimit të përmbaruesve. Ata pretendojnë se me rregullat e reja gjërat nuk kanë ndryshuar, përmbaruesit paguajnë shuma të mëdha nga qytetarët për borxhet virtuale, edhe pse njoftimet e qeverisë ishin se përfitimi që do të marrin përmbaruesit do të zvogëlohej në mënyrë drastike për një vendim të ekzekutuar. Në këtë tarifues të ri, ata premtuan se 20% e borxhit kryesor do të ishte shpërblimi maksimal për përmbaruesit. Pra, nëse debitori është i detyruar të paguajë 1.000 denarë, më së shumti mund të paguajnë 1.200 denarë. Por në realitet…
Në mes të korrikut në Ohër, kapacitetet private të akomodimit janë gjysmë të mbushura. Nga sektori i turizmit thonë se rrjedha aktuale e sezonit turistik është shumë më poshtë pritjeve. Kliment Naumov udhërrëfyes turistik thotë se kjo periudhë e sezonit në krahasim me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar dhe dy vjet më parë është shumë më e dobët. Rezultate të papritura të dobëta sa i përket ardhjes së turistëve. Thjesht, të hapim rezervimin që nuk duhet të jetë një pikë referimi, do të shihni se krahasuar me vitin e kaluar, nëse në këtë kohë nuk mund të gjenit…
Dy propozim-ligje por ende asnjë zgjidhje. Edhe VMRO-DPMNE-ja e ka finalizuar propozim-ligjin për Prokurorinë por të njëjtin do e publikojnë sapo të përfundojnë me shqyrtimin e propozimit të Zoran Zaev. Sipas partisë opozitare, deri në analizimin detal të tekstit që ua dorëzoi Zaev, të gjitha opsionet mbeten të hapura, përfshirë këtu edhe një kryeprokurorë nga Bashkimi Evropian siç propozon Aleanca për Shqiptarët. VMRO-DPMNE vazhdon të kundërshtojë ashpër emërimin e Villma Ruskoskës në krye të prokurorisë së re por duke mos pasur një propozim të tyre konkret për këtë pozitë. https://www.youtube.com/watch?v=liphFdkmL5A
Katica Janeva, së bashku me djalin e saj Lazar Janev dhe “Boki 13”, kanë marrë haraç, shantazhuan dhe ushtruan presion mbi biznesmenët dhe politikanët, tha sot Dimçe Arsovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së. Ai theksoi se edhe OBRM-PDUKM dhe kryetari i saj Hristijan Mickoski ishin subjekt i shantazhit dhe presionit nga Katica Janeva. “Siç kemi thënë, ka edhe i cili mund të dëshmojë nëse ftohet kryetar në prokurori”, tha Arsovski. Zëdhënësi shtoi se “Boki 13” së bashku me udhëheqësit e qeverisë, gjegjësisht udhëheqësit e LSDM-së nëpërmes bashkëpunëtorëve më të afërt të Zoran Zaevit, i cili, siç tha ai, gëzonte besimin e tij,…
Banorët e komunës së Aerodromit të Shkupit dolën në protestë, pas iniciativës në rrjetet sociale për transferimin e të varurve nga droga nga qendra në Kisella Vodës, në poliklinikën “Jane Sandanski”. “Ne mendojmë se vendimi është skandaloz sepse problemi i Kisella Vodas do të zgjidhet, por do të transferohet në tre vende të tjera. Kjo jetë e përditshme në Kisella Vodë do të zhvendoset këtu. Ne kërkojmë që vendimi të tërhiqet. Zgjidhja duhet të gjendet nga Filipçe. Masiviteti do të rritet dita ditës nëse vendimi nuk ndryshohet. Nuk ka vullnet që të varurit nga droga të qëndrojnë edhe përkohësisht këtu”,…

