Author: Hamdi Kumanova

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është tërësisht e përkushtuar në procesin e inkuadrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzane Shutc, gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi. Aje me atë rast theksoi se edhe gjatë periudhës në vijim, Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut. “Jam e lumtur që punova në këtë vend të jashtëzakonshëm me të ardhme perspektive. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa edhe kancelarja Merkel është tërësisht e përkushtuar në atë…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e rregullt të 146-të të Qeverisë së Republikës ës Maqedonisë së Veriut do të shqyrtohet Informata për fillimin e procedurës për vendosjen e partneritetit publik privat për rindërtimin e HEC “Glaznja” dhe HEC “Likovë”. Në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtohet Propozim-ligji për Prokurorinë Publike, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministrat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sjellin vendim edhe për Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe…

Lexo më Shumë

Prokurorja nga PSP, Lile Stefanova e ka mohuar informacionin se është arrestuar. Ky informacion u shfaq sot në mëngjes në rrjetet sociale, por edhe në disa media. Që kur Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit e ka hapur hetimin për rastin “Haraçi” një pjesë e mediave vazhdimisht e përmendin emrin e saj, por prokurorja nuk është e dyshuar në rastin. “Kategorikisht mohoj informacionin se kam qenë e arrestuar. Për çdo spekulim të ardhshëm do të marrë masa ligjore”, deklaroi Stefanova për “Fokus”. Lajmi për arrestimin e Stefanovas është mohuar edhe nga Prokuroria Speciale Publike. Më herët…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore për ndjekje të krimit dhe korrupsionit ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është gjetur edhe telefonin celular i prokurorit publik, “Pas lëshimit të urdhrit për marrjen e telefonave celularë, u gjetë vetë njëri dhe u dha informacioni se tjetri është humbur. Prokuroria lëshoi urdhër deri tek operatorët celular për ndjekje ndërkombëtare të identitetit të telefonit celular me ç’rast e gjeti telefonin tek një person tjetër. Personi ka deklaruar se telefonin e ka pasur si dhuratë”, kanë bërë të ditur nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i qeverisjes së kaluar të udhëhequr nga Nikolla Gruevski sot sërish ka përfunduar në spital. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, i cili nga burgu i Shutkës sot ka përfunduar në një klinikë private në Shkup, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndeësore, njoftoi portali A1oN. Sipas avokatit të tij, mjekët kanë kërkuar që ai të trajtohet në një klinikë private për shkak të problemeve shëndetësore. Janakievski po akuzohet për disa vepra të kryera që janë hetuar nga Prokuroria Speciale.

Lexo më Shumë

Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, ka disa vërejtje mbi propozimin qeveritar, përveç Ruskoskës, Sela thotë se do të përpiqen të intervenojnë me amendamente në disa fusha kryesore: 1.Materialet e përgjuara të shfrytëzohen si prova dhe në prokurorinë e re që e pason PSP-në; 2.Në Këshillin e prokurorëve publikë të mos lejohet të ketë anëtarë partiakë, ish funksionarë shtetërorë të cilët kanë qenë anëtarë të ndonjë partie, si dhe prokurori publik të jetë nga jashtë; “Ligji që propozohet ka për qëllim që të amnistohen dhe të mos shfrytëzohen si prova materiale të gjitha bisedat e përgjuara të cilat ishin subjekt…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar dy persona të cilët kanë tentuar që të transportojnë drogë të tipit marihuanë përmes vendkalimit kufitar në “Star Dojran”. Siç mëson Alsat, janë arrestuar dy persona E.M dhe E.H, që të dy nga fshati Banjicë e poshtme të Gostivarit. E.M me kamion të tipit “MAN” me targa të Shkupit dhe E.H, si bashkudhëtar i tij kanë pasur për qëllim që të kalojnë përmes vendkalimit kufitar “Star Dojran”, mirëpo gjatë kontrollit të policisë atyre u janë kapur gjithsej 20 kese plastike me marihuanë apo diku rreth 11 kilogram në total. Personat janë arrestuar dhe dorëzuar në Stacionin Policor,…

Lexo më Shumë

Nikos Denedias, Ministri i Jashtëm grek, në fjalimin e tij në Kuvendin grek, duke paraqitur prioritetet e diplomacisë greke, në një rishikim të Marrëveshjes së Prespës tha se “nuk do të ketë tolerancë për fenomenet e pajtueshmërisë jo të plotë me Shkupin”. “Pozita jonë është e njohur, ne e kemi shprehur atë si opozitë. Marrëveshja duhej të përfundonte në një mënyrë më të dobishme për interesat tona kombëtare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zvogëluar pasojat negative. Ne do të përpiqemi të thellojmë marrëdhëniet tona me fqinjin tonë verior, si pjesë e një bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Global SOS është qendra e re e kontaktit për raste urgjente përmes së cilës qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden jashtë shtetit do të munden që në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtohen për cilëndo situatë urgjente ndërsa i cili direkt do t’u ndihmojë ose do t’i lidhë me institucionin adekuat ose nëpunësin konsullor i cili do të mundet që t’ua siguroj shërbimin konsullor urgjent. Qytetarët do të mund të lajmërohen në numrin 075 273-372, kërkesat e tyre t’i shënojnë në adresën elektronike [email protected], të kërkojnë ndihmë përmes profileve të MPJ-së për rrjetet sociale Fejsbuk dhe Tuiter. Të…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë sot patën takim me kryetarin e Komisionit të Kuvendit për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski, me të cilin u dakordua  që në ditët e ardhshme të caktohet seancë në këtë Komision, që, siç  thonë nga SHGM-ja, do të fillojë procedura  për zgjedhjen e personave  të këtyre këshillave si parakusht për reforma në rregullatorin mediatik dhe shërbimit publik. “Sot në Kuvendin e RMV kryetari i SHGM Mlladen Çadikovski dhe drejtori Dragan Sekullovski kanë zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski. Në këtë takim është biseduar për procesin e…

Lexo më Shumë

Në Prokurori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka arritur raporti i ekspertizës së telefonit të prokurores publike speciale Katica Janeva që i është konfiskuar lidhur me hetimin e rastit “Reket”, konfirmuan për MEDIAL-n nga Prokuroria. “Ekpertiza e  telefonit celular ka përfunduar. Por, me qëllim që të mos pengohet zhvillimi i mëtejshëm i hetimit, Prokuroria  publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka mundësin që të ndajë detaje rreth përmbajtjes së raporteve nga  ekspertiza e telefonit celular të prokurores publike. Telefoni i dytë celular deri në këtë moment nuk është gjetur”, thonë nga Prokuroria Publike.…

Lexo më Shumë

Fotografi eksplicite nga një i burgosur në burgun e Idrizovës janë dërguar në redaksinë e portalit Ekonomski Lider. Incidenti ka ndodhur të enjten, kur i burgosuri Shaqir Iseini është rrahur në mënyrë mizore, e për këtë rast nuk është përgatitur asnjë shkresë zyrtare, shkruan portali në fjalë, duke cituar burime nga burgu. Sipas këtyre informative, drejtoria e burgut nuk ka ndërmarrë asgjë deri tani lidhur me këtë rast dhe ai mbetet i pandriçuar.

Lexo më Shumë