Në njërën nga bisedat e përgjuara që është publikuar nga El Cheka, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt Musa Xhaferi, dëgjohen duke e përmendur në mënyrë tallëse edhe emrin e ish deputetit Hysni Shaqiri, i cili në vitin 2001 i’u bashkua UÇK-së. Në një prononcim për gazetën Lajm, Shaqiri ka thënë se “bombat” shfaqin nivelin shumë të ulët të njerëzve pa vlera morale, në krye të BDI-së. “Në rastin tim, ata thonë që Hysniu duhet të ruaj pula. Por, burrat shqiptarë nuk merren me këtë çështje. Vetëm Aliu e shfrytëzon kohën e lirë duke…
Author: Hamdi Kumanova
Gjuajtet me armë zjarri shpesh kanë qenë fatale. Ka raste të ndryshme kur plumbat qorr u kanë marrë jetën qytetarëve. Një pakujdesi e vogël, mund të kishte përfunduar me fatalitet edhe për një familje në Gostivar. B.M nga Gostivari është shprehur i shqetësuar karshi kësaj dukurie. Ai na ka treguar se si një plumb ka depëtuar vetëm në veturën e tij, dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tjera, pasi në momentet e rënies së plumbit mbi veturë e gjithë familja, përfshirë edhe fëmijët, kanë qenë duke ndejtur në oborrin e shtëpisë. Incidenti ka ndodhur të hënën mbrëma në rrugën Servet…
Me 23.07.2019 në ora 15.00 në udhëkryqin nga rrugët “Nikolla Tesla” dhe “11 tetori “ në Strumicë, A.I.(38) nga Strumica, duke drejtuar mopedin “Xhilera” me targa nga Strumica është rrëzuar në rrugë, transmeton Almakos. Në aksident, A.I. është lënduar rëndë dhe është dërguar për mjekim në Qendrën Mjekësore në Strumicë. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB në Strumicë.
Izmit Nura nga Veleshta e Strugës, ish ushtari i UÇK-së emërohet zv.drejtor në Agjencionin për Rini dhe Sport nga radhët e BDI-së, informon Struga Ekspres. Izmit Nura në këtë post është i emëruar drejtëpërdrejtë nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Nura në këtë post emërohet pa pëlqimin e degês së BDI-së në Strugë.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Koçani ka ngritur padi penale kundër A.D.(18) nga Vinica për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 13.11.2018 në Koçani, zyrtarët policor e kanë kontrolluar M.S. nga Vinica, ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë të cilën paraprakisht e ka blerë nga A.D.
Me 24.07.2019 në ora 00.30 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se F.K.(30) dhe B.K.(32), dytë nga Republika e Turqisë janë paraqitur në kufi me pasaporta bullgare false, transmeton Almakos. Ato janë arrestuar dhe dorëzuar në Stacionin Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Dellçevë ka ngritur padi penale kundër V.V.(31) nga Dellçeva për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 17.01.2019 në Dellçevë, zyrtarët policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Organet hetuese deri më tani nuk më kanë kontaktuar lidhur me rastin “Reket”, deklaroi sot kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e kyçur në organet hetuese për këtë rast. “Në këto rrethana nuk dua të flas për procedurën dhe proceset që i udhëheqin organet e tjera. Kur të pyetem prej institucioneve kompetente do të jap përgjigje”, u përgjigj shkurt Petrovska, duke shtuar se nëse kjo do të kërkohej prej saj menjëherë do të paraqitej para organeve kompetente.
Edhe një biznesmen, anëtar i Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë ka paraqitur se i është nënshtruar zhvatjes, ndërkaq kryetarja e LOE-së, Danela Arsovska kërkon zgjidhje të shpejtë të situatës. “Ka raste të cilat nuk janë paraqitur. Ne nuk jemi organ hetimi e as dikush që duhet t’i ndjekë apo punojë, megjithatë jemi njerëz të cilët i mbrojmë anëtarët tanë. Ka më shumë se një rast i cili ka paraqitur, qoftë për këtë apo për situatë tjetër dhe do të bëjmë gjithçka që është në kompetenca tona për t’i mbrojtur anëtarët dhe të përpiqemi të mos përsëritet, sepse kjo është…
Nëse Qeveria vendos që ta miratojë këtë qasje, duke i marrë parasysh pikëpamjet e palëve kyçe, dhe nëse kërkohet prej nesh, mundemi t’i sigurojmë ekspertizat dhe informatat e nevojshme. Kjo është përgjigja e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup, në lidhje me procesin e “vetingut”, apo verifikimit të gjykatësve dhe prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk. “Si miq dhe mbështetës të gjatë të aspiratave Euro-Atlantike të Maqedonisë së Veriut, mbështesim profesionalitet dhe drejtësi të paanshme. Kjo është e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe është kusht kyç për BE-në”, thonë për Portalb.mk, nga Ambasada e Britanisë.…
Deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiçkovski njoftoi padi për shpifje ndaj biznesmenit Zoran Azmanov, i cili në intervistë e akuzoi atë për urdhërimin e teksteve kundër tij në disa media të caktuar. “Trendi i lajmeve të rreme duhet të ndalet. Kaosi i insinuatave që shtrembërojnë të vërtetën duhet të përfundojë. Për gënjeshtra dhe shpifje (në nivelin e absurditetit), të cilën Zoran Azmanov shpreh në intervistën për një portal të caktuar, do të marrë padi të përshtatshme, sigurisht pas mundësisë për të kërkuar falje. Demokracia po, anarkia të gënjeshtrave dhe e trillimeve Jo!”, shkruar Kirakovski në profilin e tij në Facebook. Biznesmeni…
Komiteti për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, në seancën e djeshme në të cilën ka kryesuar kryeministri Zoran Zaev ka diskutuar për statusin dhe përparimin e reformave në shërbimet e sigurisë. Siç njoftojnë nga pres shërbimi qeveritar, në seancë para anëtarëve të Komitetit, drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare (ASK) Viktor Dimovski ka informuar për intensitetin e aktiviteteve dhe zgjidhjeve sistemore të strukturimit të Agjencisë së sapoformuar (ASK), duke ndjekur kriteret dhe standardet e Aleancës Veriatlantike. “Janë shqyrtuar edhe mënyrat e vendosjes së komunikimit të sigurisë me NATO-n dhe janë rishikuar mundësitë për sigurim të zgjidhjes…

