Gjuajtet me armë zjarri shpesh kanë qenë fatale. Ka raste të ndryshme kur plumbat qorr u kanë marrë jetën qytetarëve. Një pakujdesi e vogël, mund të kishte përfunduar me fatalitet edhe për një familje në Gostivar. B.M nga Gostivari është shprehur i shqetësuar karshi kësaj dukurie. Ai na ka treguar se si një plumb ka depëtuar vetëm në veturën e tij, dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tjera, pasi në momentet e rënies së plumbit mbi veturë e gjithë familja, përfshirë edhe fëmijët, kanë qenë duke ndejtur në oborrin e shtëpisë. Incidenti ka ndodhur të hënën mbrëma në rrugën Servet Bajrami në Gostivar diku rreth orës 21. Në këtë periudhë kur në Gostivar është kulmi i dasmave, policia vazhdimisht bën apele që mos gjuhet me armë zjarri në ahengjet familjare, por siç duket këto apele pak respektohen.
“Sektori për Punë të Brendëshme – Tetovë, ju rikujton qytetarëve, krismat janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetsisë publike, ndërsa gjobat për këto lloje të kundërvajtjeve, lëvizin prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Krahas kësaj, duke marrë parasyshë pasojat, krismat mund të llogariten edhe si vepër penale “shkaktim rrezik të përgjithshëm” për të cilën është i paraparë dënim me burgë, me kohëzgjatje prej një deri pesë vjetë”,
thonë nga policia. Nga atje bëjnë me dije se gjatë muajve që vijojnë, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, ndjeshëm do ti përforcon kontrollet dhe aktivitetet, në plan të zbulimit dhe sanksionimit, të prishjes së rendit dhe qetësisë të këtij lloji, duke reaguar në mënyrë konkrete dhe efikase.
Data 02.10.2026
Aktuale
- MTD: 27.345 kërkesa të parashtruara për një muaj në portalin për shërbime elektronike uslugi.gov.mk
- Francë, studentët dalin në rrugë – zjarre, përleshje dhe qindra arrestime
- “Bomba” e Gazment Bardhit: Ka patur komunikim mes Ramës dhe Klodian Brahos. Kryeministri i kërkoi të shtyheshin veprimet procedurale ndaj Ballukut
- Hetim për dhënie ryshfeti ndaj një zyrtari në RMV, propozohet paraburgim
- Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman
- Mickoski publikon fotografi me Trumpin: Aleancë e bazuar në besim, mbështetje dhe miqësi
- Publikimi i videove intime, kompozitori Adrian Hila paraqitet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
- Sulmi në fluturim: Netanyahu flet për indoktrinimin radikal të sulmuesit



