Author: Hamdi Kumanova

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, më 25 korrik në Komunën e Ohrit, e ka koordinuar punën për përgatitjen e Planit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit. Ky plan është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse është njëri nga rekomandimet e UNESCO-s që kërkohet të shpallet një moratorium mbi ndërtesat në rajonin e Ohrit deri në miratimin e tij. Grupi i punës për hartimin e Planit i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ekipit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesve të Komunës së Ohrit,…

Lexo më Shumë

 Maqedonia e Veriut dhe Izraeli në vazhdimësi kanë marrëdhënie të afërta miqësore, të bazuara në besim dhe respekt të ndërsjellë, konstatuan në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadori izraelit, Dan Orjan. Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe Izraeli ndërtojnë relacione të frytshme ekonomike, me këtë rast duke shprehur gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë, shkencës dhe teknologjive të reja, bujqësisë, si dhe në sferën e kulturës dhe turizmit. Presidenti Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga përkrahja e fuqishme dhe ndihma, të cilën Shteti i Izraelit në vazhdimësi ia…

Lexo më Shumë

Kryetarët e komunave të Karposhit dhe Manastirit, Stefan Bogoev dhe Natasha Petrovska, kanë dhënë deklaratë në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me rastin “Reket”, njofton Portalb.mk. Prokuroria për Krim të organizuar dhe Korrupsion nëpërmjet një kumtese, sot njoftoi se po i merr në pyetje disa persona të caktuar me qëllim që të ndihmojnë në konstatimin e mëtutjeshëm të fakteve në lëndën “Reket”, në të cilën janë të dyshuar disa persona për kryerjen e veprave penale – pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm dhe larje parash, por edhe vepra tjera penale. “Gjatë ditës së djeshme,…

Lexo më Shumë

Ushqim, veshje, fatura komunale dhe benzin qytetarët e Maqedonisë shpesh i paguajnë me karta, ndërsa shuma që preferojnë të paguajnë me kartë është mbi 750 denarë. Këto janë rezultatet e hulumtimit të bërë nga “MasterCard”, “MasterIndex” të kryer mbi nevojat financiare dhe zakonet e mbajtësve të kartave aktive në Maqedoni. Sipas hulumtimit, 93.7% e të anketuarve kanë një kartë debiti, 28% kanë vetëm kartë krediti dhe 22% si debit ashtu edhe kartë krediti. Deri në 750 denarë, shtetasit e Maqedonisë preferojnë të paguajnë para në dorë. Gjatë hulumtimit, 55.1 përqind e të anketuarve deklarojnë se nuk përdorin karta për shuma…

Lexo më Shumë

Protesta që vijoi si rezultat i publikimit të materialeve të përgjuara – “Bombave” nga “El Çeka”, ka filluar në Shkup, transmeton Portalb.mk. Mbi 100, qytetarë, të udhëhequr nga familjarët e El Çekës. kanë filluar marshimin prej Sheshit Skënderbeu, drejt Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Përndryshe kjo është protesta e tretë kundër siç e quajnë ata, “Klanit të Zajazit”, vend nga ku vjen lideri i partisë politike në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili me bashkëpartiakët e tij dëgjohet të bisedohet në “bombat” e publikuara nga “El Çeka”. Protesta u nxit nga vetë ai, ndërkaq organizohet nga vëllai i tij dhe disa…

Lexo më Shumë

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot kërkoi hetim të detajuar për prokuroren e PSP-së, Katica Janeva dhe marrëdhëniet e saj me dy të dyshuarit për rastin “Haraçi”. Mickoski në konferencë për shtyp kërkoi hetim të detajuar mbi lidhjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të prokurorëve të tjerë, por edhe me pseudonimet që sipas tij, opinioni e di se ata janë pjesë e udhëheqjes së LSDM-së. Ai njoftoi se ata do të përpunojnë zgjidhjen e tyre ligjore për prokurorinë publike, e cila, siç tha ai, do të bazohet në themelin e vërtetë dhe betejën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Duke…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për Prokurori Publike, sipas Blueprint, grupit për reforma në gjyqësi është sjellur në mënyrë të përshpejtuar, pa asnjë konsultim dhe me marrëveshje vetëm mes partive. Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, sot në konferencë për shtyp tha se për dallim nga propozimet e mëhershme për Prokurori Publike, për këtë Komiteti i Helsinkit nuk është konsultuar. “Nuk kemi qenë të njoftuar, erdhi për një natë, në periudhë verore, dhe parashihet që ligji të miratohet në procedurë të përshpejtuar. Për gjëra të tilla ne viteve të kaluara kemi reaguar zëshëm, një ligj i tillë…

Lexo më Shumë

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi me vete kanë pasur kokainë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë. Droga është gjetur në automjetin e tyre “Volkswagen Touareg”, ndërsa personat e arrestuar janë K.L (21) dhe R.S (43), njofton Telegrafi Maqedoni. Personi me inicialet K.L ka tentuar të arratiset por është kapur. Që të dy janë mbajtur në stacionin policor në Gostivar dhe pas dokumentimin të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet procedurë penale./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Të punësuarit në kopshte u bënë viktimë e gënjeshtrave të LSDM-së. Carovska çdo ditë shkon në çerdhe dhe i gënjen të punësuarit se do ua rrit pagat. Ndërsa, nuk dëshiron të përgjigjet ndaj të punësuarve të njëjtë pse në fillim të vitit ua uli pagën për rreth 900 denarë. Carovska si shefi i saj Zaev bën diskriminim ndaj të punësuarve në kopshtet e vendit. E vërteta është se rritje ka vetëm për ofruesit e shërbimeve, të punësuar me arsim të lartë, ndërsa ulje të pagave ka për nëpunësit administrativ me arsim të lartë. Për shkak të këtyre gënjeshtrave Carovska nuk…

Lexo më Shumë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me realizimin e reformave me të cilat avancohet mbrojtja sociale dhe kushtet për punë të kuadrit profesionist. Përveç rritjes së pagave për të punësuarit në çerdhe për 16 për qind, gjegjësisht mbi 3.000 denarë, rriten edhe pagat për punëtorët social dhe shërbyesit tjerë në sektorin e mbrojtjes sociale. Duke fillua nga paga e qershorit në sektorin për mbrojtje sociale pagat rriten mesatarisht për 22 për qind, gjegjësisht për 4.367 denarë në vlerë neto për një të punësuar. Rritja e pagave bëhet në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe me të…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për realizimin e interesit publik në kulturë, prej sot është në dispozicion në RVEN – (Regjistri i Vetëm Elektronik Nacional i Regjistrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut) dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës. Propozim-ligjin e përpiloi Grupi i Punës i themeluar me Aktvendimin e ministrit të Kulturës, dhe në të ishin përfshirë përfaqësuesit e sindikatave, MSHIA (Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës), përfaqësuesit e institucioneve kombëtare dhe shoqëria civile. Në përbërjen e Grupit të Punës ishin: Zllatko Teodosievski, i punësuar në institucionin kombëtar, kryetar Magdalena Dikovska, udhëheqëse e Sektorit për Çështje Normative Administrative dhe të…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot e vizitoi Lokalitetin Arkeologjik “Gradishtë” – Qyteti i Devollit, i cili ndodhet rreth 2,5 km në perëndim të fshatit Drenovë, në afërsi të Kavadarit. Gjatë vizitës, ministri Ismaili u njoftua me rrjedhën e kërkimeve në lokalitetin ku në sipërfaqe prej mbi 10 hektarë ndodhen mbetjet e vendbanimit të rëndësishëm paionian, përkatësisht Qytetit të Eudaristit, nga e cili ishin ruajtur muret mbrojtëse, që ishin të mëdha dhe të murosura nga tarracat e brendshme për të jetuar, si dhe blloqet e përpunuara nga mermeri. Udhëheqësi i kërkimeve, Mile Vellçovski, para ministrit Ismaili e prezantoi edhe materialin…

Lexo më Shumë