Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot e vizitoi Lokalitetin Arkeologjik “Gradishtë” – Qyteti i Devollit, i cili ndodhet rreth 2,5 km në perëndim të fshatit Drenovë, në afërsi të Kavadarit.
Gjatë vizitës, ministri Ismaili u njoftua me rrjedhën e kërkimeve në lokalitetin ku në sipërfaqe prej mbi 10 hektarë ndodhen mbetjet e vendbanimit të rëndësishëm paionian, përkatësisht Qytetit të Eudaristit, nga e cili ishin ruajtur muret mbrojtëse, që ishin të mëdha dhe të murosura nga tarracat e brendshme për të jetuar, si dhe blloqet e përpunuara nga mermeri. Udhëheqësi i kërkimeve, Mile Vellçovski, para ministrit Ismaili e prezantoi edhe materialin e pasur të luajtshëm i cili ishte zbuluar nga ekipet e ekspertëve të Qendrës Konservatore Kombëtare, të tilla si monedhat nga periudhat e ndryshme kohore, fragmentet e qeramikës së enëve dhe të ndërtimit, kallëpet e ndryshme të prodhimit, sobat dhe materialet e tjera që tregon për distancën kohore nga periudha arkaike deri në periudhën helenistike. Përndryshe, gjatë kërkimeve arkeologjike që ishin ndarë në 3 sektorë, brenda sektorit të tretë, ishin zbuluar edhe elementet arkitektonike të tempullit, si dhe një rrugë e bërë prej pllakave të formuara të gurit.
Gërmimet arkeologjike mbrojtëse të këtij viti po kryhen nga Qendra Konservatore Kombëtare me mbështetjen financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore – Shkup.
Me respekt,
Ministria e Kulturës