Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i partisë Alternativa në Kumanovë, Mr.Nagri Rexhepi sot ka reaguar pas arrestimit të ish ushtarit të UCK-së, Tomor Morina, transmeton Almakos. Rexhepi, shkroi se Qeveria e RMV nuk duhet që të bjerë pre e fletarresteve të pakuptimta. “ Pse qeveria e RMV bie në grackën e fletarresteve të pakuptimta nga Serbia për ish ushtarët e UÇK-së? Kësaj radhe bëhet fjalë për arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së Tomorr Morina në RMV në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar që nga koha e Millosheviçit. Si pikë e parë Tomorr Morina është shtetas i R. Kosovës e jo i…

Lexo më Shumë

Si reagim i njoftimi të Lidhjes së Odave Ekonomike, sa i përket dilemave lidhur me bartjen e të punësuarve nga sektori publik në sektorin privat, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës njofton se koncepti i bartjes është lëndë bazuar mbi konsultime dhe analiza me biznes sektorin, sindikatat dhe kjo do të konsultohet me të punësuarit e sektorit publik. “Në mbledhjen e parë për këtë temë, MSHIA ju bëri thirrje përfaqësuesve të odave ekonomike në vend, ndërsa përfaqësues në mbledhje kishte e Lidhja e Odave Ekonomike. Në mbledhje u bisedua për një pjesë të madhe të pyetjeve dhe dilemave, ndërsa përfaqësuesit…

Lexo më Shumë

Lidhja e Odave Ekonomike është i mendimit disa dilema në lidhje me procesin e pranimit të të punësuarve nga administrata publike në sektorin privat, që u paralajmërua nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Sipas kryetares së LOE-s, Danela Arsovska, parashtrohen disa pyetje: si do të zhvillohet procesi i bartjes së të punësuarve që ndodh për herë të parë në vend, a do të bëhet i mundur trajnimi apo rikualifikimi i këtyre kuadrove? “Ajo që ka qenë lëndë diskutimi në kohën e fundit është njoftimi i bartjes së së administratorëve në sektorin privat. Parashtrohet pyetja se si do të jenë…

Lexo më Shumë

Reformat në drejtësi, respektivisht miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, që pritet të zgjidhë edhe statusin e Prokurorisë Speciale, janë vendimtare për marrjen e datës së bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Evropian. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe të skenës ndërkombëtare duke komentuar porositë e qarta nga Brukseli dhe Uashingtoni, që i përcollën në Shkup, komisionari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker. Nikolla Dujoski, njohës i çështjeve politike dhe të sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev është larg realizimit të pritjeve…

Lexo më Shumë

Sekretari i partisë Alternativa, Skender Rexhepi Zejd, sot ka kërkuar lirimin nga burgu të ish ushtarit të UCK-së, Tomor Morina i cili po kërkohet me një fletarrest të lëshuar nga shteti serb, transmeton Almakos. Sipas Zejdit, Morina mund që të kërkohet dhe gjykohet vetëm nga Gjykata Speciale e Hagës dhe jo edhe prej gjykatave që kanë mendësi millosheviqiane. “ Nëse Maqedonia e Veriut, pretendon të jetë shtet i së drejtës ligjore, atëherë ajo nuk guxon të merret me vlerësime juridike të çështjeve politike dhe t’i bëjë shërbim politikave ditore serbe. Kërkesat e Serbisë për arrestimet e ish ushtarëve të UÇK-së…

Lexo më Shumë

Takimi Sela-Reeker është zhvilluar në kuadër të vizitës që ndihmës-Sekretari Amerikan Reeker po e realizon në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takimë është biseduar për zhvillimet politike në vend me theks të veçantë reformat në gjyqsorë dhe prokuroria publike. Kryetari Sela fillimisht e ka njoftuar ndihmës Sekretarin Phillip Reeker për zhvillimet politike në vendë e sidomos për propozimin e Aleancës për Shqiptarët që prokurori i përgjithshëm të jetë nga vendet e BE-së me arsyetimin se është rrënuar kredibiliteti dhe besueshmëria e sistemit aktual gjyqsorë,propozimi jonë është një zgjidhje e mundshme për të kthyer besimin e qytetarëve tek institucionet. Ndihmës…

Lexo më Shumë

Mediat kontaktuan me Ismet Gurrin për të marrë versionin e tij rreth incidentit të djeshëm që i parapriu protestës së organizuar nga familjarët e El Chekës, incident për të cilin vëllai dhe nëna e El Chekës akuzojnë Ismet Gurin se i ka sulmuar, përcjell Gazeta Express nga Alsat. Megjithatë Guri thotë se viktima në incidentin e sotëm ishte ai . Ai tha se ka qenë duke blerë cigare në afërsi, kur dikush e ka goditur pas shpine dhe e ka lënë pa ndjenja. Pas kësaj siç thotë Guri ka ndërhyrë policia për ta mbrojtur atë nga turma dhe më pas…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në protestën për ‘El Chekën’ u lënduan vëllai i tij dhe e ëma e tij. Ministria e Punëve të Brendshme bëri apel që të paraqiten të gjitha rastet tjera të dhunës. “Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin në lidhje me protestën e djeshme në sheshkin ‘Skënderbeu’ në Shkup është denoncuar vetëm një sulm fizik nga N.N ndaj I.G që është mjekuar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit ‘Shën Naumi i Ohrit’. Denoncime tjera për sulm fizik në protestën e djeshme nuk ka”, thonë nga MPB. Nga MPB shtojnë se nëse ka ndonjë vepër ndaj…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër korsi të thata. Dendësia e komunikacioni në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është rritur ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë, për dalje nga vendi pritet nga 15 deri në 30 minuta. Në vendkalimet tjera kuftiare nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendit, njofton Telegrafi Maqedoni. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

“Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mbajti një takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut E. S. Rosana Duxhak. Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara e shprehu kënaqësinë për mundësinë e kontributit për zbatimin e reformave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, është edhe përgatitja e një dokumenti të ri programues që do të jetë në përputhje me kërkesat e BE-së dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Ministri Nuredini, shprehu e falënderimin dhe mirënjohjen për mbështetjen nga ana e sistemit të…

Lexo më Shumë

Me një numër të madh evenimentesh dhe manifestimesh, dje në mbrëmje u shënua 56-vjetori i tërmetit katastrofal i cili me fuqinë e tij shkatërruese në vitin 1963 e  shndërroi Shkupin në gërmadha dhe la shumë qytetarë pa shtëpitë e tyre. Manifestimi qendror u zhvillua në Parkun e Qytetit në Shkup, ndërsa të pranishmëve iu drejtua kryebashkiaku Shilegov. “Çdo vit, 26 korriku, na kujton solidaritetin e qytetarëve të Shkupit dhe solidaritetin e botës ndaj Shkupit. Vetëm pak orë pas katastrofës, filloi veprimi i madh në të cilin të gjitha fuqitë botërore dhanë ndihmën e tyre dhe e gjithë bota u forcua…

Lexo më Shumë

Sipas raportit më të ri të Indeksin inovativ global për vitin 2019, Maqedonia e Veriut, krahasuar me vitin e kaluar, është ngritur për 25 vende më lartë në listën e vendeve që investojnë në infrastrukturë inovative. “Sipas këtij raporti që vlerëson 129 shtete në botë, Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 59-të, që paraqet rritje të dukshme krahasuar me dy vitet e kaluara, që vjen si pasojë e investimeve në ndërmarrjet e vogla nga Qeveria, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, dhe aktivitet e subjekteve tjera të këtij sektori”, thonë nga Fondi i Inovacioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.…

Lexo më Shumë