Në kuadër të panairit të 19-të të librit në Ulqin, janë të ftuar nderi dy shkrimtarë, ai shqiptar, Fatos Kongoli dhe shkrimtari malazez Ballsha Brkoviq. Në një takim me lexuesit, u hodh dritë mbi jetën e veprën e të dyve, ndërsa u vu theksi edhe te bashkëpunimi i kulturave, përkatësisht letërsive të rajonit, raporton Almakos. Për krijimtarinë e Kongolit, studiuesi Behar Gjoka u shpreh se, gjithë krijimtaria e tij mbetet një letërsi identifikuese që ka në thelb njeriun dhe jetën sociale. Ndër të tjera, Gjoka e vuri theksin te romani i fundit i shkrimtarit nga Shqipëria, romani “Gënjeshtarë të vegjël”.…
Author: Hamdi Kumanova
Moti javën e ardhshme do të ndryshojë shpesh, por në pjesën e dytë të javës, temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë. Kështu njoftojnë nga Enti Meteorologjik, nga ku pohojnë se se nuk do të mungojnë edhe reshjet dhe vetëtimat. Presim rënie të ulët të temperaturave, nesër presim që maksimalet të jenë nga 26 deri në 35 gradë celsius. Edhe nesër do të ketë reshje të shkurta dhe të rrëmbyeshme të shiut. Të martën dhe mërkurën pritet që në orët e pasdites po ashtu të kemi paraqitje lokale të reshjeve të shkurta të shiut me vetëtima të shkurtra.…
Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Dimçe Arsovski thotë se “Katica Janeva ka kërkuar fshirje forenzike të kompjuterëve të PSP-së. Sipas tij, me këtë skandal Janeva dëshiron të fsheh diçka, ndërsa Prokuroria dhe pushteti heshtin, dhe kjo është dëshmi se duan ta fshehin rastin e përfshirjes së Janevës në rastin ‘Haraçi’. Pusheti, LSDM, dhe Zoran Zaev, sipas Arsovskit, duan ta fshehin krimin e Katica Janevës. Ai kërkon ligj të ri reformator sipas parimeve të së drejtës dhe Kushtetutës por edhe hetim të detajuar për rastin ‘Haraçi”.
“Lëvizja Anti-bixhoz me vëmendje është duke e ndjekur situatën e bastoreve dhe kazinove në vend, dhe ndërkohë ndan shqetësimin se pushtetit lokal dhe ai qendror nuk përpiqet të luftojë këtë dukuri përmes mekanizmave të nevojshme. Jemi dëshmitar që jo vetëm që pushteti nuk e lufton këtë dukuri, por bëhen bashkëpjesëmarrës në projekte me interes publik”, reaguan sot nga atje nëpërmjet rrjetit social “Fejsbuk”, transmeton Portalb.mk. Në reagimin e Lëvizjes Anti-bixhoz, për ta ilustruar qëndrimin e lartëpërmendur, sjellin rastin e aktivitetit kulturor tradicional të organizuar nga Komuna e Tetovës, “Vera Kulturore Tetovare 2019”, ku siç thonë ata, është sponsorizuar nga firma të cilët aktivitet…
Partitë politike nuk duhet të përzihen në zgjedhjen e prokurorit të ri i cili duhe të vijë në në krye të prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupciontë , thotë për TVM2 profesori universitar i së drejtës kushtetuese Bashkim Sulejmani. Emërimet dhe shkarkimet e prokurorëve duhet të bëhen në kuadër të ligjit për prokurori speciale ,ligjit për gjykata dhe ligjit për Këshillin Gjyqësor. Politika njëherë e përgjithmonë duhet të heqë dorë nga gjyqësori. Nese nuk ndodh kjo atëherë do krijohet amulli e cila nuk krijon besim as tek qytetarët e as tek faktori ndërkombëtar, shton profesor Sulejmani.…
Instituti Hidrometeorologjik në faqen e tyre në internet ka lëshuar një paralajmërim aktual për ditën e sotme. Gjatë fundit të ditës pritet të ketë kushte për shfaqje të stuhive afatshkurtra me shi të rrëmbyeshëm dhe me erë të fortë, veçanërisht në pjesën veriore. Stuhia mund të ndiqet nga shkarkimet elektrike në atmosferë, bubullima.
Gjatë vënies së mjetit shpërthyes për minim në gropën e minierës “Toranica”- Kriva Pallankë dje në orët e pasdites ka ndodhur një fatkeqësi ku janë lënduar tre minatorë nga kjo minierë. Si pasojë e seriozitetit të lëndimeve, njëri nga të punësuarit u është nënshtruar plagëve, derisa dy të tjerët janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, informojnë nga kompania “Bulmak 2016” Probishtip. Persona përgjegjës nga kompania jonë, porosisin se janë në kontakt permanent me spitalin dhe e ndjekin situatën me kolegët e lënduar. “Për këtë rast tragjik kompania “Bulmak 2016” menjëherë i ka informuar institucionet gjegjëse dhe organet të…
Si në vendet tjera në mbarë botën, edhe në vendet e rajonit besimtarët myslimanë shprehin interesin e tyre për të kryer Haxhin. Qindra haxhinj nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova gjatë javës së ardhshme të ndarë në grupe do të nisen për në vendet e shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame. Sipas të dhënave të Anadolu Agency (AA) të siguruara nga institucionet fetare në këto tre vende të rajonit, numri më i madh i besimtarëve myslimanë që do të nisen për në vendet e shenjta janë nga Kosova ku janë regjistruar 1.080 besimtarë, pasuar…
Portali “Lider” ka shkruar se mbrëmë pasi që ishte mobilizuar policia në momentin e fundit është anuluar veprimi. “Më thirrën në punë për një veprim të rëndësishëm, por kur mbërrita atje më thanë që të shkojë në shtëpi. Ishin thirrur mbi 200 kolegë nga të gjitha njësitë, por u kthyem prapa”, ka theksuar për portalin “Lider”, një burim policor. Sipas këtij portali, veprimi mund të ishte paraparë për një personalitet të rëndësishëm që po hetohet në rastin “Reket” dhe se përmendet emri i kryeprokurores speciale, Katica Janeva. Rasti ka të bëjë me shantazhimin e një biznesmeni si i akuzuar nga…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc policia mbrëmë në orën 3:00 ka arrestuar 2 doganierë nën dyshimet se kanë pranuar ryshfet. Siç njoftojnë nga policia më 28.07.2019 në orën 3:00 është denoncuar nga një person që ka dhënë ryshfet në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku nga ana e Seksionit për krime ekonomike është vepruar dhe gjatë kontrollimit të doganierëve Z.J dhe T.M është janë gjetur 1670 euro dhe 190 franga zvicerane, njofton Telegrafi Maqedoni. Doganierët janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të ngritet kallëzim penale./Telegrafi/
Sot para qytetarëve të Dojranit u prezantua masa ‘TVSH-ja ime”. Karavani promovues shpërndau informacione edhe me turistët e këtij qyteti, që ndanë përvojë pozitiv nga masa e kthimit të 15 përqindit të TVSH-së dhe aplikacionit ‘TVSH-ja ime’. Pikën promovuese në Dojran e vizitoi kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov i cili me qytetarët bisedoi për aplikacionin ‘TVSH-ja ime’ dhe i njoftoi për përfitimet. “Është kënaqësi që kam mundësinë të mbështes një masë që për herë të parë në shteti kthen para te qytetarët”, tha Angov dhe shtoi se masa e kthimit të TVSH-së është e rëndësishme edhe për shtetin…
Drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë dhe infrstruktura”, Irfan Asani ka dalur me një reagim pas shkrimeve në disa portale dhe media elektronike se nuk e ka ndërmend të largohet nga detyra edhe pse në postin e tij BDI ka emëruar një kuadër tjetër. “Drejtori Asani do të largohet nga detyra në bazë të procedures dhe as që është rebelu dhe as që e mban peng drejtorinë ashtu sië dezinformohet dhe shpifet dhe për këtë do të ngrejmë procedura para organeve dhe do të ballafaqohemi në gjyq per dezinformata. Dua të sqarojë për të gjithë se ashtu siç duhet te…

