Author: Hamdi Kumanova

Në seancën e sotme Qeveria për drejtor të SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë – Transport ka emëruar zëdhënësin njëherësh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Orhan Murtezanin, shkruan Almakos. Orhan Murtezani i njohur në opinion si zëdhënës për një kohë të gjatë është ndër themeluesit e Alternativës. Ka lindur në Saraj të Shkupit. Me profesion është ekonomist, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin ‘’Shën Qirili dhe Metodi në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i ka vijuar në Univesitetin ‘’Marmara’’ në Stamboll në drejtimin Menaxhim dhe Organizim. Gjithashtu e flet rrjedhshëm edhe gjuhën Angleze dhe Turke. Gjithashtu opinioni e njeh edhe…

Lexo më Shumë

Komuna e Bogovinës do të bëhet me Shtëpi Kulture. Informacionin e ka bërë të ditur kryetari I komunës, Albon Xhemaili I cili ka theksuar se tash më është nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e Kulturës dhe janë siguruar mjetet financiare për realizimin e fazës së parë të projektit në vlerë prej 25.000.000,00 denarë. “Me ministrin z. Hysni Ismaili në Ministrinë e Kulturës, është nënshkruar marrëveshja për realizimin e ndërtimit të Shtëpisë së kulturës në Komunën e Bogovinës, për të cilën janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 25.000.000,00 denarë. Këto mjete financiare janë siguruar vetëm për fazën e parë të projektit”,…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se LSDM po përpiqet më kot të bindë qytetarët se ekonomia e vendit po shkëlqen. “LSDM-ja që kurë është në pushtet ekonominë e Maqedonisë e shtyn vetë drejtë humnerës. Qytetarët i ndjenjë politikat e këqija të Zaevit. Mbi 500.000 jetojnë në mjerim”, thonë nga OBRM-PDUKM. Nga atje shtojnë se rreth 18.500 qytetarë u larguan nga Maqedonia, prej të cilëve rreth 8.000 nuk u kthyen. “Në tremujorin e dytë të vitit 2019, të ardhurat nga taksat regjistruan një rënie mesatare prej 3.4% në terma nominalë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Lexo më Shumë

Sekretari i partisë Alternativa, Skender Rexhepi Zejd, sot ka paralajmëruar para opinionit se shumë shpejt pritet që të lirohet ish ushtari i UCK-së, Tomor Morina, transmeton Almakos. “Dinjiteti i ish UÇK-së dhe ushtarëve të tyre mbetet i lartë dhe faqebardhë, pamvarêsisht gabimeve që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë përfaqësuesit e tyre politik në kohën deri sot. Askush nuk guxon të nëpërkembë vlerën, sakrificën dhe dinjitetin e tyre dhe për këtë zotohemi dhe duhet të zotohemi të gjithë, pamvarësisht jemi në pozitë ose opozitë, ngase çështjet kombëtare dhe njerëzore janë mbi të gjitha, qofshin ato kolektive apo individuale. Prandaj, falë…

Lexo më Shumë

Derisa qytetarët e rëndomë për çdo ditë dënohen nga inspekcionet e ndryshme komunale dhe shtetërore, kjo sikur nuk vlen për të përkëdhelurit dhe kriminelët e BDI-së dhe LSDM-së! Rasti i fundit në Ohër e qe ka të bëjë me Nefi Useinin i cili për çdo ditë përmendet në mediumet e vendit, më së miri flet për kapjen e institucioneve shtetërore nga ana e partnerëve të koalicionit qeveritar dhe drejtësisë selektive në vend. Kohëve të fundit nëpër mediume dëgjuam disa herë për bazën e betonit “NEFI INVEST” që gjendet në afërsi të liqenit të Ohrit e që është ndërtim pa leje.…

Lexo më Shumë

Prindërit e një vajze 13-vjeçare nga Negotina kanë denoncuar në SPB Veles se vajza e tyre seksualisht ka qenë e shqetësuar nga disa minorenë. “Më 5 korrik në pishinën e qytetit në Negotinë, dy minorenë të moshës 15-vjeçare kanë sulmuar një vajzë 13-vjeçare nga Negotina dhe e kanë prekur në trup. Tërë ngjarja është e incizuar nga një minoren tjetër në celular, i cili pastaj incizimin ua dërgoi personave tjerë. Prindërit e vajzës rastin e kanë denoncuar më 25 korrik 2019 në stacionin policor”, deklaroi për MEDIAL-n Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. Në prani të ekipit profesional nga Qendra…

Lexo më Shumë

Sot do të ketë takim të ri në mes pushtetit dhe opozitës për ligjin për regjistrim. Regjistrimi nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime politike dhe të bëhet mjet kalkulimi në mes partive. Këtë e pamë se nuk ishte e mirë, tha Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp të mbajtur në Kuvend. Dimovski gjithashtu kujtoi se “regjistrimin askush nuk duhet ta marrë si frikë ose mburrje për përfitime ose humbje të të drejtave qytetare”. OBRM-PDUKM do të kërkojë që regjistrimi të bëhet në vitin 2021 që të ketë kohë të mjaftueshme për përgatitje. Në lidhje me ligjin, ai tha…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev tha se është inkurajuar nga bisedimet e grupeve punuese të cilat janë takuar dje për ligjin për Prokurorinë Publike. Ai tha se pret konsensus sepse dy punë që ishin si pengesë janë larguar. “Ja pra është dakorduar edhe takimi i dytë të mërkurën, dhe pres që kur deputetët të kthehen nga pushimi të tejkalojmë edhe këtë”, tha Zaev. Zaev opozitës i rekomandon se nuk e dekurajojnë njoftimet për atë nëse nuk ka datë për zgjedhje të parakohshme bisedimet janë të kota. Ai tha se nëse doni zgjedhje në tetor 2020. “Jam i inkurajuar nga bisedimet e…

Lexo më Shumë

Javën e kaluar autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina. Ai, sipas raportimeve, është arrestuar me fletë-arrest të lëshuar nga Serbia dhe akoma po qëndron në burg në Maqedoninë Veriore. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai i cili ka kërkuar lirimin e Morinës. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti, i ka bërë thirrje institucioneve diplomatike kosovare e qeveritare të ndjekin urgjentisht të gjitha procedurat në mënyrë që siç u shpreh ai, Morina të lirohet sa më shpejt. Postimi i plotë i Kurtit pa ndërhyrje:…

Lexo më Shumë

Ministria serbe e Drejtësisë i ka dorëzuar Maqedonisë së Veriut kërkesën për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i është konfirmuar agjencisë së lajmeve Tanjug nga kjo ministri. Morina u arrestua javën e shkuar në pikën kufitare Blacë, sipas fletëarrestit nga Interpoli. Ai në Serbi kërkohet nën dyshimet se kreu krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë. E hetimin ndaj tij po e udhëheq Prokuroria serbe për Krime Lufte. Krahas kërkesës për ekstradim, Serbia duhet të paraqesë edhe dokumentet lidhur me lëndën, ndërkaq vendimin se kushtet janë plotësuar për ekstradim do ta sjellë drejtësia maqedonase. Vendimin përfundimtar rreth kërkesës…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim pune me kryetarët e komunave: Likovë, Bogovinjë, Vrapçishtë, Manastir, Krushevë dhe Qytetit të Shkupit në të cilën u bisedua për mjetet e miratuara të dotacioneve kapitale në fushën e kulturës në vitin 2019. Pas takimit, ministri i Kulturës dhe gjashtë kryetarët e komunave nënshkruan një Marrëveshje për realizimin e Programit për shfrytëzimin e mjeteve të dotacioneve kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale në fushën e kulturës për këtë vit. Përndryshe, në pajtim me Programin e Qeverisë, mjetet e miratuara në lartësi prej 117.056.131 denarë do të dedikohen për rinovimin e ndërtimeve dhe…

Lexo më Shumë