Një turist i huaj ka publikuar në rrjetet sociale dhe google një mashtrim që i ka ndodhur në një restorant në Ohër. Ai ka shkruar se me disa miq ka qenë për drekë në një restorant që dukej i lirë me menynë e ofruar, por më pas fatura për të paguar ka qenë skandaloze. Fatura ka qenë mbi 800 euro, edhe pse ata kishin porositur gjëra të zakonshme. Kur kanë thirrur për tu ankuar menaxherin e lokalit,të punësuarit kanë thirrur sigurimin për ti nxjerrë jashtë. Kjo përvojë siç përshkruhet është e keqe pasi që turistët e huaj e kanë shpërndarë…
Author: Hamdi Kumanova
Pesë persona të lënduar rëndë në mesin e të cilëve tre fëmijë dhe dy gra është bilanci i aksidentit të mëngjesit të sotëm në autostradën Tetovë – Gostivar, ku u përplasën tre makina, një citroen, një makinë e tipit reno dhe një mercedes. Personat e lënduar, fillimisht ndihmën e parë e kanë marrë në spitalin e Tetovës, ndërsa më pas, për shkaku të lëndimeve të mëdha janë dërguar në klinikat e Shkupit për një trajtim më të mirë. Aksidenti ka ardhur si pasojë e vozitjes së shpejtë, ndërkohë që është shkaktuar edhe dëm i konsiderueshëm material. Për pasoj të aksidentit në…
Me qëllim që të sigurohet demetropolizimi i kulturës së kryeqytetit dhe disperzionit të saj në mjediset lokale dhe pasurimi, intensifikimi dhe rigjallërimi i ofertës kulturore, Ministria e Kulturës sot e shpalli Konkursin për pjesëmarrjen në financimin e projekteve për Manifestimin “Vala e re kulturore” në vitin 2019. Manifestimi, të cilin Ministria e Kulturës do ta realizojë përmes Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka për qëllim ta stimulojë dhe aktivizojë skenën e pavarur kulturore dhe të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë. Të drejtë për të marrë pjesë në Konkurs, i cili do të zgjasë deri më 30…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, këto ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë. Vizitën disaditore në Turqi kryetari Gashi e ka hapur me takimin me Zëvendëskryetarin e Përgjithshëm të AK Parti-së (Partia e Drejtësisë dhe Mirëqenies), z. Numan Kurtullmush. Ky takim u realizua me qëllim të inicimit të bashkëpunimit formal ndërmjet Alternativës dhe AK Partisë si dy parti të qendrës së djathtë. Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi duhet të zhvillohet edhe thellohet edhe më tej dhe u dakorduan që në afat sa më të shkurtër kohor të formalizohet edhe përmes firmosjes së një memorandumi për…
Mbrëmë për fat të keq janë lënduar dy vetë në një festim familjar. E di se ka marrë pjesë edhe një deputet në këtë festim familjar, por të gjitha faktet dhe argumentet nga hetimi që u bë mbrëmë do të sistematizohen dhe mbi bazë të kësaj do të jepen të dhëna Prokurorisë Publike me qëllim që të zbardhet rasti, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovsli lidjur me incidentin që ndodhi mbrëmë në një dasmë në Reçicë të Vogël ku u lënduan dy persona, njëri prej të cilëve ishte djali i deputetit të BDI-së, Xhevat Ademit. Sipas Spasovskit,…
Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje ish kryeministrit, Nikolla Gruevskit i cili fitoi azil politik në Hungari, të kthehet në Maqedoni, për shkak se edhe dënimi me burg është ndihmë. “E ka patjetër të vijë. Le të vijë. Duhet ndihmë në shtet. Ndihma në shtet është edhe kur do ta mbani dënimin. Gjithçka është ndihmë”, tha Zaev duke i bërë thirrje Nikolla Gruevskit të kthehet në shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryeministri Zaev e komentoi edhe takimin e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. “Mendoj se ata u takuan si dy kryetarë të partive popullore evropiane.…
Pavarësisht kërkesës për ekstradim në Serbi, ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina pritet që nesër të lirohet nga paraburgimi. Kështu paralajmëron avokati i tij Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatëses ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij, Morinës. Kërkesën e kam dhënën ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa tani pres vendimin nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila edhe e ka caktuar paraburgimin, që të tani të jep masa prevendtive dhe Tomor Morina të del nga paraburgimi. Unë mendoj se me këtë dinamikë që zhvillohet tani, po ecë me…
Ndërtimi i Qendrës së re Klinike Universitare në Gjorce Petrov do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe do të përfundojë për shtatë vjet, dhe i gjithë projekti do të kushtojë 500 milion euro, para që do të sigurohen me kredi nga bankat komerciale “Erste Grup”, “Rajfajzen Bank” dhe “Unikredit”, të cilat paraqitën ofertën më të mirë, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në takim me gazetarët. “Ministria e Financave ka dërguar 18 kërkesa për fondet e investimeve ndërkombëtare dhe bankat tregtare,” tha Filipçe, duke shtuar se gjashtë janë përgjigjur, ndërsa oferta e ofruar nga bankat Erste…
LSDM i ka parashtruar pyetje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se në Budapest a ka udhëtuar për të takuar ish-liderin e tyre Nikolla Gruevskit dhe për t’u konsultuar me të. “Hristijan Mickoskit i parashtruam disa pyetje dhe tanimë 10 ditë nuk përgjigjet. Sot, në mënyrë plotësuese do t’i parashtrojmë edhe disa pyetje të tjera për të cilat shpresojmë të marrim përgjigje. A thua Hritijan Mickoski shkoi në Budapest për konsulta me shefin e tij, kriminelin në ikje Nikolla Gruesvki? A shkoi Mickoski tek Gruesvki që të kërkoj këshilla se si ta pengoj Ligjin për regjistrimin e popullsisë? A shkoi Mickoski…
Kompania e fluturimeve “Wizzair” që disponon me tregun e madh të fluturimeve nga Maqedonia e Veriut ka nisur me fluturime të reja. Sipas njoftimit të kompanisë, prej sot fluturime të reja do të ketë nga Shkupi për në Torku të Finlandës dhe për në Larnaka të Qipros. Shkup – Torku (Filnand) Shkup – Larnaka (Qipro) Ohër – Memingen (Gjermani) Ohër – Dortmund (Gjermani) Ndërsa nga Ohri do të ketë fluturime për në Memingen dhe Dortmund të Gjermanisë. “Wizzair” nga aeroportet e vendit shërben rreth 40 destinacione.(INA)
Kuvendi dhe shumica e institucioneve pritet që këtë javë që vjen të shkojnë pushime verore dhe se punëve të tyre do ti kthehen nga fundi i muajit. Kryeministri Zoran Zaev theksoi ditë më parë se për pushime do të shkojë në Greqi, edhe ate pas tre viteve. Ndërsa pjesën e parë të gushtit do ta kalojë edhe në Ohër. Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se pushimet do ti kalojë në Kroaci. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk dihet se këtë verë a do të udhëtojë për pushime jashtë vendit, dhe se pritet edhe gushtin ta kalojë…
Faturat për ngrohje qendrore që nga muaji gusht do të jenë më të lira njoftojnë sot nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Të kyçurit në BEG do të marrin fatura më të lira për gjashtë përqind, të kyçurit në Shkup veri për 12 përqind, ndërsa ato të kyçurit në energjetikën e ELEM-it pesë përqind. Bëhet fjalë për miratimin e një çmimore të re nga ana e KRE e cila hyn në fuqi nesër./Telegrafi/

