Para 35 vjetësh, më 20 shkurt 1991, dhjetëra- mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Rrëzimi i bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e…
Author: Hamdi Kumanova
Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme Politikan shqiptar në SHBA, Gino Mulliqi ka thënë se mbështetja që presidenti amerikan i ka dhënë sot Kosovës në ceremoninë inauguruese të Bordit të Paqes, ku prezente ishte edhe presidentja Vjosa Osmani është lajm shumë pozitiv për kombin. Ai ka thënë se kjo është arritja më e madhe që pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Mulliqi në Tëvë1, ka thënë se deklarata e Trump dëshmon edhe njëherë që çështja e shtetit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punën e kryer. Ishte zhvillim shumë…
Për të tretën ditë radhazi, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet sot seancë gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit. Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Gjatë këtij sulmi, mbeti i vrarë rreshteri hero Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën. Seanca gjyqësore është paraparë të nisë me fillim nga ora 09:30.
I ftuar ne Top Story ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se kryeministri Rama foli në Bordin e Paqes për interesat e shqiptarëve. Pirro Vengu: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon. Robert Rakipllari: Raportet që kemi ne me SHBA dhe BE. Reforma në drejtësi, aty është SHBA garante për pikat që u interesojnë aty, droga dhe emigrantët. Kurse BE e ka rritur rolin e protektorit të vlerave demokratike. Bled Koka: Rama i tha “Sicario” prokurorit Jack Smith, turp historik.
Momente të pabesueshme ndodhën në një spital në Tajvan kur të afërmit e një milioneri 102-vjeçar e rrëmbyen atë në mënyrë që të mos ia linte pasurinë gruas së tij të re. Ngjarja ndodhi jashtë një spitali në distriktin Zhongshan të Tajvani kur të afërmit e një milioneri 102-vjeçar e kapën atë për karroce me rrota dhe e morën me vete, në mënyrë që ai të mos ia linte pasurinë gruas së tij të re 68-vjeçare, e cila ishte gruaja që po kujdesej për të. Më 3 shkurt, biznesmeni Wang po largohej nga një takim mjekësor në një karrocë me rrota të shtyrë nga gruaja e…
Asambleja Kombëtare e Venezuelës ka miratuar unanimisht ligjin e amnistisë për të burgosurit politikë. Projektligji mori miratimin e dytë dhe të fundit pas një jave negociatash midis qeverisë, partive të opozitës dhe organizatave të të drejtave të njeriut. Ligji – i kërkuar nga Presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez si një mjet për pajtimin kombëtar pas kapjes së Nicolas Maduro – kërkon anulimin e dënimeve për krime të kryera në ngjarje specifike midis viteve 1999 dhe 2026. Pika diskutuese është Neni 9, i cili përcakton se amnistia nuk mund t’i jepet askujt që ka promovuar ose kontribuar në ndonjë mënyrë në…
DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar-fshati Gradec, saktësisht në fshatin Debresh të Gostivarit, automjeti i udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 35-vjeçarja A.A.SH. nga fshati Debresh, është përplasur me një shtyllë. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.A.SH., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.
Më datë 18.02.2026, në orën 16:15 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin R.M. (51) nga Tetova. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal. I njëjti është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetimet Kriminale dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër punonjësit të policisë me iniciale Gj.K., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, e paraparë sipas nenit 297-a paragrafi 2 i Kodit Penal. I denoncuari, i cili shërbente si polic në Departamentin për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, më datë 06.02.2026 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup ka drejtuar automjetin e tipit “Seat Altea” pa pasur leje drejtimi dhe pa dhënë provimin përkatës, duke u sjellë…
Më datë 18.02.2026, në orën 15:00 në SPB Tetovë, një 55-vjeçar nga një fshat i komunës së Zhelinës ka denoncuar se është mashtruar nga S.R. nga fshati Kamjan, komuna e Bogovinës. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024, i denoncuari i ka premtuar të dëmtuarit se do të ndërmjetësonte për marrjen e ndihmës sociale dhe të një banese sociale, për çka në disa raste i ka paguar gjithsej 4.200 euro. Pas një kohe, shërbimet nuk janë kryer dhe paratë nuk i janë kthyer, pas së cilës ai ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër J.V. (83), V.Dz. (80) dhe T.A. (68), të gjithë nga Shtipi, për shkak të ekzistencës së dyshimeve të bazuara se kanë kryer vepër penale të vazhdueshme “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe vepër penale të vazhdueshme “mashtrim në marrjen e një kredie ose përfitimi tjetër”, si dhe kundër Z.S. (44) nga Shtipi për shkak të ekzistencës së dyshimeve se ajo ka kryer një vepër penale të vazhdueshme “mashtrim në marrjen e një kredie ose përfitimi tjetër”. Tre të pandehurit e parë, në periudhën nga shtatori 2012 deri në tetor 2024, në cilësinë…
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik do të mirëpresë z. Necmeddin Bilal Erdoğan, Kryetar i Bordit të Besimtarëve të ilim Yayma Vakfı, në një program të veçantë që do të mbahet më 25 shkurt 2026. Ligjërata do të moderohet nga Rektori i IBU-së Prof. Dr. Lütfi Sunar dhe do të zhvillohet nen titullin “Ndërtimi i një të ardhmeje të qëndrueshme: Ura akademike dhe kulturore për rininë e Ballkanit” Programi synon të trajtojë rolin e të rinjve në ndërtimin e nįë të ardhmeje të qëndrueshme, forcimin e bashkëpunimit akademik dhe thellimin e lidhjeve kulturore në rajonin e Ballkanit.…

