Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetimet Kriminale dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër punonjësit të policisë me iniciale Gj.K., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, e paraparë sipas nenit 297-a paragrafi 2 i Kodit Penal. I denoncuari, i cili shërbente si polic në Departamentin për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, më datë 06.02.2026 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup ka drejtuar automjetin e tipit “Seat Altea” pa pasur leje drejtimi dhe pa dhënë provimin përkatës, duke u sjellë në mënyrë të pakujdesshme si pjesëmarrës në komunikacion dhe duke mos u rregulluar sipas rregullave të sigurisë. Përveç procedurës penale, ndaj tij është iniciuar edhe procedura disiplinore, ku janë ndërmarrë masa të detyrueshme si marrja e armës zyrtare dhe municionit, si dhe dërgimi i tij për ekzaminim të detyrueshëm psikiatrik dhe psikologjik.
Data 03.11.2026
Aktuale
- Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët
- Shpërthim gjigant në Diell, reja e plazmës arrin 500 mijë kilometra, shkencëtarët zbulojnë drejtimin e saj!
- “Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes
- Momente prekëse në Big Brother Vip, kujtohet Laurenti që humbi jetën tragjikisht
- Georgievski demaskon hipokrizinë mediatike: “Trima” kundër shqiptarëve e bullgarëve, por përballë nacionalizmit serb shndërrohen në minj!
- Gazetari: Rama e pranon vetë se orienton SPAK-un
- Veliaj denoncoi kërcënimet e Ramës/ Plarent Ndreca tregon telefonatën me kryeministrin: Patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje
- Rikthimi i publikimeve të Hashim Thaçit në rrjetet sociale



