Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari po gjendet bashkë me të lënduarit në spitalin 8 shtatori në Shkup, transmeton Almakos. Taravari njoftoi opinionin se disa prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë kritike. Ky është statusi i plotë i tij në Facebook: Dita e sotme është kthyer në një ditë të mbrapshtë për mbarë vendin… Jam i trishtuar të lajmëroj se një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkup-Tetovë. Unë ndodhem në Spitalin Shtetëror në Shkup ku aktualisht ndodhen 4 persona të hospitalizuar në Repartin e Urgjencës. Gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor dhe…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër S.R.(42) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 31.10.2018 në rrugën regjionale Ohër-Shën Naum, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në veturën e drejtuar nga i padituri, ku si bashkëudhëtar ka qenë Z.I. nga Ohri, ku tek i padituri kanë gjetur marihuanë.
Me 12.02.2019 në ora 15.30 në Stacionin Policor në Gjevgjeli, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “ është arrestuar P.C.(26), T.L.(23) dhe M.R.(23) të gjithë nga Gjevgjelia, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit tek to është gjetur marihuanë.
Me 12.02.2019 në ora 00.40, në bazë të një fletarresti nga Burgu i Shtipit, në Stacionin Policor në Strumicë është arrestuar D.A.(22) nga Strumica, transmeton Almakos. Personi është dorëzuar në Burgun e Shtipit për mbajtjen e dënimit me burg.
SPB Strumicë ka ngritur padi penale kundër tre adoleshentëve, të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje”, transmeton Almakos. Me 01.04.2018 rreth orës 16.45 në udhëkryqin nga bulevardi ‘Goce Dellcev’ dhe rrugës ‘Rinia’ në Strumicë, të paditurit fizikisht kanë sulmuar dy adoleshent nga Gjermania, pas së cilës i kanë vjedhur para.
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër F.A.(38), E.Z.(41) dhe B.M.(42), të gjithë nga fshati Bogovinë, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ ndotje të ambientit jetësor me mjete shpërthyese”, transmeton Almakos. Në periudhën nga qershori deri në gusht të vitit 2018 në rrugën lokale nga fshati Bogovinë për në fshatin Sellcë, Tetovë, të paditurit, udhëheqës të tre personave juridik, me vetura kanë kryer bartjen e shtyllave prej betoni, plastikave dhe elementeve tjera shpërthyese.
Me 12.02.2019 rreth orës 10.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Vera Jociq’ D.T.(83) nga Shkupi i keqësohet, pas së cilës është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup ku është konstatuar vdekja pa shenja dhune, transmeton Almakos. Trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion.
Me 12.02.2019 në ora 09.00 në SPB Shkup, D.P.(44) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë në ora 08.15 në shkollën fillore në rrugën ‘Anton Dimitrov’ djali i saj 11 vjeçar është sulmuar fizikisht nga një nxënës tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 12.02.2019 në ora 19.40 në SPB Shkup është lajmëruar se në barnatoren në rrugën ‘Bllagoja Paroviq’ një kryerës i panjohur ka kryer një vjedhje duke vjedhur qarkullimin ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Tetëmbëdhjetë vjeçarja Xh.M. nga Tetova, dje ka denoncuar privim joligjorë nga liria të cilën më datën 9-të të këtij muaji rreth orës 23.00, e ka kryer 24-vjeçari B.Sh. nga Tetova. Sipas denoncimit personi B.Sh. duke e tërhequr me forcë, e ka futur në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij, ku e ka malltretuar psiqikisht dhe fizikisht, për shkak të ndërprerjes së lidhjes së tyre.
Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë-Stacioni policorë Tetovë dje rreth orës 11.00, kanë kryer kontroll në objekt në rrugën ,,Vidoje Smilevski Bato,, ku gjatë kontrollit në afërsi të objektit, në veturën e parkuar ,,Opel,, me targa të Tetovës, është gjetur marihuanë, kështu që është privuar nga liria pronari i veturës 39-vjeçari D.M. nga Tetova. Personi D.M. është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike shtyhet për më 27 shkurt për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit Edmond Temellko. Gjykatësi Osman Shabani tha se me parashtrimin me shkrim nga 12 shkurti të vitit 2019 është informuar se Edmond Temelko është parandaluar të marrë pjesë në debatin e sotëm për shkak të gjendjes shëndetësore. Mbrojtësi i Temellkos tha se i akuzuari është hospitalizuar dhe është në kurim spitalor në Strugë. Në Gjykatë nuk ishin zbatuar nga arresti shtëpiak edhe të akuzuarit Munir Pepiq dhe Mile Janakievski. I akuzuari Ilija Dimovski e njoftoi Gjykatën se nga data…