Kryeministri Zoran Zaev sonte do t`i vizitoje të lënduarit nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në fshatin Laskarci ku jetën e humbën 13 persona, ndërsa u lënduan disa të tjerë, transmeton Almakos. Ashtu si informuan tashmë, shtatë udhëtarë kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa gjashtë kanë vdekur në spital. Të lënduarit që kanë vdekur në spital janë rianimuar, por pa sukses.
Author: Hamdi Kumanova
Vllatko Gjorçev, kandidati për president të Republikës shprehu ngushëllime deri te familjet e viktimave nga aksidenti i sotëm, transmeton Almakos. “Dëgjova për aksidentin tragjik ku e verifikuar është se jetën e kanë humbur 13 persona. Ngushëllime deri te familjet e viktimave. Dhe shpreh dëshirë që sa më shpejtë të shërohen të gjithë të lënduarit”, shkroi Gjorçev.
Ministria e Shëndetësisë informon se posedojnë gjak të mjaftueshëm për të mjekuar të lënduarit nga aksidenti i sotëm në autostradën Shkup-Tetovë. Në rrjetet sociale u paraqitën disa qytetarë të cilët dëshirojnë të ndihmojnë me dhurimin e gjakut për të lënduarit nga aksidenti, por nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëse ka nevojë për një gjë të tillë do të njoftojnë. Sipas të dhënave të fundit të organeve kompetente numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa të lënduar ka mbi 20. Ndryshe, aksidenti tragjik ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” humbi kontrollin dhe u rrokullisë në rrugën Shkup-Tetovë.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka reaguar pas lajmit për tragjedinë që ndodhi sot në rrugën Shkup-Tetovë, transmeton Almakos. Menduh Thaçi shkruan ndërmjet tjerash: I prekur rëndë nga rasti tragjik i ndodhur sot në autostradën Shkup-Tetovë, Ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta familjeve të cilët humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi kurse të lënduarve shërim të shpejtë!
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj rastit tragjik që ndodhi në Shkup ku si pasojë e aksidentit të vdekur kanë mbetur 13 persona. Në statusin e tij në facebook ka shprehur keqardhje për familjarët e viktimave, njofton Klan Kosova. ”Duke ndjekur me vëmendje situatën e aksidentit tragjik sonte në autostradën Shkup-Tetovë, në fshatin Llaskarcë. Lutem për të lënduarit, dhe i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga aksidenti me fatalitet që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë. Deri më tani nga ky aksident, është bërë e ditur se kanë humbur jetën 13 persona. Haradinaj ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave, transmeton Telegrafi. “I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, ka shkruar Ramush Haradinaj.
Dudush Kurto ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta te familjarët e viktimave që sot tragjikisht e humbën jetën në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë, transmeton Almakos. Dudush Kurto shkruan në profilin e tij në Facebook: Sot është një ditë e dhimbshme për të gjithë ne. Ngushëllime deri te familjet e bashkëqytetarëve tanë që i humbën jetët në aksidentin tragjik. Allahu ua dhëntë xhenetin.
Profesoresha universitare Biljana Vankovska ka përdorur ironi në fatkeqësinë e sotme që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë ku humbën jetën 10 viktima nga Gostivari dhe u lënduan disa të tjerë, transmeton Almakos. Vankovska shkruan në profilin e saj në Facebook tragjedi dhe ironi në Karpalak, duke përkujtuar 2001 kur u vranë disa ushtarë maqedonas.
Ish deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar pas aksidentit të sotëm që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë ku e humbën jetën deri më tani 10 persona dhe janë të lënduar disa të tjerë, transmeton Almakos. Ibrahimi në rrjetin social në Facebook lutet që Zoti t`u jap shëndet të lënduarve nga ky aksident: Tragjedi në rrugën Shkup-Tetovë! Zot i madh, mëshiroji ata që kaluan andej, jepju durim familjarëve të tyre dhe shëndet atyre që janë të lënduar! Amin!
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas aksidentit të sotëm që ndodhi në rrugën Tetovë-Shkup, transmeton Almakos. Ai përmes një postimi në Facebook ndjeu dhimbjen me familjarët dhe kërkoi mobilizimin maksimal të gjitha forcave: Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave. Ndajmë dhimbjen me familjarët, do të jemi pranë tyre si dhe të lënduarve duke vijuar me mobilizimin maksimal të zjarrfikësve, policëve dhe mjekëve për t’iu dal në ndihmë të gjithëve.
Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Gostivarit, Arben Taravari po gjendet bashkĂ« me tĂ« lĂ«nduarit nĂ« spitalin 8 shtatori nĂ« Shkup, transmeton Almakos. Taravari njoftoi opinionin se disa prej tĂ« lĂ«nduarve janĂ« nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« kritike. Ky Ă«shtĂ« statusi i plotĂ« i tij nĂ« Facebook: Dita e sotme Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« mbrapshtĂ« pĂ«r mbarĂ« vendin… Jam i trishtuar tĂ« lajmĂ«roj se njĂ« aksident rrugor ka ndodhur nĂ« aksin Shkup-TetovĂ«. UnĂ« ndodhem nĂ« Spitalin ShtetĂ«ror nĂ« Shkup ku aktualisht ndodhen 4 persona tĂ« hospitalizuar nĂ« Repartin e UrgjencĂ«s. Gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizĂ«m nga ekipi mjekĂ«sor dhe…
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër S.R.(42) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 31.10.2018 në rrugën regjionale Ohër-Shën Naum, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në veturën e drejtuar nga i padituri, ku si bashkëudhëtar ka qenë Z.I. nga Ohri, ku tek i padituri kanë gjetur marihuanë.