Me 14.02.2019 në periudhën nga ora 13.30 deri në ora 15.30, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e K.N.(64) nga fshati Gjogji, Tetovë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 185 plumba për pistoletën e kalibrit 7.62 mm dhe 40 plumba për pistoletë të kalibrit 6.35 mm, për të cilat K.N. nuk ka pasur dokument adekuat. K.N. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Author: Hamdi Kumanova
Me 14.02.2019 në ora 13.00 në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, vetura e tipit ‘Ford Fokus’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga E.Sh.(23) nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin S.D.(57) nga Shkupi, transmeton Almakos. S.D. është lënduar rëndë dhe me veturën e njëjtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e ekipit të SPB Shkup.
Një këmbësor është lënduar më rëndë, ndërsa katër më lehtë në katër aksidente trafiku që kanë ndodhur në Shkup në 24 orët e kaluara. Sipas buletinit të SPB Shkup, numri i përgjithshëm i aksidenteve të regjistruara në 24 orët e fundit, ndërsa në katër prej tyre është shkaktuar dëm material. Policia e trafikut ka përjashtuar nga trafiku tre shoferë, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit, katër shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe katër shoferë fillestarë. Nga trafiku janë përjashtuar edhe gjashtë automjete të paregjistruara dhe një automjet…
Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet nëpër korsi të lagura dhe kushte dimërore në disa vende. Për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullim të makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër. Siç informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, ndalesa është vendosur në orën 10:00. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Rekomandohet vozitje e kujdesshme, përshtatje e shpejtësisë dhe respektim i sinjalizimeve rrugore.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev i cili është një nga pretendentët për kandidat presidencial e ka filluar fushatën me vizita të përditshme nëpër Maqedoni. Ai dje ka publikuar fotografi nga vizitat e tij në Çashkë, Veles, Sopishtë, Aerodrom dhe Kisella Vodë. I fotografuar me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, Gjorçev ka porositur se si president do të angazhohet për kthimin e disa politikave ekonomike të pushtetit të kaluar. Ai thotë se shpreson të zgjidhet si president, ndërsa nga dita e hënë fillojmë siç thotë, “ta mposhtim Zaevin dhe LSDM-në”. “Mickoski është kandidati jonë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka komentuar ngjarjen e fundit tragjike në Llaskarcë të Shkupit, ku kanë humbur jetën 13 persona kurse mbi 20 persona tjerë janë të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit të linjë Shkup-Gostivar. “Ngushëllime për të afërmit për humbjet e jetëve. Nga dhimbja nuk kam fjalë për të thënë që të mundohem t’i ngushëlloj më të afërmit e viktimave dhe të lënduarve” shkruan mes tjerash Zaev. Ai thotë se insititucionet e shtetit janë të mobilizuar prej në fillim për të ndihmuar të lënduarit. /Telegrafi/
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime pas aksidentit të ndodhur në Shkup. Përmes facebook-ut, Veseli shprehi keqardhje ndaj familjarëve duke dëshiruar edhe shërim për të lënduarit, përcjell lajmi.net. ”I pikëllueshëm lajmi për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në afërsi të Tetovës. Në emër timin dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të kësaj tragjedie dhe shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”.
Kryeministri Zoran Zaev sonte do t`i vizitoje të lënduarit nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në fshatin Laskarci ku jetën e humbën 13 persona, ndërsa u lënduan disa të tjerë, transmeton Almakos. Ashtu si informuan tashmë, shtatë udhëtarë kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa gjashtë kanë vdekur në spital. Të lënduarit që kanë vdekur në spital janë rianimuar, por pa sukses.
Vllatko Gjorçev, kandidati për president të Republikës shprehu ngushëllime deri te familjet e viktimave nga aksidenti i sotëm, transmeton Almakos. “Dëgjova për aksidentin tragjik ku e verifikuar është se jetën e kanë humbur 13 persona. Ngushëllime deri te familjet e viktimave. Dhe shpreh dëshirë që sa më shpejtë të shërohen të gjithë të lënduarit”, shkroi Gjorçev.
Ministria e Shëndetësisë informon se posedojnë gjak të mjaftueshëm për të mjekuar të lënduarit nga aksidenti i sotëm në autostradën Shkup-Tetovë. Në rrjetet sociale u paraqitën disa qytetarë të cilët dëshirojnë të ndihmojnë me dhurimin e gjakut për të lënduarit nga aksidenti, por nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëse ka nevojë për një gjë të tillë do të njoftojnë. Sipas të dhënave të fundit të organeve kompetente numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa të lënduar ka mbi 20. Ndryshe, aksidenti tragjik ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” humbi kontrollin dhe u rrokullisë në rrugën Shkup-Tetovë.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka reaguar pas lajmit për tragjedinë që ndodhi sot në rrugën Shkup-Tetovë, transmeton Almakos. Menduh Thaçi shkruan ndërmjet tjerash: I prekur rëndë nga rasti tragjik i ndodhur sot në autostradën Shkup-Tetovë, Ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta familjeve të cilët humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi kurse të lënduarve shërim të shpejtë!
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj rastit tragjik që ndodhi në Shkup ku si pasojë e aksidentit të vdekur kanë mbetur 13 persona. Në statusin e tij në facebook ka shprehur keqardhje për familjarët e viktimave, njofton Klan Kosova. ”Duke ndjekur me vëmendje situatën e aksidentit tragjik sonte në autostradën Shkup-Tetovë, në fshatin Llaskarcë. Lutem për të lënduarit, dhe i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave”.