Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër F.S.(25) dhe Z.S.(32), dytë nga fshati Padalisht, Gostivar për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “ shkatërrim të pyllit “ dhe “ vjedhje “, transmeton Almakos. Në eterin e fshatit Padalisht, në vendin e quajtur “Muri i Bereqetit”, nga parcela në pronësi të Q.A.(65) nga fshati Padalisht, të paditurit kanë prerë pa leje dru.
Author: Hamdi Kumanova
Me 18.02.2019 në ora 20.15 në SPB Shkup, F.M.(19) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 19.30 në bulevardin “K.J.Pitu” është sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 18.02.2019 në ora 17.40 në rrugën regjionale Tetovë-fshati Jazhincë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folksvagen golf” me targa nga Tetova e drejtuar nga A.D.(59) nga fshati Nerasht, traktori “IMT 539” pa targa, e drejtuar nga A.B.(50) nga fshait Dobroshtë, ndërsa është goditur vetura e parkuar “Folksvagen golf” me targa nga Tetova në pronësi dhe e parkuar nga B.E.(36) nga fshati Dobroshtë, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar dy shoferët dhe A.D.(59) nga fshati Nerasht, bashkëudhëtare në veturën “Folksvagen Golf”, e drejtuar nga A.D. Me vetura tjera ata janë bartur në Spitalin Klinik në Tetovë, ku…
Me 18.02.2019 rreth orës 18.05 në vendin e quajtur “Lagja e vogël” në afërsi të fshatit Tromegja, Kumanovë, në udhën bujqësore, traktori i tipit “Universal 445”, e drejtuar nga B.P.(49) nga fshati Tromegja është rrotulluar dhe pastaj është lënduar B.P. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në Kumanovë, transmeton Almakos. Pas ndihmës mjekësore është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza’ në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.
Me 17.02.2019 rreth orës 16.50 në Stacionin Policor në Strugë është lajmëruar se në Vevcani, në Strugë, gjatë pastrimit të një kanalizimi është gjetur një bombë dore me prejardhje të panjohur nga Lufta e Dytë Botërore dhe një qese me barut, transmeton Almakos. Nga ana e personit zyrtar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim bomba në mënyrë të sigurt është ngritur dhe dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme.
Në çdo të tretin tenderë ka aq shumë kritere të vendosura saqë disa ndërmarrje të caktuara nuk duhet fare të konkurrojnë, ndërkaq kushtet për pjesëmarrje t’i plotësojnë vetëm një numër i vogël i ndërmarrjeve, tregon analiza “Transparencë, llogaridhënie dhe integritet i institucioneve në furnizimet publike – Hulumtim, rangim dhe analiza 2018” që e ka përgatitur Qendra për Komunikime Qytetare. Këtu bëhet fjalë vetëm për kritere që duhet t’i plotësojnë ndërmarrjet që konkurrojnë, dhe jo për kritere për produktin ose shërbimin konkret që furnizohet. Kriteret e tilla që vendosen e fuqizojnë edhe më shumë dyshimin se bëhet fjalë për tenderë të…
Jane Çento, i akuzuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në fjalët e tij përfundimtare tha se ai mori ofertë nga struktura të caktuar të policisë dhe prokurorisë për të qenë dëshmitar i mbrojtur për ditën e përgjakshme dhe në këmbim të kësaj mos të akuzohej për rastin. mes tjerash, ai tha se prokuroria po akuzon njerëzit e gabuar për ngjarjet në Kuvend dhe se fajtorët e vërtetë nuk janë në bankën e të akuzuarve. Çento i kërkoi gjykatës të lëshojë një vendim për shfajësim që sipas tij paraqet të vetmin vendim të drejtë.
Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në një intervistë për televizionin serb TV Pink, ka folur edhe për partnerin e koalicionit BDI dhe Ali Ahmetin. Ai ka dhënë detaje se si ishin zhvilluar bisedimet me partinë shqiptare dhe se çfarë kishte ndodhur. “Kur filluam bisedimet me BDI për Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 2016, ai më tha se ka dy opsione. Ose të bëj koalicion me VMRO-DPMNE, ose të shkohet në zgjedhje të reja. Këtë e tha në praninë e së paku tre njerëzve të tjerë. Me këtë bëri me dije se nuk ka asnjë qëllim që të bëj koalicion me…
Sekretarja e Francës për Çështje Evropiane, Natali Laozo, e cila por merr pjesë në këshillin e ministrave në Bruksel, për AIM-në tha se Franca dëshiron që të jetë e pranishme në Ballkan, por për fillimin bisedimeve me Maqedoninë e Veriut tha se “nuk duhet shpejtuar”. Laozo për herë të parë javën e ardhshme do të vizitojë Serbinë dhe Maqedoninë. “Kuptohet se jam e lumtur që shkojë në Maqedoninë e Veriut pas zhvillimeve të ngjarjeve pozitive. Për mua është e rëndësishme që të shkohet në këto vende të cilët kanë perspektivë evropiane, sepse kanë histori, gjeografi dhe civilizim evropian, që nuk…
Zyrtari i inteligjencës, Munir Pepiç i cili është i akuzuar për sulm të dhunshëm në Kuvend, gjegjësisht për dhunë kundër deputetit Zijadin Sela, në fjalët e tij përfundimtare theksoi se ai nuk është pjesë e asnjë kërcënimi terrorist dhe se pamjet që u paraqitën në proces tregojnë se ai nuk ka kryer sulm fizik ndaj askujt. Ai gjithashtu thekson se ditën e përgjakshme ndihmoi të plagosurit dhe shërbeu në nxjerrjen e tyre nga Kuvendi, gjë që sipas tij mund të argumentohet nga deklaratat e dëshmitarëve në procesin gjyqsor. Pepiç tha se ai kishte hyrë në qendrën për shtypit të Kuvendit…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë më optimistë për dallim nga qytetarët e tjerë në botë lidhur me politikat ndërkombëtare që i zhvillojnë katër superfuqitë e mëdha – SHBA-ja, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian, tregon investigimi që është bërë në periudhën prej 22 nëntorit deri më 6 dhjetor, që vjet e ka zbatuar agjencia “Brima” si anëtare e “Gallup International“. Të anketuarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut konsiderojnë se politikat e jashtme të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës janë kërcënuese dhe e destabilizojnë botën, ndërsa trend pozitiv kanë për BE-në, respektivisht 62 për qind e gjithsej 1.212 të anketuarve konsiderojnë…
Ministria e Punëve të Brendshme sot jep detaje të reja rreth aksidentit të djeshëm në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, ku humbi jetën një person. Nga MPB njoftojnë se më 18.02.2019 në orën 17:40 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë ka ndodhur një aksident në mes veturës të markës “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga A.D. (59) nga fshati Nerasht dhe një traktori (IMT 539) pa targa të regjistruara, e drejtuar nga A.B. (50) nga fshati Dobrosht, ndërsa ka qenë i goditur edhe një veturë e parkuar “Volkswagen Golf” pronë e B.E. (36) nga fshati Dobrosht. “Në aksident lëndime kanë marrë…