Ashtu siç nuk kam pasur ndikim gjatë punësimit të saj, unë nuk do të duhet që të kem ndikim dhe të kërkoj nga motra ime që të tërhiqet ose jo, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, motra e të cilit është punësuar në MEPSO, njofton Portalb.mk. Ai shton se motra e tij është e rritur, martuar dhe ka jetën e saj dhe duhet vetë të vendos për jetën e saj. Në pyetjen e gazetarëve se si është e mundshme që motra e tij të fillojë me punë në ndërmarrje shtetërore pasi që ai është bërë ministër, Bekteshi u tha gazetarëve se pse…
Author: Hamdi Kumanova
Mbi 2 mijë qytetarë të moshuar që jetojnë në shtëpitë e pleqve do të kenë mundësinë që të votojnë një ditë para zgjedhjeve, sikurse të sëmurit, të burgosurit e të tjerë. KSHZ ja deri më tani ka biseduar me ministrinë e punëve sociale për të realizuar këtë mundësi, dhe deri më tani ka pajtueshmëri për të zhvilluar votimin në një shtëpi të pleqve që është në kompetenca shtetërore dhe në një që është private.
Pas deklaratës së SHBA-ve për sulme të mundshme terroriste në vend, ish-zyrtari i inteligjencës, Sllobodan Bogoevski për emisionin “24 Otvoreno” tha se Maqedonia duhet të mësohet me deklaratat për mundësinë e sulmeve terroriste në vend. “Ne ngadalë do të fillojmë që të mësohemi me ambientin e ri. Anëtarësimi në NATO ka sjell aspekte të reja në jetën tonë. Do të ndjejmë edhe komponentët e të ashtëquajtur luftë hibride. Nuk duhet të shqetësohemi, sepse është një deklaratë e një niveli të ulët. Kjo nuk duhet të ndjell frikë dhe pasiguri. Duhet të mësohemi në të ardhmen me deklarata të tilla”, tha…
Presidenti Gjorge Ivnaov, refuzon që ta mbarojë mandatin e tij me emrin e ri të shtetit. Edhe për skaj asaj që komuniteti ndërkombëtar tanimë ka filluar me përdorimin e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kanë filluar procedurat për riemërim zyrtar të institucioneve, Ivanov refuzon që t’i zbatojë obligimet që i ka shteti në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, njofton Portalb.mk. Sipas Marrëveshjes, çdo institucion dhe çdo subjekt juridik i formuar nga shteti patjetër duhet që ta ndërrojë tabelën dhe emrin e tij. Të gjitha ministritë dhe institucionet e kanë respektuar këtë obligim dhe i kanë ndryshuar ueb-faqet, por jo edhe presidenti.…
57.1% e shqiptarëve të anketuar do të dalin për të votuar në zgjedhjet presidenciale, 13.8% jo, ndërkaq 29.1% ende s’kanë vendosur. 57 % thonë se partitë shqiptare duhet që të dalin me kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale, 8.3% thonë jo, 32% nuk kanë qëndrim, ndërkaq 2.7 nuk përgjigjen. Këto janë disa prej të dhënave nga anketa e Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë (IHPQM) e cila është realizuar në periudhë 6 mujore nëpërmjet telefonit për zgjedhjet figurat politike ne Maqedoni. Anketa e fundit është realizuar në periudhë prej 07-10 Shkurt 2019 ne lidhje me zgjedhjet presidenciale…
Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT) në Maqedoni informon se edhe pse në fillim e kanë pasur idenë që turqit të garojnë me një kandidat në zgjedhjet presidenciale, do të mbështesin idenë e kandidatit konsensual të Qeverisë. Nga PLT thonë se qëllimi i tyre ka qenë që të bashkojnë turqit në Maqedoninë e Veriut, por më pas kanë parë se akoma nuk ka kushte për realizimin e kësaj ideje. “Koncepti ‘një shoqëri për të gjithë’ është komponentë e rëndësishme për rajonin tonë dhe me qëllim që të forcohet kjo frymë, organet e PLT-së kanë pranuar qëndrimin e koalicionit të udhëhequr…
Me 18.02.2019 në ora 20.15 në SPB Shkup, A.B.(41) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 19.30 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” djali i tij 16 vjeçar është sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër S.P.(25) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “, transmeton Almakos. Me 24.10.2018 në Prilep, zyrtarët policor e kanë kontrolluar A.N. tek i cili kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, i cili paraprakisht e ka blerë nga i padituri.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Dibër ka ngritur padi penale kundër B.B.(24) nga Dibra për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 12.07.2018 në ora 22.00 në Dibër zyrtarët policor kanë kryer kontroll mbi të paditurin ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 18.02.2019 në ora 23.35 në SPB Shkup, I.I.(29) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 22.30 në rrugën “Orce Nikolov” fizikisht është sulmuar nga katër persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër I.T.(37) nga fshati Botun, Komuna Debarca, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos. Me 31.07.2013 i padituri, si kryetar i komunës Debarca, në kundërshtim me vendimin e komunës, ka kryer shpërndarjen e 20.000 denarëve te një shoqatë për edukimin e grave në mjedisin rural nga fshati Velmej ku personat përgjegjës janë motra e tij V.A. dhe personi S.A. edhe përskaj asaj që shoqata nuk e ka plotësuar kushtin për zbatimin e aktiviteteve për më pak se gjashtë muaj me çka…
Me 18.02.2019 në ora 15.00 në SPB Shkup, punëtori social nga jetimorja “ 25 maji” në Shkup ka lajmëruar se me 17.02.2019 rreth orës 17.00 në bulevardin “K.J.Pitu” një jetim 17 vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.