Me 23.02.2019 në ora 00.50 në udhëkryqin nga rruga regjionale Kumanovë-Shën Nikollë dhe në dalje nga autostrada në ndërtim Shtip-Miladinovci, vetura e tipit “BMV” me targa nga Shkupi e drejtuar nga A.K.(26) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është rrotulluar në lumin Knezhev, transmeton Almakos. Gjatë aksidentit janë lënduar rëndë bashkëudhëtarët P.J.(25) nga Shkupi, A.M.(21) nga Kumanova dhe H.I.(20) nga Shkupi. Me veturën e Ndihmës së shpejtë ata janë dërguar në spitalin në Shtip, pas së cilës P.J. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” në Shkup, ndërsa të tjerët janë mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.…
Author: Hamdi Kumanova
Në spitalin “8 Shtatori” dje pasdite ndërroi jetë 72-vjeçarja me iniciale T.S. e cila është dërguar në spital pasi në mëngjes është goditur nga një veturë në Shkup. Policia njofton se është duke e kërkuar vozitësin dhe veturën që e ka goditur gruan. “Nga goditja T.S. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin shtetëror ‘8 Shatori’ ku në orën 15:30 është konstatuar vdekja. Është kryer ekspertizë në vendngjarjen e aksidentit dhe pas urdhrit të prokurorit publik, trupi është dhënë për autopsi. Po merren masa për gjetjen e shoferit dhe veturës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli para ikjes së tij nga Maqedonia e Veriut, në një intervistë jozyrtare për rezidencën e tij, u përgjigj në 50 pyetjet e parashtruara. Ai nuk është përgjigjur në pyetjet politike, por ai tregoi se çfarë i ka pëlqyer më shumë në Maqedoni, si e ka kaluar kohën e lirë. Ai gjithashtu ka treguar se çfarë nuk i ka pëlqyer deri sa ka qenë në Maqedoni. E mira që po largohet, siç theksoi Bejli, është ndotja e ajrit. Në vend të Xhes Bejlit, në vendin e tij, do të vijë zëvendësja e tij nga SHBA-të…
Ky manipulim ka dy dimensione dhe një qëllim të përbashkët. Qëllimi i përbashkët është që t`i ndihmoje Nikolla Gruevskit për ta mbajtur azilin në Hungari. Ai e fitoi azilin për rastin me Mercedesin, por tani vijoi një presion serioz ndërkombëtar “për ekstradimin e tij” pasi që “akuzohet për organizimin e një akti të përgjakshëm terrorist”. Orban nuk do të mundej më ta mbronte të akuzuarin “ për terrorizëm “. 1. Dimensioni i parë i rastit është: Bëhet fjalë për një operacion serioz përmes së cilës do të krijohej fotografia se burgu nuk është i sigurt edhe atë “direkt” nga të…
Profesoresha Gordana Siljanovska Davkova e cila është kandidate e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale, do të fillojë me mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve nga qytetarët për të vërtetuar se kandidatura e saj është mbipartiake. Siljanovska në “Facebook” ju bëri thirrje qytetarëve që do mbështesin kandidaturën e saj, nëse duan t’i nxisin të tjerët duke përdorur hashtag nëpër rrjete sociale. “Siç tashmë kam njoftuar, nga sot, dhe në dy javët e ardhshme do të mblidhen nënshkrime për kandidaturën time për kryetare në zyrat vendore të KShZ-së dhe vendeve të juaja të banimit. Secili nënshkrim i juajit, do të dotë mbështetje të madhe dhe…
Banorët e fshatrave të komunës së Strugës janë në hall nga vjedhjet e njëpasnjëshme të shtëpive. Cak i hajnave janë shtëpitë e mërgimtarëve, ndërsa alarmin për këtë e kanë dhënë banorët e fshatit Shum. Në mbledhjen e zgjeruar të banorëve të fshatit Shum që u zhvillua sonte pas vjedhjeve alarmante në këtë lokalitet u diskutua për hapat që duhen ndëmarr për parandalimin e këtyre vjedhjeve informohet Strugalajm. Banorët paralajmëruan edhe protesta në rast se policia nuk i zbulon autorët.Gjithashtu u paralajmëruan patrulla gjatë natës të policisë.Mbrëmë në Shum u demoluan 9 shtëpi të mërgimtarëve.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet një kumtese reagoi ndaj deklaratës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski duke deklaruar se “Hristijan Mickoski duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për shkak se i gënjeu, nuk ju kërkoi falje për teatrin para spitalit ‘8 shtatori’”. Siç reagon LSDM, me këtë Mickoski edhe një herë vërtetoi se nuk i respekton qytetarët dhe se qytetarët e shohin dhe e vlerësojnë sjelljen e tij të papërgjegjshme dhe joserioze të Mickoskit. “Mickoski e demantoi veten për disa sekonda. Në fillim tha askush nga spitali nuk ka ardhur të flet për gjendjen shëndetësore dhe disa sekonda më vonë i…
Me 21 shkurt rreth orës 15.30 në Gostivar është arrestuar M.A.(43) nga Milanovac i Epërm, Republika e Serbisë, transmeton Almakos. Zyrtarët policor kanë kryer kontroll te ai dhe kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, pas së cilës është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale. Përndryshe, pas M.A. është shpallur edhe një fletarrest ndërkombëtar nga Republika e Serbisë.
Me 21.02.2019 në ora 12.52 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën për në fshatin Nerez është gjetur vetura e tipit “Folksvagen Pollo” me targa nga Shkupi dhe në afërsi të tij është gjetur edhe një trup i një mashkulli të panjohur, transmeton Almakos. Nga obduksioni i kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për personin G.A.(35) nga Shkupi. Përndryshe, G.A. është lajmëruar si i zhdukur me 20.02.2019 në ora 23.55.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Dellcevë ka ngritur padi penale kundër R.B.(20) nga Dellceva për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “fshehje”, transmeton Almakos. Me 19.01.2019 në periudhën nga ora 02.30 deri në ora 03.15 në Dellcevë, në një kazino ku i padituri ka qenë i punësuar, e ka deaktivizuar sistemin e alarmit dhe nga poker aparatet ka vjedhur 248.000 denar nga fitimi ditor.
Me 22.02.2019 në ora 09.50 është lajmëruar se është gjetur e vdekur një grua në një arë që gjendet në afërsi të një vendpritje autobusi në fshatin Volkovë, transmeton Almakos. Në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët policor ku është konstatuar se bëhet fjalë për personin M.Gj.(29) nga Shkupi, ndërsa vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të vdekurës është dërguar për obduksion.
Me 21.02.2019 në ora 21.30 në autostradën Gjevgjeli-Negotinë, tek ura Klisura, zyrtarët policor kanë penguar veturën e tipit “Mercedes” me targa nga Shkupi e drejtuar nga S.O.(47) nga Shkupi, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 10 emigrant nga Afganistani dhe Pakistani. Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Negotinë për zbardhjen e rastit.