Hajdutët mbrëmë janë futur në objektin e magazinimit në varrezat e Frëngovës, ku pasi janë future forcërisht kanë marr moto-prersen e barit si dhe gjësende të tjera të nevojshme për mirëmbajtjen dhe pastrimin e varrezave. Në vendngjarje, ka shkuar edhe policia e Strugës e cila po procedon rastin.Ndërkohë, nga Këshilli I Xhamisë të Frëngovës konfirmojnë rastin dhe njoftojnë se sot në mëngjes janë informuar se objekti I magazinimit në varrezat e Frëngovës ka qënë në shenjestër të hajdutëve.Ata pasi kanë konstatuar vjedhjen kanë informuar policinë e Strugës.(Strugalajm.com)
Author: Hamdi Kumanova
Trupi i shtetasit 30-të vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasdite është nxjerrë nga deti në Dubrovnik. Siç njofton HINA, në rrjedhë është kontrolli në vend dhe konfirmohen rrethanat për vdekjen e burrit. Policia e Dubrovnikut ka kumtuar se diçka para orës 13:00 nga Deti Adriatik në rajonin e Boninovës në Dubrovnik është nxjerrë trupi i burrit, i cili është identifikuar si shtetas 30-të vjeçar i Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëndrim të përhershëm në Dubrovnik. Portalet lokale publikojnë se policia pak para orës 13:00 është thirrur nga qytetarët të cilët kanë parë se dikush po mbytet në det. Ka…
Lëvizja për mjedis të pastër “Duam të Çair të Pastër” organizon protesë më 9 Mars te parku i Çairit për të shprehur revoltën për ajrin e ndotur dhe për të ngritur vetëdijen e qytetarëve por edhe të institucioneve kompetente, njofton Portalb.mk. “Meqë mbi 400 persona sipas sondazhit janë për organizim proteste në parkun e Çairit, për vetëdijesim së pari të popullit, pastaj të institucioneve kompetente, për masa për uljen e ndotjes (kemi ankesa për ajër jashtëzakonisht të ndotur në Vizbeg, Shutkë, dhe në Çair në tërësi, i cili kufizohet me këto vendbanime) dhe të vendoset urgjentisht një stacion për matjen e…
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër S.Gj.(33) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e katër veprave penale “ vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në tentim”, transmeton Almakos. Në periudhën nga 29.01.2019 deri me 30.01.2019 në rajonin e Kërçovës, në dy shtëpi, dy xhami dhe dy ambulanca, i padituri duke e përdorur forcën fizike është futur brenda dhe ka vjedhur para.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër P.R.(29) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumentesh” dhe kundër D.T.(41) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ ndihmë” e në lidhje me “falsifikim dokumentesh”, transmeton Almakos. Me 04.02.2019 në Prilep, gjatë kontrollit të veturës “Nisan Primera”, duke u drejtuar nga i padituri i parë, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar dru për ngrohje për të cilat nuk ka pasur dokument adekuat. Pastaj është vërtetuar se targat e veturës janë të një…
Nuk kanë fund informacionet që këtyre ditëve po i marrin mediet dhe kundërshtarët policor të qeverisë për atë se cili funksionar, kur dhe ku ka punësuar familjarët, shokët dhe dashnoret. Nga të gjitha informacionet që i kemi marr, ndoshta më interesante është lista e funksionarëve nga Ministria e punëve të brendshme, jo në MEPSO ose në ELEM, por pikërisht në MPB, shkruan Mkd, transmeton Almakos. Tanët tek tonët. Për momentin mbisundojnë emrat e ish ministrave, drejtorëve dhe shefave të MPB-së. Për një pjesë të këtyre informacioneve redaksia e mkd.mk mori vërtetim edhe nga MPB-ja, ndërsa për disa persona përgjigja nuk…
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër I.R.(44) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”, transmeton Almakos. Në Ohër, në rrugën “Brigada e Ohrit”, i padituri, si investitor, pa leje për ndërtim ka ndërtuar një shtëpi.
Partnerët e koalicionit Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dje i shtrin dorën njëri-tjetrit për kandidat të përbashkët për shef të shtetit, megjithatë deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri aspak nuk është i lumtur me marrëveshjen. Këtë gjë e tregoi qartas në një intervistë për BIRN vetëm disa orë para që liderët t`ia jepnin besën njëri-tjetrit. “Sa më shumë që e zgjasim jaraninë me to, aq dëm më të madh do të kemi si parti.” Arsyeja e bisedës ishte dueli i tij i ashpër në Parlament me Talat Xhaferin pas tentimit të pasuksesshëm për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko…
Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion) ka njoftuar se ndaj rektorit të Universitetit “Nënë Terezë”, Aziz Pollozhani do të realizojë procedurë kundërvajtëse, për shkak se i njëjti nuk ka dorëzuar listë anketuese pasi është emëruar rektor, transmeton Portalb.mk. Sipas asaj që deklaroi kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, Pollozhani do të gjobitet në bazë të nenit 109 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, më së shumti deri në 500 euro. “Personi Aziz Pollozhani, pasi është emëruar rektor në Universitetin “Nënë Terezë”, nuk ka vepruar në bazë të nenit 82 të Ligjit, dhe…
Drejtoria e Policisë Financiare deri tek Prokutoria Themelore ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski, për shkak të dyshimeve për fshehje tatimi dhe falsifikim dhe shkatërrim të librave afarist. Siç thuhet në njoftimin e Policisë Financiare, veprat me të cilat ngarkohet ish-kryetari i FFM-së i ka kryer në periudhën prej 1 janar 2017 deri 27 shkurt 2018. Sipas Policisë Financiare, Gjogjioski me vetëdije dhe qëllim dhe në llogari të FFM-së ka paraqitur të dhëna të rrjeshme në llogarinë përfundimtare për vitin 2017, të cilën më 28 shkurt 2018 e ka dorëzuar në…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin “Rruga drejt” tha se mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit, Trajko Veljanovski, është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Ai shkoi edhe më tej duke shpjeguar procedurën se nuk mund të jepen pauza apo procedurale 15 minuta para votimit. “Mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit Trajko Veljanovski është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Sepse këto janë çështje që janë të afatizuara. Në 11:45 minuta, kryetari i Kuvendit duhet të siguronte kushtet për votim, nuk jepet as procedurale, as pauzë, sepse…
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër P.I.(50) nga Republika e Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprat penale “ vjedhje në tentim” dhe dy vepra penale “ vjedhje e rëndë”, transmeton Almakos. Me 07/08.02.2018 në fshatin Sedllarcë e Epërme, Tetovë, në shtëpitë e J.A., H.A. dhe S.A., i padituri duke përdorur forcën është futur brenda dhe ka vjedhur lëndë të ndryshme.