Me 01.03.2019 rreth orës 21.30 zyrtarët policor që kanë vepruar sipas ankesës së K.Sh. nga Shkupi për burrin e saj S.L.(48), janë sulmuar nga S.L., transmeton Almakos. Gjatë tentimit për ta arrestuar, S.L. e ka nisur veturën dhe e ka goditur njërin zyrtar policor i cili është lënduar. S.L. është arrestuar në Stacionin Policor në Gazi Babë. Kundër S.L. do të ngritet padi adekuate penale.
Author: Hamdi Kumanova
Me 02.03.2019 rreth orës 03.35 në Shkup është lajmëruar se në rrugën Prizreni, D.K. duke e përdorur forcën fizike nga M.O.(40) e ka vjedhur portofolin pastaj pa ikur, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 02.03.2019 në ora 01.15 S.G.(39) nga Shkupi ka lajmëruar se në lagjen Ilinden para një lokali është sulmuar fizikisht gruaja e tij M.G.(40) nga Shkupi nga ana e S.D.(49) nga Shkupi, transmeton Almakos. Pastaj S.G. dhe M.G. hipin në veturën e tyre dhe drejtohen për në autostradë, ndërsa pas tyre niset sulmuesi dhe disa persona tjerë ku e kanë goditur në pjesën e prapme të veturës së S.G. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 01.03.2019 në ora 11.10 në regjionin e fshatit Llojan, patrulla e policisë së Sopotit gjatë tentimit për kalimin ilegal të kufirit nga Republika e Serbisë për në Republikën e Maqedonisë Veriore ka kapur gjashtë persona nga Kina, transmeton Almakos. Personat janë arrestuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 02.03.2019 në ora 02.00 është gjetur Zh.R.(19), jetim nga jetimorja “Ranka Milanoviq”, për të cilin me 26.02.2019 në Stacionin Policor në Gazi Babë është paraqitur se me vet dëshirë ka ikur nga jetimorja, transmeton Almakos. Nga ana e zyrtarëve policor personi është dërguar në jetimoren “Ranka Milanoviq”.
Me 01.03.2019 rreth orës 13.10 në rrugën Marshall Tito në Shtip, vetura e tipit ‘Volvo’ me targa nga Shtipi, e drejtuar nga I.B.(72) nga Shtipi ka dal nga rruga dhe është rrëzuar në lumin Otinja, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar shoferi. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shtip.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kavadar ka ngritur padi penale kundër B.I.(22) nga Kavadari për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ lëshim në përdorim dhe prodhim i paautorizuar i drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 06.12.2018 në Kavadar, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 01.03.2019 në ora 17.40 në Stacionin Policor për punë kufitare në Llabunishtë nga ana e një qytetari nga fshati Llabunishtë është lajmëruar se gjendet një person i vdekur në vendin e quajtur Krasta në eterin e fshatit Llabunisht, transmeton Almakos. Me urdhrin e Prokurorit Publik, është kryer kontroll dhe është konstatuar se bëhet fjalë për S.F.(28) nga fshati Klenje, Republika e Shqipërisë, i cili ka punuar si bari, dhe i cili, sipas informacioneve fillestare ka rënë nga një hapësirë gurore të lartë tridhjetë metra. Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja, ndërsa prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion.
Me 02.03.2019 në ora 00.10 është gjetur dhe kthyer M.S.(17) jetimja nga SOS Fshati i Fëmijëve, transmeton Almakos. M.S. me 28.02.2019 në ora 23.30 në Stacionin Policor në Gazi Babë është lajmëruar se me vet dëshirë ka ikur në drejtim të panjohur.
Me 02.03.2019 rreth orës 02 në SPB Shkup është lajmëruar se në Spitalin Klinik “Sistina” nga ana e S.T.(24) nga fshati Shishovë janë çuar me lëndime A.A.(20) dhe G.A.(36), të gjithë nga fshati Shishovë, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, tre personat kanë lëvizur me veturën e tipit “ BMV”, ndërsa para tyre ka lëvizur vetura e tipit “Mercedes”, e drejtuar nga E.Sh. nga fshati Shishovë, me të cilin paraprakisht kanë pasur zënka. Sipas paraqitjes në polici, në hyrje të fshatit Shishovë vetura e tipit “Mercedes” është ndalur në rrugë, ndërsa pas tij është ndalur edhe G.A. i cili ka…
Kandidati i përbashkët mes dy partive në pushtet LSDM dhe BDI, Stevo Pendarovski nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se është nder të jesh i mbështetur nga përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike dhe nga qytetarë që aspak s’janë anëtarë të partive politike. “Dua të falënderoj koalicionin politik, të udhëhequr nga LSDM dhe personalisht kryeministrin Zaev, që bënë lëvizje të pashembullt politike, pas pesë viteve të më japin mundësi përsëri të hyj në garën për kryetar shteti”, shkruan Pendarovski. Të nderuar qytetarë, shton Pendarovski, dje më keni dhënë një përgjegjësi të madhe politike, që në muajt dhe vitet…
Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “për herë të parë në histori, 30 parti politike, nga të gjitha bashkësitë etnike u bashkuan rreth kandidatit të përbashkët për kryetar shteti”. “Maqedonas, shqiptarë, serb, romë, turq, boshnjakë, vlleh dhe gjithë të tjerët, mbështesin Stevo Pendarovski, kryetar dhe shok mbipartiak, evropian dhe qytetarët i gjithë neve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga LSDM. Sipas LSDM-së, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju nevojitet kryetar i vërtetë, bashkëpunëtor dhe mik i qytetarëve edhe në të ardhmen dhe se kryetari duhet të ofrojë zgjidhje në interes të…