Me 02.03.2019 në ora 10 në Stacionin Policor për vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të Republikës së Maqedonisë Veriore, nga ana e zyrtarëve policor është arrestuar D.S.(40) nga Shkupi, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se është lëndë e kërkimit nga SPB Shkup.
Author: Hamdi Kumanova
Me 02.03.2019 në ora 14.00 me telefon në Qendrën për njoftime dhe komandë në Manastir, nga ana e Ndihmës së shpejtë urgjente në Manastir është lajmëruar se nga ana e tyre në Spitalin Klinik në Manastir është dërguar D.C.(37), shtetas i SHBA-ve, i cili është lënduar gjatë skijimit, transmeton Almakos. Te D.C. është konstatuar lëndim i rëndë të cilën e ka fituar gjatë marrjes pjesë në një turne skijimi që është mbajtur në qendrën skiatore Kopanki në Pelister.
Me 02.03.2019 në ora 19.05 në rrugën magjistrale Shtip-Kocani, në fshatin Obleshevo, ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e tipit “Opel” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga P.V.(53) nga fshati Velusa, Strumicë, e ka goditur këmbësorin V.P.(74) nga fshati Obleshevo, transmeton Almakos. Është lënduar rëndë V.P. i cii është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Pas autorizimit të prokurorit publik, kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kocani. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 02.03.2019 në ora 17.10 në rrugën Probishtip-fshati Ratavici ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folskvagen pasat’ me targa nga Kratova, e drejtuar nga G.i.(32) nga Kratova dhe veturës së tipit “Shevrolet spark” me targa nga Shtipi, e drejtuar nga M.A.(46) nga Probishtipi, transmeton Almakos. Janë lënduar rëndë bashkëudhëtari në veturën “Pasat” V.J., i cili është dërguar në Spitalin e Kratovës, shoferi i veturës “Shevrolet Spark” M.A., e cila është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip dhe bashkëudhëtari në veturën “Shevrolet spark” .B.A. që është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup. Me autorizimin e Prokurorit Publik, kontroll…
Me 02.03.2019 rreth orës 16.50 në Stacionit Policor në Ohër, nga spitali ‘Shën Erazmo’ është lajmëruar se tek to është dërguar P.M.(56) nga Ohri, i cili ka pasur lëndime të rënda të cilat i ka fituar gjatë rënies prej lartësisë gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një hotel në lagjen Lagadin Ohër, transmeton Almakos. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, P.M. është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup. Zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 03.03.2019 në ora 05.40 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore është paraqitur S.A.(24) nga Shqipëria me pasaportë false, transmeton Almakos. S.A. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Kumanovë.
Mbrëmë rreth orës 23:50 është denoncuar se një objekt hotelerie në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, L.D. (46) nga Tetova ka gjuajtur me armë drejt A.A (46) nga Tetova, me të cilin, më parë së bashku me disa persona tjerë janë ulur në tavolinë dhe kanë pirë alkool, njofton policia, transmeton Portalb.mk. L.D. vetë është paraqitur në Stacionin Policor Tetovë, ndërsa në lidhje me rastin janë privuar nga liria M.A. (31) nga Tetova dhe L.R. (37) nga fshati Lisec, ndërsa njëri vetë është paraqitur në polici. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i A.A. është dhënë për autopsi dhe po punohet për…
Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski thotë se fondi i njoftuar për media nga qeveria përmirësimin e gjendjes financiare në media nuk është ide e mirë. “Ne jemi kundër parave parave publike në media. Këtë e kam thënë para se të bëhem kryetar i ShGM-së”, thotë Çadikovski. Sipas tij paratë shtetërore deri tani nuk ka në krijuar asgjë të mirë në hapësirën humanitare dhe se me ato para u ramë në nivelin më të ulët në rajon sa i përket mediave. Këto para, sipas kryetarit të ShGM-së, një pjesë e madhe u përdorën si përpjekje për korruptimin…
Tregu humanitar i kopshtit zoologjik do të mbahet sot në kopshtin zoologjik në Shkup mbështetur nga më shumë shoqata për mbrojtjen e kafshëve, si dhe aktivistë. “T’u ndihmojmë miqve tanë,” është motja e tregut, ku do të ketë kuti për dhurime, ndërsa në hyrje ka sportele me suvenire, gjëra të vogla, bluza me printime të kafshëve etj. Të gjithë mjetet e grumbulluara do të jenë për shpëtimin e shumë kafshëve. Qëllimi është të mësohet më të voglit për dashurinë ndaj kafshëve, empatisë dhe ndihmës ndaj më të dobëtit.
Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “Stevo Pendarovski është Zoran Zaevi i ri, njeri që manipulon, gënjen dhe ofendon. Republikës së Maqedonisë nuk i duhet Zaev i ri si kryetar. Republikës së Maqedonisë i duhet njeri i ndershëm me integritet”. Sipas VMRO-DPMNE-së qytetarët s’duan të kenë kandidat për kryetar shteti që i quan kafshë ndërsa LSDM e nënçmon popullin nëse mendon se qytetarët do të votojnë për kandidat presidencial i cili i krahason me dele. “Populli dëshiron kryetar i cili i përfaqëson interesat e tij dhe punon sipas Kushtetutës dhe ligjit. Stevo Pendarovski është vetëm kopje…
Ashtu si ngushtohet rrethi i kandidatëve për kryetar, ashtu zgjerohet edhe interesi për ata të cilët janë kandidat të sigurt. Stevo Pendarovski me koalicionin e LSDM-së dhe BDI-së, Gordana Siljanovska Davkova, e cila prezantohet si kandidate mbipartiake, por e morri përkrahjen e VMRO-DPMNE-së dhe Blerim Reka i Aleancës së Shqiptarëve. Tellma bëri përpjekje që të hedh një sy në atë çka kanë në llogaritë e tyre, ata pas janë renditur partitë politik dhe të cilët publikisht deklaruan se do të hyjnë në garën për president të ardhshëm. Për Pendarovskin dhe Reka është e lehtë, ata edhe deri tani kanë qenë…
Me 01.03.2019 në ora 09.40, N.D.(39) nga Shkupi ka lajmëruar se me 28.02.2019 rreth orës 23.30 në bulevardin “Asnom”, nga ana e dy personave është sulmuar dhe iu është kryer vjedhje ku iu është vjedhur portofoli dhe celulari, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.