Me 03.03.2019 në ora 07.15 në SPB Shkup, nga Spitali i përgjithshëm i qytetit ‘Shën Naum Ohri’ është lajmëruar se tek to ka arritur i lënduar A.V.(64) nga Shkupi, transmeton Almakos. Ai është lënduar rëndë dhe sipas paraqitjes në polici është lënduar nga një kultivator me të cilën e ka lëruar arën në fshatin Jabollce. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 03.03.2019 në ora 10.40 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumentesh”, është arrestuar L.F.(32) nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 03.03.2019 në ora 15.45 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të personit N.S.(26) nga Shkupi është konstatuar se është kërkuar me telegram për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale sipas nenit 236 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 03.03.2019 në ora 18.30 në rrugën midis fshatrave Krusheani dhe Obrshani, Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Opel Astra” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga T.J.(37) nga Prilepi dhe veturës së tipit “Opel Astra” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga R.P.(39) nga fshati Beranci, komuna e Mogilës, transmeton Almakos. Është lënduar rëndë M.P.(64), bashkëudhëtar nga vetura “Opel Astra” dhe dy shoferët dhe dy bashkëudhëtarët M.T.(32) dhe një fëmijë gjashtë vjeçar nga vetura tjetër janë lënduar lehtë. Me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin e qytetit në Prilep për ndihmë mjekësore.…
“Dokumentet në letër së shpejti do të mund të zëvendësohen me elektronike, të cilat do të merren vetëm me disa klikime. Secili qytetar do të mundet në mënyrë elektronike të marrë dokumente ligjore valide nga shtëpia e tij apo çdo kund ku ndodhet, të cilat do të parashtrohen në postë elektronike dhe do të jenë me vlerë dhe validitet të njëjtë si ato të marra në sportel dhe në letër. Për ata qytetarë që nuk do të mund të kërkojnë shërbime me anë të rrugës elektronike do të ekzistojë edhe opsioni i vjetër që t’i marrin përmes zyrave për një…
Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të konfirmohen nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor më 21 mars dhe deri atëherë të gjitha aktivitetet do të llogariten si takime politike, dhe jo si fillim zyrtar i fushatës parazgjedhore, që zyrtarisht fillon me 1 prill, shkruan Nova TV. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski tha se nuk kanë regjistruar se ndonjë nga kandidatët për president para kohe e ka filluar fushatën. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president mbaron më 9 mars. Gordana Siljanovska – Davkova e ka ndërprerë mbledhjen e nënshkrimeve pasi ka marrë 16.000 nënshkrime nga qytetarët. Nga e shtuna kandidaturën…
Komiteti punues për integrime evropiane sot do ta mbajë mbledhjen e 42-të. Mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Komitetit, do ta zhvillojë zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq në mbledhje, krahas sekretarëve shtetërorë të ministrive, do të marrin pjesë edhe kryetarët e nënkomiteteve, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, si dhe një pjesë e administratës së Sekretariatit për çështje evropiane. Në takim do të shqyrtohet statusi i zbatimit të “Planit 18”, si dhe dinamika e ardhshme për realizimin e reformave të nevojshme në pajtim me obligimet e ndërmarra, do të shqyrtohet statusi i misioneve dhe obligimeve…
Ministri i Çështjeve Detare në Greqi, Fotis Kouvelis, konsideron se me Marrëveshjen e Prespës jepen mundësi për bashkëpunim për portin e Selanikut. Kouvelis në deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, thotë se porti nuk duhet të shikojë vetëm në det, por të shikojë edhe drejt qytetit dhe rajonit më të gjerë. “Marrëveshja e Prespës me të vërtetë hap mundësi që të ekzistojë ky bashkëpunim me rezultat konkret ekonomik, që shumë pozitivisht përfshin çështjen gjithëpërfshirëse të zhvillimit të portit dhe rajonit”, thotë Kouvelis, duke iu përgjigjur pyetjes për perspektivat që i hap marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Profesori universitar Blerim Reka është kandidati për president i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare. Në Komisionin Antikorrupsion figuron lista anketuese e pasurisë së profesorit Reka, që është ruajtur që nga periudha kur ai ishte ambasador i Maqedonisë në Bruksel. Sipas asaj që shihet në listën anketuese, Reka posedon një shtëpi prej 200 metra katrorë me vlerë prej 200 mijë euro. Posedon një makinë të tipit Audi A3 të vitit 2007, që vite më parë ishte vlerësuar të etë 20 mijë euro, edhe pse tani ka rënë vlera e saj dhe se Reka thuhet se posedon një makinë tjetër, informon INA.…
Në Maqedoninë e Veriut duhet ende shumë punë për lirinë e medias, veçanërisht të gazetarisë hulumtuese, që shihet si mjet në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë së shtetit, thonë punonjësit e mediave. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, Mlladen Çadikoski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se vërehet një tendencë e butë e përmirësimit, sa i përket lirisë së mediave, megjithëse shton se ende është herët të thuhet se kanë ndodhur reforma. “Po, ka transparencë më të madhe, llogaridhënie më të madhe. Kjo mund të vërehet, por, përsëri do të them, ato…
Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski është konfirmim i konceptit të promovuar nga LSDM-ja për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë në Maqedoninë Veriore të avancuar dhe euroatlantike, shtet partner i barabartë në këshillin demokratik. Për herë të parë në histori, siç thuhet në kumtesën e LSDM-së, 30 parti prej bashkësive të ndryshime etnike, prej përcaktimeve të politike u bashkuan dhe qëndrojnë pas një kandidati i cili bashkon, i cili është i gatshëm ta çojë vendin drejtë anëtarësimit të plotë në NATO dhe integrimin në BE. “Në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët do të zgjedhin presidenti të vërtetë për…
Me 02.03.2019 rreth orës 04.00 është lajmëruar se në Shkup në rrugën Goce Stojcevski, C.L. është sulmuar fizikisht nga ana e tre personave të cilët ia kanë vjedhur portofolin dhe orën, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.