Kandidati i pavarur për president, Blerim Reka në një intervistë për 1TV ka theksuar se shqiptarët janë të lodhur nga patriotizmi i tenderëve. Ai këtë e ka theksuar i pyetur se shqiptarët a janë të lodhur nga dominimi i një partie.“Shqiptarët janë të lodhur nga nacionalizmi komercial, apo tender patriotizmi. Partitë shqiptare nuk janë parti nacionaliste. Ato janë parti që shohin nën prizmin e tenderëve dhe parave”, theksoi Reka. https://youtu.be/72wG3qQ4koM
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka realizuar takim me anëtarët dhe simpatizuesit e Komitetit Komunal në Veles. Ashtu siç informojnë nga partia, Mickoski në takim me qytetarët theks të veçantë ka vendosur në, ashtu si ka thënë, krimet dhe korrupsionin që e bën udhëheqësia aktuale e LSDM-së dhe Zoran Zaevi, duke i quajtur kuadro të së kaluarës të cilët janë të lidhur me tranzicionin duke shfrytëzuar truke pa ofruar diçka të re për qytetarët. Ai njëkohësisht ka kërkuar përgjigje nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të tregojë se cili shërbim sekret e ndjekë Stevo Pendarovskin dhe cila parti politika ka bashkëpunuar me atë shërbim.…
Në Universitetin e Korçës “Fan Noli” do të ketë mësim për gjuhën maqedonase. Kjo ide ka lindur nga Simpoziumi shkencor kushtuar “Jetës dhe veprës së Stero Spase-s”, në dhjetor të vitit të kaluar (2018), kur ministri Edmond Ademi në bisedë e sipër me rektorin profesor- doktor Ali Jashari, kishte kërkuar rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes universitetit “Fan Noli” dhe universiteteve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftimin për media nga kabineti i ministrit për marrëdhënie me diasporën Edmond Ademi. Në këtë drejtim, ka pasuar takimi mes ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Danço Markovski, rektorit të universitetit “Kliment Ohridski”- Manastir,…
Stevo Pendarovski humb, ai e din se nuk gëzon besimin e qytetarëve, prandaj përpiqet të flasë për gjithçka vetëm jo për problemet e vërteta të qytetarëve, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Pushteti, siç thonë nga VMRO-DPMNE, heshti dy dit pasi Stevo Pendarvoski dol dhe tha se është ndjekur prej shërbimeve të huaja. Askush nga MPB-ja nuk tregon nëse Pendarovski është ndjekur dhe nga kush dhe vallë i njëjti me shpikje të gënjeshtrave nuk krijon alibi për humbjen e ardhshme zgjedhore. “Pendarovski e din se nuk ka mbështetje prej qytetarëve, prandaj duhet të shpik. Ai dhe mentori i tij, Zoran Zaev…
Me 05.03.2019 në ora 09.45 në fshatin Petrovec, Shkup, vetura e tipit “Man” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga B.Gj.(42) nga fshati Katllanovë, Shkup, e ka goditur këmbësoren R.K.(72) nga fshati Petrovec, transmeton Almakos. Nga goditja, R.K. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Rreth orës 12.30 ajo ka rënë pre e lëndimeve dhe ka vdekur. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Shkup.
Mbi 60 deputetë me nënshkrimin e tyre i dhanë përkrahje kandidaturës së Stevo Pendarovskit për president të shtetit, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe deputeti, Aleksandar Kiracovski, i cili është edhe shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet e e ardhshme presidenciale. Ai theksoi se, përkundër asaj që me nënshkrimin e përkrahjes së deputetëve është përmbushur kushti ligjor për kandidaturën e Pendarovsit, përkrahje mund t’i japin edhe qytetarët duke vendosur nënshkrimin e tyre personal në njësitë rajonale të KSHZ-së në vend. “Deputetët e komuniteteve të ndryshme etnike, nga parti të ndryshme, të bashkuar janë rreth përzgjedhjes së përbashkët për fitore,…
Diaspora është pjesë e këtij shteti dhe për këtë shkak ashtu do ta trajtojmë, deklaroi sot ministri përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi, në konferencën për media ku u prezantua “Strategjia kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën 2019-2023”, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas tij, strategjia kombëtare për diasporën paraqet bazën e ndërlidhjes institucionale të shtetit dhe diasporës kundrejt partizimit nga e cila përfitime do të kenë shteti dhe diaspora. Ai po ashtu theksoi se strategjia bazohet në katër shtylla kyçe. “Shtylla e parë janë çështjet politiko-juridike dhe konsullare. Shtylla e dytë janë diaspora dhe zhvillimi ekonomik.…
Sa i përket mungesës së mjekëve në vend, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se analizat që janë bërë vitin e kaluar flasin se mungojnë afro 600 mjek. Megjithatë u shpreh më tej ai, gjatë viti 2018 në sektorin e shëndetësisë janë punësuar 3 200 persona, prej të cilëve numër më i vogël i mjekëve dhe motrave medicinale.Për gjendjen në Spitalin e Strugës, ministri pranon se atje nuk ka kushte për shërbime shëndetësore moderne dhe se për momentin po shqyrtohet modeli sipas të cilit do të ndërtohet Spitali i ri në dalje të qytetit, në drejtim të vendkalimit kufitar Qaf…
Me 05.03.2019 në ora 11.50 në SPB Manastir është lajmëruar se në eterin e fshatit Crneec, Manastir, është shkaktuar një zjarr në ara, transmeton Almakos. Zjarri është shuar në ora 14.00 nga Ekipi i zjarrfikësve në Manastir.
Me 05.03.2019 në ora 15.00 në SPB Shtip është lajmëruar se në eterin e Pehcevës, në afërsi të vendit të quajtur Spikovo, është shkaktuar një zjarr që ka kapur disa objekte ndihmëse, të mbjella frutash dhe hapësirë të madhe të barit, transmeton Almakos. Zjarri është lokalizuar nga ekipi i Zjarrfikësve në Pehcevë.
Ridvan Ismaili Komuna e Studeniçanit ka shkallën më të lartë të natalitetit në Rajonit e Shkupit, njëkohësisht edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Edhe kësaj radhe dëshmoi se është njëra ndër komunat më vitale në vend dhe bie në grupin e komunave me natalitet të lartë, me mbi 29 promila. Ajo, gjatë vitit 2018, mban rekordin për nga numri i foshnjave të lindura në raport me numrin e popullsisë. Vitin që lam pas, krahasuar me vitet paraprake, kjo komunë shënoi shkallën më të lartë të lindjeve (501) dhe shkallën më të ulët të vdekjeve (109), gjë që i mundëson…
Riemërimi i institucioneve shtetërore, publike të financuar nga buxheti i shtetit është bërë në bazë të tri kritereve. Ngel të shihet vetëm se si do të vendoset për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, për të cilën në rrjedhë janë konsultimet. “Dje kemi miratuar vendim se Regjistri Qendror do t’i bëjë këto ndryshime dhe do t’i shkruaj emrat e ri, ndërsa shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta do të vendos tabelat e reja në institucione”, tha sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Boshnjakovski sqaroi se në institucionet ku përmendet fjala “Republika e Maqedonisë”, do të ndryshohen në…