Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e ka publikuar tekstin e versionit punues të propozim-ligjit për shërbim të lartë udhëheqës, njofton Portalb.mk. Prej sot, propozimi është vendosur në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik, ku në 20 ditët e ardhshme, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi me komentet e tyre, vërejtjet dhe propozimet që të kontribuojnë në përmirësimin e tekstit të Ligjit. Me këtë ligj po bëhet hap në drejtim të profesionalizimit dhe departizim të administratës publike. Ajo është pjesë e kërkesave kyçe të qytetarëve, por edhe të Bashkimit Evropian. Qëllimi i këtyre reformave, shtojnë nga Ministria është vendosja e…
Author: Hamdi Kumanova
Me 07.03.2019 rreth orës 14.30, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë e arrestuan G.C.(47) nga Recica e Vogël, Tetovë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. G.C. është mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 07.03.2019 rreth orës 13.00 në Tetovë është arrestuar A.I.(23) nga fshati Pirok, Tetovë, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, transmeton Almakos. Pas zbardhjes së tërësishme të rastit, kundër A.I. do të ngritet padi adekuate penale.
Me 07.03.2019 në SPB Shkup, V.A.(19) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 13.00 ai dhe vëllai i tij M.A. janë sulmuar fizikisht nga personat A.B., R.I. dhe A.L., transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 07.03.2019 në ora 09.30 në SPB Shkup, një burrë 43 vjeçar nga fshati Studenican, Shkup ka lajmëruar se me 05.03.2019 rreth orës 14.00 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” vajza e tij 16 vjeçare është takuar nga A.R. nga fshati Studenicani, me të cilën paraprakisht janë njohur, e ka futur me dhunë në veturën e tij, ku pas 40 minutave e ka lëshuar që të shkoje pa asnjë kontakt fizik, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Intelektualja nga Tetova, Elita Masha, me rastin e 8 marsit ka dërguar një porosi në gjuhën angleze deri tek të gjitha gratë dhe motrat shqiptare anembanë rruzullit tokësor. Masha ka porositur gratë, nënat dhe motrat që të qëndrojnë dhe luftojnë bashkërisht për të drejtat e tyre, transmeton Almakos. “Gëzuar Ditën e Nënës?? Për të gjitha heroinat femërore për çdo betejë të ballafaquar, për çdo luftë të kaluar, çdo padrejtësi dhe diskriminim që na bëri ne që jemi sot! Luftëtare e jo viktima ?? Së bashku ne qëndrojmë, të ndara ne biem! QËNDRUESHMËRI PËR FUQIZIM TË GRAVE”, shkroi Elita Masha.
Me 07.03.2019 në ora 14.45 është lajmëruar se në Shën Nikollë në rrugën “Mladinska” vetura e tipit “Opel” me targa nga Shën Nikolla e drejtuar nga S.P.(43) nga fshati Milino, e ka goditur këmbësorin D.M. (81) nga Shën Nikolla, transmeton Almakos. D.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Shën Nikollë ku po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
SPB Shkup në bashkëpunim me SPB Tetovë realizuan një aksion kundër tregtisë së palejuar të drogës duke dërguar deri te PTHP një padi penale kundër B.S.(33) për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ tregti e paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Dje rreth orës 14.45, zyrtarët policor në bazë të urdhrit gjyqësor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit në Shkup, ku janë gjetur disa pakovka me drogë, matëse digjitale, para në vlerë nga 350 euro dhe 64.000 denar, celular dhe mjete tjera. Mjetet e gjetura me vërtetim janë konfiskuar…
Me 07.03.2019 në ora 18.30 është lajmëruar se në rrugën regjionale Prilep-fshati Vitolishtë, C.B.(77) nga Prilepi duke drejtuar mopedin “Tomos” e ka humbur kontrollin mbi të njëjtin dhe është rrëzuar në rrugë, transmeton Almakos. C.B. është dërguar në Spitalin e qytetit në Prilep, ku nga ana e mjekut iu janë konstatuar lëndime të rënda. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Prilep.
Me 07.03.2019 në ora 18.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Aradhat partizane” përballë qendrës tregtare “Porta Vlae” B.L.(61) nga Shkupi duke drejtuar mopedin “Beneli” e ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mopedi, transmeton Almakos. B.L. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të rënda. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 07.03.2019 në ora 18.45 në SPB Shkup është lajmëruar se në fshatin Bulacani, vetura e tipit “ BMV “ me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.B.(28) nga fshati Bulacani, Shkup e ka goditur B.R.(59) nga fshati Bulacani, Shkup i cili ka qenë duke e shtyrë një kultivator, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar B.R. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 07.03.2019 në ora 14.30 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti Ndërkombëtar Shkup’ gjatë kontrollit te B.I.(27) nga fshati Sllupcan, Kumanovë, është konstatuar se i njëjti evidentohet në stop listën me masën A (Arresto), transmeton Almakos. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor për mbajtjen e dënimit me burg në burgun e Idrizovës.