Author: Hamdi Kumanova

Me Ligjin e ri për furnizime publike, që do të fillojë prej prillit, vendosen një varg sërë masash, të cilat i përmirësojnë kushtet për kyçjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizimet publike, për shkak se ato janë shtylla kurrizore e ekonomisë, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një intervistë për portalin biznisregulativa.mk. “Nga njëra anë, hyrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizimet publike, u mundëson organeve kontraktuese ta zgjerojnë bazën e ofruesve potencial dhe t’i ndjejnë efektet pozitive nga konkurrenca më e madhe. Nga ana tjetër, krijohet kundërpeshë e lojtarëve dominues në treg”,…

Lexo më Shumë

Kandidati i vetëm shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka thënë se përkrahja e qytetarëve për kandidaturën e tij është e rëndësishme. Megjithatë, sipas tij, vota do ta përcaktojë fituesin në zgjedhjet që pritet të mbahen më 21 prill të këtij viti. Reka gjatë intervistës ka pohuar se synimi i mandatit të tij presidencial është kthimi i rendit republikan dhe depersonalizimi i shtetit. “Nëse duan ta ndryshojnë gjendjen intelektualët duhet ta thyejnë kufirin midis vëzhguesit, kritikuesit verbal dhe veprimtarit aktiv. Pa marrë përgjegjësi politike nuk mund të bëhen ndryshime”. Kështu ka deklaruar në një intervistë kandidati i…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se parametrat ekonomik dëshmojnë se ekonomia po lëvizë në drejtimin e duhur. Ata thonë se konfirmim për këtë është rritja e bruto prodhimit vendor prej 3,7 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2018. “Në periudhën e njëjtë, shkalla e papunësisë është ulur më 19,4 për qind që është minimum historik. Vetëm vitin e kaluar janë hapur 26.000 vendet të reja pune të paguara mirë, ndërsa janë vërejtur edhe vlerë rekorde e investimeve të huaja prej 624,5 milionë euro”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se qeveria e udhëhequr…

Lexo më Shumë

Me 10.03.2019 në ora 01.55 në Stacionin Policor në Kavadar është lajmëruar se në një lokal është prishur rendi publik nga një përleshje fizike midis personave: D.T.(32) nga Kavadari dhe Z.Z.(25) nga fshati Vatasha nga njëra anë dhe A.S.(22) nga fshati Sopot dhe S.S.(38) nga Kavadari nga ana tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 09.03.2019 në ora 19.25 është lajmëruar se në fshatin Gajranci-Probishtip, gjatë një zënke rreth kullotës së kopesë, B.A.(65) nga fshati Tarinci, Shtip, me thikë e ther B.P.(56) nga fshati Karaorman, Shtip, transmeton Almakos. B.P. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Shtip, ndërsa B.A. është arrestuar në Stacionin Policor. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 09.03.2019 në periudhën nga ora 18.00 deri në ora 23.00 nga SPB Strumicë është kryer një sigurim shtesë i manifestimit kulturor “Karnevali i Strumicës 2019”, transmeton Almakos. Rreth orës 18.00 në shërbimin e kujdestarisë në SPB Strumicë, T.u.(32) nga Kocani ka lajmëruar se është vendosur një bombë në qendrën tregtare në Strumicë. Pas paraqitjes në polici është vepruar nga Njësiti i antiterrorizmit dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se po bëhet fjalë për një alarm të rrejshëm.

Lexo më Shumë

Me 09.03.2019 në ora 09.00 në Stacionin Policor në Kavadar, një grua 29 vjeçare nga Kavadari ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 05.00 kur është kthyer në shtëpinë e saj e ka takuar ish burrin e saj ( 32 vjet) nga Kavadari i cili e ka përdhunuar, transmeton Almakos. Përdhunuesi është arrestuar në Stacionin Policor dhe është njoftuar edhe Prokurori Publik nga PTHP në Veles. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Me 09.03.2019 rreth orës 20.00 në autostradën Gjevgjeli-Negotinë afër Demir Kapisë, vetura e tipit “Micubishi” me targa nacionale gjermane e drejtuar nga XH.N.(24) nga fshati Haraçinë, Shkup, ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në veturë janë transportuar 15 emigrant ilegal nga Irani, Pakistani dhe Afganistani. Në aksident nuk ka persona të lënduar. Xh.N. dhe emigrantët janë arrestuar për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 09.03.2019 rreth orës 14.00 është lajmëruar se në fshatin Stanjevci-Shën Nikollë, në një kope në pronësi të B.D., për shkak të instalimit të parregullt elektrik është shkaktuar një zjarr ku janë djegur 13 qinxha, pjesa e çatisë dhe një pjesë e kopesë, transmeton Almakos. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve në Shën Nikollë.

Lexo më Shumë