Author: Hamdi Kumanova

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shfaqur probleme shëndetësore në burg dhe është shtruar me urgjencë në QSUT. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ish-ministri Beqaj ka pasur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë. Sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore është ende e pastabilizuar. Ilir Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen e “SASPAC”. Ai akuzohet për abuzim me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme edhe për dosjen e “Sterilizimit”.

Lexo më Shumë

Ish-trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus, emërohet trajneri i ri i Al Nassr të Ronaldos Pak minuta pasi Jorge Jesus mbërriti në Aeroportin Humberto Delgado të Lisbonës për të udhëtuar drejt Arabisë Saudite, Al Nassr e zyrtarizoi trajnerin portugez 70-vjeçar si trajnerin e ri të skuadrës. Jesus ka firmosur për një sezon me Al Nassr dhe rikthehet kështu për të drejtuar një ekip saudit, pas eksperiencës me Al Hilal sezonin e kaluar, transmeton kp. Ai zëvendëson Stefano Piolin në stolin e skuadrës ku luan edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo, disa muaj pasi u shkarkua nga Al Hilal. Trajneri portugez do…

Lexo më Shumë

Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha gjermane, RB Leipzig dhe Stuttgart. Sipas mediumit The Athletic, shqiptari i Bluve, Armando Broja, që është jashtë ‘mode’ te Chelsea, ka tërhequr pretendentë nga Bundesliga . “RB Leipzig dhe Stuttgart kanë shprehur interesin e tyre për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja”. “RB Leipzig po përgatitet për largimin e Benjamin Sesko dhe Xavi Simons, ndërsa Stuttgart tashmë ka refuzuar ofertat e Bayern Munich për Nick Woltemade”. “Të dy e shohin Brojën si një zëvendësim të mundshëm. Chelsea po kërkon një shitje të përhershme, ndërsa Broja është…

Lexo më Shumë

Më 14.07.2025 në orën 17:15 në Radovish, nga SPB Strumicë–DBK Radovish kanë ndaluar T.N. (18) nga Radovishi. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet marihuanë dhe një mulli me mbetje bimore. Është informuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Radovishit, dhe pas dokumentimit të rastit kundër T.N., do të ngrihet një padi përkatëse.

Lexo më Shumë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i mirëpriti planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të furnizuar Ukrainën me armë “në shkallë të gjerë”. “Presidenti Trump dhe unë e kemi diskutuar këtë disa herë gjatë ditëve të fundit. E kam siguruar: Gjermania do të luajë një rol aktiv”, shkroi Merz në platformën X. Trump tha se do të dërgojë sisteme mbrojtëse ajrore – Patriot, për ta ndihmuar Kievin që të mbrohet nga Rusia, por se kostot do të mbulohen nga Bashkimi Evropian. Më herët, Merz ka shprehur gatishmërinë e Gjermanisë për të blerë sisteme Patriot nga SHBA-ja për Ukrainën. Raportohet se bëhet…

Lexo më Shumë

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka thënë se babait të tij po i bëhen 15 vjet në burgje, dhe se kjo po ndodhë pasi ai zgjodhi lirinë e një populli dhe jo lirinë e tij. Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, Krasniqi shkruan tutje se babai i tij zgjodhi luftën kundër gjenocidit serb, e jo heshtjen ndaj tij. “Zgjodhi Kosovën shtet, e jo më kurrë nën Serbi. Në vend që ta shijonte rolin e gjyshit me mbesat e tij, çdo ditë e më shumë po plaket në qeli, larg vendit të tij. Prandaj, sot, ende në…

Lexo më Shumë

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE, Thomas Waitz dje zbuloi se kundër tij po zhvillohej një fushatë e ashpër dhe se kishte marrë kërcënime me vdekje. Ndaj pretendimeve të Waitz ka reaguar akademiku bullgar Spas Tashev. Ai thotë se Waitz duhet të vërtetojë pretendimet që bëri në intervistë. “Mendoj se është koha të dërgojmë një raport te Zyra e Prokurorit Publik Europian në lidhje me sjelljen e Thomas Waitz! Apo duhet që raporti të shkojë te një institucion tjetër europian? Waitz duhet ose të vërtetojë pretendimet e tij ose të shpallet shpifës dhe përfaqësues serb. E ruajta videon që…

Lexo më Shumë

Studentët e vitit të dytë dhe të katërt mund të aplikojnë deri më 31 korrik, ndërsa studentët e vitit të parë do të aplikojnë në shtator. Regjistrimi elektronik për akomodim në konviktet shtetërore dhe private të studentëve në të gjithë vendin për vitin akademik 2025/2026 ka filluar sot. Regjistrimi, i cili vlen për studentët e vitit të dytë dhe të lartë, si dhe maturantët, do të zgjasë deri më 31 korrik. Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se studentët e vitit të parë do të mund të aplikojnë pas përfundimit të periudhës së regjistrimit në fakultete, në periudhën nga 10…

Lexo më Shumë

Për më shumë se 20 vite qeverisje, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e harroi kulturën shqiptare. Përfaqësimi i artistëve shqiptarë ishte i rastësishëm, financimi u politizua, ndërsa institucionet kulturore u shndërruan në vegla të propagandës partiake apo në burime të keqpërdorimeve të rënda financiare. Qytetarët nuk harrojnë. Faktet flasin vetë: Filharmonia me vetëm 4% përfaqësim shqiptar; Opera dhe Baleti me vetëm 1% përfaqësim; Agjencia e Filmit e mbyllur për artistët shqiptarë. Festivalet kombëtare, teatrot dhe institucionet e trashëgimisë kulturore janë kapur nga një rrjet klientelist dhe janë të mbyllura për krijuesit shqiptarë. Më rëndë akoma, kultura jo vetëm që u…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet entuziazmin me të cilin Qeveria e tanishme po promovon realizimin e projekteve strategjike të vendit, siç është Koridori 8, një projekt i jashtëzakonshëm i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, që përfaqëson interes strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aleancën euroatlantike dhe rrjetin e korridoreve trans-evropiane të NATO-s. Megjithatë, nuk mund të mos theksojmë se pikërisht ata që dikur e sabotonin, e bllokonin dhe e stigmatizonin këtë projekt, sot përpiqen të përvetësojnë meritën për një iniciativë që u mundësua dhe u jetësua falë vullnetit politik, angazhimit institucional dhe vizionit strategjik të BDI-së dhe…

Lexo më Shumë

Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje më të mirë se pritej, pavarësisht tarifave të SHBA-së dhe krizës së gjatë në tregun e pronave që kanë ndikuar në ngadalësimin e saj. Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e Kinës u rrit për 5.2% në tremujorin që përfundoi në qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje është pak më e lartë se parashikimi i ekonomistëve prej 5.1%, por më e ulët se në tremujorin e mëparshëm. Ekonomia e dytë më e madhe në botë e shmangu një rënie të madhe, pjesërisht falë masave të marra nga Qeveria dhe…

Lexo më Shumë

Modric te Milan, një tjetër kampion veteran në San Siro: Historia e sukseseve dhe dështimeve Luka Modric është lojtari më i fundit që i bashkohet AC Milanit në një moshë të avancuar, duke ndjekur një traditë të gjatë të kampionëve që kanë kaluar në San Siro drejt fundit të karrierës së tyre. 39-vjeçari kroat, i cili do të mbushë 40 së shpejti, nënshkroi zyrtarisht me Rossonerët. Mediat italiane e krahasojnë transferimin e Modric me atë të Cristiano Ronaldos te Juventusi, si një nga ardhjet më të bujshme të dekadës në Serie A. Por kujtimet e Milanit me lojtarë veteranë kanë…

Lexo më Shumë