Gjykimi kundër ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nikola Vasev i cili së bashku me dy onkologë të tjerë akuzohet për trajtim neglizhent të pacientëve, do të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Mbrojtja e të pandehurit të parë Vasev në seancën e mëparshme i paraqiti Gjykatës një kërkesë që Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski ta marrë përsipër çështjen ose ta delegojë atë në një prokurori tjetër. Duke pasur parasysh se propozimi kërkon një vendim nga Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë, gjykata e shtyu seancën. Çështja është në procedurën e provave dhe duhet të vazhdojë me…
Author: Hamdi Kumanova
Justifikimi ligjor i qeverisë amerikane për vendosjen e anijeve luftarake në Detin e Karaibeve për të synuar trafikantët e drogës me bazë në Venezuelë ka ngritur shqetësime se Uashingtoni nuk do të ndalet këtu, por do të kërkojë të rrëzojë presidentin venezuelian, Nicolas Maduro. SHBA-të janë të angazhuara në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një memo të dërguar Kongresit javën e kaluar. Letra kishte për qëllim të ofronte justifikim ligjor për sulmet e nisura nga ushtria amerikane kundër motoskafeve që transportonin të dyshuar si trafikantë droge. Të paktën 21…
Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet sot për në banesën e fundit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit. Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00. Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit, ka tronditur opinionin publik për faktin që ishte një akt i pazakontë në vendin tonë si dhe për faktin që në sallë e gjyqit, një nga vendet ku siguria duhej të ishte maksimale, autori Elvis Shkambi nxori…
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vendimet e marra në shkurt të vitit 2022, kur nisi pushtimi i Ukrainës, ishin “të sakta dhe në kohën e duhur”. Ai theksoi se detyrat e Rusisë mbeten të pandryshuara. “Ne duhet të sigurojmë arritjen pa kushte të të gjitha objektivave”, u shpreh ai. Sipas agjencisë Interfax, Putin theksoi se Rusia e ruan plotësisht iniciativën strategjike në terren dhe pretendoi se trupat ruse kanë pushtuar pothuajse 5,000 kilometra katrorë territor gjatë këtij viti. Ai gjithashtu deklaroi se forcat e armatosura ukrainase po tërhiqen përgjatë gjithë frontit.
Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk e pranon për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.“Për mua z. Basha nuk është kryetar i Kuvendit. Nuk e pranoj. Ai është i zgjedhur që të jem i qartë, unë nuk e pranoj për kryetar të Kuvendit. Nuk kam asgjë me personin privat të tij, por këtu duhet të kemi një standard”, deklaroi Limaj në “Rubikon”, në Klan Kosova. Limaj tha se kjo është hera e parë që ai nuk e pranon një udhëheqës të një institucioni.
Eugen Cakolli nga KDI tha se gjasat e mëdha janë që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme përshkak të mos krijimit të qeverisë së re.“Tash nuk dua të spekuloj, por në parim gjasat janë më të mëdha që të kemi proces zgjedhor (zgjedhje të jashtëzakonshme) para se të kemi çfarëdo qeverie në Kosovë brenda mbase javëve në vijim”, tha ai. Cakolli beson se qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit edhe një herë për zgjedhjet parlamentare gjatë këtij viti apo në fillim të vitit 2026.“Unë besoj në situatën e tanishme me polarizimin e skajshëm dhe pozita diametralisht të kundërta të partive…
Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin e çelikut, përkatësisht në 50 për qind, për të mbrojtur prodhuesit e BE-së nga konkurrenca nga vende si Kina, njoftoi të martën Komisionari për Industrinë i Bashkimit Evropian, Stephane Sejourne. Për më tepër, volumi i importeve që nuk preken nga tarifat pritet të përgjysmohet. Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së duhet të japin dritën jeshile para se rregullat e reja të hyjnë në fuqi. Qëllimi i këtij propozimi është që të mbrohen prodhuesit evropianë të çelikut dhe vendet e punës. “Ky është riindustralizimi i Evropës”, shkroi komisionari Sejourne…
Kanceri i gjirit përbën rreth 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer çdo vit, duke zënë vendin e parë për risk individual tek gratë shqiptare. Këto të dhëna të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se, pamja epidemiologjike e kancerit të gjirit në Shqipëri paraqet ngjashmëri me prirjet globale. Aktualisht, në vend jetojnë rreth 5,000 gra me kancer gjiri, ndërsa vetëm në vitin 2024 janë diagnostikuar 805 raste të reja tek femrat dhe 14 raste tek meshkujt. Krahasuar me vitin 2015, incidenca e kësaj sëmundjeje është rritur me 23%, ose mesatarisht me 2.1% çdo…
Kushtet aktuale ekonomike nuk e mbështesin një hekurudhë të elektrifikuar sa i takon projektit Durrës-Rrogozhinë por kjo mund të bëhet në një fazë të mëvonshme. Të paktën kështu argumentohet në një raport të rishikuar në gusht të këtij viti në funksion të projektit dhe të publikuar nga Hekurudha Shqiptare. Bëhet fjalë për përmbledhjen jo-teknike të azhornuar e cila lidhet me rindërtimin e kësaj linje. Të dhënat që kanë në bazë studimin e fizibilitetit të vitit 2018 dhe një seri dokumentesh të tjera të paketës mjedisore janë rifreskuar nga konsulenti ENOVA. Por çfarë thotë dokumenti lodhur me alternativat për këtë hekurudhë.…
Projekti për asimilimin politik të shqiptarëve ka filluar në vitin 2022 me marrëveshje ndërmjet dy partive më të mëdha maqedonase, ndërsa është dirigjuar nga oligarkia maqedonase, ndërsa ka filluar të implementohet nga qeveria e Hristijan Mickoksit. Kështu ka thënë nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi. Ai tha se qeveria e sotme nuk është një produkt i një procesi demokratik, por është rezultat i një marrëveshjeje të fshehtë dhe anti-demokratike. “Kjo marrëveshje kishte për qëllim de-faktorizimin e shqiptarëve dhe asimilimin e tyre politik, për t’i kthyer nga faktorë shtetformues në figurë simbolike brenda institucioneve. Ky projekt i errët synon të zhbënte…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë sekuestruar 1,158 orë dore të falsifikuara. Nga Drejtoria e Doganave shtojnë se në pikat kufitare deri në shtator të këtij viti janë zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke sekuestruar pothuajse 78.000 produkte me marka të njohura tregtare. “Gjatë një kontrolli të mallrave të deklaruara për tranzit në pikën kufitare Bogorodicë, u sekuestruan gjithsej 1.158 orë dore me markat e mbrojtura tregtare “Rolex”, “Boss”, “Armani” dhe “Tommy Hilfiger”. Rasti u zbulua nga një ekip doganor mobil, i cili, për shkak të dyshimit, kreu…
Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar komune të Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, prezantoi një pjesë të programit të tij për rininë gjatë një debati të organizuar në qendrën rinore “iCan”. Në fokus të programit qëndron mbështetja për start-up-et dhe përfshirja aktive e të rinjve në jetën komunitare dhe në vendimmarrje. Një nga pikat kyçe të këtij programi është ofrimi i granteve prej 60.000 denarësh për të rinjtë nën 30 vjeç që synojnë të hapin bizneset e tyre. “Çdo vit do të mbështeten 30 të rinj përmes kësaj skeme, me qëllim zhvillimin dhe realizimin…

