Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar komune të Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, prezantoi një pjesë të programit të tij për rininë gjatë një debati të organizuar në qendrën rinore “iCan”. Në fokus të programit qëndron mbështetja për start-up-et dhe përfshirja aktive e të rinjve në jetën komunitare dhe në vendimmarrje. Një nga pikat kyçe të këtij programi është ofrimi i granteve prej 60.000 denarësh për të rinjtë nën 30 vjeç që synojnë të hapin bizneset e tyre. “Çdo vit do të mbështeten 30 të rinj përmes kësaj skeme, me qëllim zhvillimin dhe realizimin…
Author: Hamdi Kumanova
Që nga fillimi i tetorit, policia ka lëshuar 2,267 shkelje të rregullave të trafikut, dhe 22 persona janë burgosur për drejtim mjeti të pakujdesshëm në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal. Në periudhën nga 1 deri më 5 tetor të këtij viti, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga një total prej 2,267 urdhërpagesash të lëshuara, 514 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar, informoi policia. “Gjoba…
Më 07.10.2025, rreth orës 00:30, në lagjen “Pitarinca” në Gostivar, punonjës policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin V.D. (28) nga Gostivari. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe konfiskuar materie e bardhë në formë pluhuri, e dyshuar si substancë narkotike. Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski, sot nga Komuna e Butelit paralajmëroi një sërë projektesh infrastrukturore të cilat, siç tha, janë pjesë e vizionit sistematik për një Shkup të sigurt, funksional dhe bashkëkohor. Si më të rëndësishën e veçoi ndërtimin e një rreth rrotullimi në udhëkryqin mes rrugëve “Butelska” dhe “Aleksandar Urdarevski”, me të cilin pritet përmirësim i konsiderueshëm i sigurisë në trafik në këtë pjesë të qytetit. “Rreth rrotullimi që do të ndërtohet këtu do të thotë fund i kaosit në komunikacion dhe ulje e konsiderueshme e rrezikut nga fatkeqësitë. Kjo pikë është një…
Më 06.10.2025, në pikën kufitare Tabanovcë, oficerët e policisë ndaluan dy shtetas italianë, J.P. (33) dhe B.M.R. (33). Gjatë kontrollit të automjetit Renault me targa italiane, të drejtuar nga J.P., në bagazhin e saj u gjetën 186 fara kanabisi, LSD, një substancë e fortë ngjyrë kafe dhe një qese me kërpudha të thata. Marihuanë u zbulua në bagazhin e shoqëruesit të saj B.M.R. Të dy po mbahen në stacionin e policisë dhe, pas përfundimit të hetimit, do të ngrihen akuza përkatëse. Çështja është ende në vazhdim dhe policia po punon për të dokumentuar të gjitha detajet.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar dy persona nga Shkupi, të dënuar me burg, e të cilët ishin lejuar me leje nga autoritetet e burgut të Idrizovës. Nga MPB thonë se të njëjtit nuk i ishin bindur urdhrit të Policisë për t’u ndaluar dhe u përpoqën të arratiseshin. “Më 6 tetor 2025, në afërsi të lagjes Nova Kolonija, zyrtarë policorë nga Sektori për Operacione Speciale Policore, duke vepruar sipas një plani të SPB Shkup, kanë arrestuar N.A. (45) dhe A.J. (23) nga Shkupi. Të dy personat ishin të dënuar, por ndodheshin…
Më 06.10.2025 në orën 22:00, në Departamentin e Policisë Grupçin, L.J. (61) nga fshati Pallaticë ka raportuar se rreth orës 14:00, ndërsa nipi i tij 11-vjeçar po luante me shokët, një grua e moshuar i ka ndjekur me një send prej druri. Pas kësaj, nipi i saj 16-vjeçar e ka sulmuar fizikisht 11-vjeçarin. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Ministria e Transformimit Digjital njofton se nga janari i vitit të ardhshëm, regjistrimi i një të porsalinduri do të jetë plotësisht i automatizuar, informoi Ministri i Transformimit Digjital. “Qeveria dhe Ministria e Transformimit Digjital po përmbushin një tjetër premtim zgjedhor. Që nga fillimi i vitit, Ministria ka formuar një grup pune midis disa institucioneve, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë për Mbajtjen e Regjistrave Civilë, Ministrinë e Shëndetësisë – Drejtorinë për Shëndetin Elektronik dhe institucionet përkatëse të shëndetit publik, për të arritur automatizim të plotë në lëshimin e certifikatës së parë të lindjes për të porsalindurit (Projekti: e-baby)”, thuhet…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar dy persona nga Shkupi, të dënuar me burg, e të cilët ishin lejuar me leje nga autoritetet e burgut të Idrizovës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se të njëjtit nuk i ishin bindur urdhrit të Policisë për t’u ndaluar dhe u përpoqën të arratiseshin. “Më 6 tetor 2025, në afërsi të lagjes Nova Kolonija, zyrtarë policorë nga Sektori për Operacione Speciale Policore, duke vepruar sipas një plani të SPB Shkup, kanë arrestuar N.A. (45) dhe A.J. (23) nga Shkupi. Të dy personat ishin të dënuar,…
Rritja reale e BPV-së nga 3,1 për qind në vitin 2025, nga 3 për qind në vitin 2026 dhe nga 3 për qind në vitin 2027 janë vlerësimet e Bankës Botërore për venndin. Sipas raportit të fundit, dallimi në përqindje në pika përqindje nga projeksionet në raportin e pranverës për vitin 2025 është në epërsi dhe arrin 0,4, 0,3 dhe 0,2 për këto tre vite. Vlerësimet dhe parashikimet i pasqyrojnë të dhënat e kapshme deri më 20 shtator të vitit 2025. Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të përshpejtohet me ritme të moderuara në vitin 2026 dhe të rimëkëmbet…
Prezantimi i kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2025 vazhdon sot, fokusi i tubimeve pritet në fjalimet e liderëve të partive më të mëdha. VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të zhvillojnë takime me qytetarë dhe tubime sot në Mavrovë, Rostushë, Gostivar dhe Tetovë. Karvani i fushatës së LSDM-së është në Dojran, Bogdanci, Gjevgjeli dhe Vallandovë. E Majta për sot ka paralajmëruar një takim me qytetarë në Negotinë, në të cilin do të marrin pjesë lideri i partisë Dimitar Apasiev, deputeti Sashko Jançev, kryetari i listës, Nikola Lambev, dhe kandidatët e tjerë…
Operatorët privatë të autobusëve në Shkup do të operojnë me orar të rregullt nga sot. Pronari i “Jofi Bus”, Jovica Zafirovski, konfirmoi se NTP Shkup u pagoi nga 6 milionë denarë secilës prej tre kompanive dje pasdite. “Ne morëm informacion se na janë paguar nga 6 milionë denarë dhe pas koordinimit me operatorët, po kthehemi të operojmë me një orar të caktuar. Shuma nuk është shumë e madhe, por kërkuam që të na paguhet një shumë e caktuar në mënyrë që të mund të vazhdojmë. Kjo është e mjaftueshme që ne të operojmë rregullisht për dy javët e ardhshme…

