Ulja e temperaturave dhe shfaqja e ngricave në disa rrugë të vendit, kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim për shumë drejtues të automjeteve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit kanë ndodhur disa aksidente. Më i rëndi ka qenë ai në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, ku dy persona humben jetën. Sipas informatave të MPB-së, automjeti i drejtuar nga A.F. 56 vjeçar nga fshati Vidushë, komuna Mavrovë-Rostushë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Radikë. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjerja M.F. 56 vjeçare kanë ndërruar jetë në vendin e…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim në Gostivar, Valbon Limani, prezantoi një masë konkrete për mbështetjen e të rinjve, duke paralajmëruar financim direkt për nisma të reja rinore.“Për çdo të ri dhe të re deri në moshën 30 vjeç, Komuna e Gostivarit do të ndajë nga 60.000 denarë për start-up-e. Çdo vit do të mbështesim 30 ide të reja, sepse rinia është motori i zhvillimit,” deklaroi Limani. Limani nënvizoi që kjo masë do të zbatohet menjëherë pas marrjes së mandatit dhe synon të mbajë të rinjtë në vend duke investuar në idetë dhe potencialin e tyre. 30…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë paralajmëron se viti 2026 do të jetë një vit i vështirë për qytetarët, duke theksuar se në buxhet nuk ka mjete të mjaftueshme për rritjen e pagave të punëtorëve, për vendosjen e një page minimale prej 600 eurosh, apo për uljen e çmimeve të larta. Sipas LSDM-së, në arkën shtetërore tashmë mungojnë rreth 1 miliard euro. Ata theksojnë se kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht dhe se rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të shkaktojë një zinxhir shtrenjtimesh edhe në produkte dhe shërbime të tjera. “Gjithçka është bërë më e shtrenjtë. Me afrimin e zgjedhjeve…
Disa furra në Maqedoninë e Veriut kanë rritur tashmë çmimet e produkteve të bardha të bukës dhe të burekut, ndërsa të tjera pritet ta bëjnë këtë në ditët në vijim, si pasojë e rritjes së kostove të energjisë elektrike, thanë qytetarë dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. Sipas konsumatorëve, në disa furra çmimet janë rritur deri në 10 denarë për produkt, ndërsa nuk përjashtohet që shtrenjtimi të përfshijë edhe produkte të tjera nga mielli. Kjo ndodh vetëm disa muaj pasi çmimet e produkteve të furrës u rritën për herë të fundit, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare. Prodhuesit thonë se…
Kryeministri Hristijan Mickoski nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se po realizohet projekti për ndërtimin e një salle të edukatës fizike në SHFK “Naum i Ohrit” në vendbanimin Creshevë në Komunën e Gazi Babës. Siç thekson kryeministri, projekti përfshin realizimin e një impianti sportiv modern pa auditor, i destinuar për zhvillimin e orëve të edukatës fizike dhe aktiviteteve rekreative. Ndërtimi i këtij objekti, siç thuhet në postimin në Fejsbuk, krijon kushte të sigurta, funksionale dhe moderne për aktivitet fizik për nxënësit, gjë që kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre të shëndetshëm, rritjen e aktivitetit fizik dhe cilësinë më të mirë të…
Nga Drejtoria për të Ardhura Publike në një kumtesë për media bëjnë të ditur se në buxhetin e shtetit në vitin 2025 janë mbledhur 4 miliardë e 426 milionë euro nga taksat dhe kontributet sociale, transmeton TV21. Siç thonë nga DAP, krahasuar me vitin 2024 ka rritje të të ardhurave prej 308.3 milionë euro. Nga DAP mes tjerash theksojnë se nga shuma totale, të ardhurat tatimore arrijnë në 2 miliardë e 334 milionë euro, me një rritje prej 7,5%, përkatësisht 163,2 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Kumtesa e plotë e Drejtorisë për të Ardhura Publike. Drejtoria e…
Policia e Tetovës ngriti kallëzime penale kundër katër personave – Sh.F. (54) dhe Z.Z. (48) nga Tetova, M.F. (29) nga Koliçani i Epërm dhe I.A. (54) nga Shemshova, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer një krim mashtrimi në blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme. Sipas informacioneve nga policia, çështja filloi në dhjetor 2024, kur i dyshuari i parë dhe i dyshuari i dytë e mashtruan një grua duke e bindur atë se mund të ndërmjetësonin në blerjen e një shtëpie në Tetovë, e cila dyshohet se ishte në pronësi të të afërmve të tyre. Çmimi i…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Danimarkën për përfundimin me sukses të Presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2025. Në një postim në Twitter, Osmani falënderoi kryeministren daneze Mette Frederiksen për lidershipin e saj në promovimin e sigurisë dhe unitetit të Evropës, si dhe për mbështetjen e një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë. Presidentja theksoi se Kosova mezi pret të vazhdojë përpjekjet për të afruar vendin me Bashkimin Evropian gjatë Presidencës së ardhshme të Qipros dhe i uroi sukses në punën e saj.
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro është kapur nga Delta Force, njësia speciale elitare e ushtrisë amerikane. Delta Force, një njësi elitare që i përket ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, ka qenë gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019, gjatë të cilit u vra ish-udhëheqësi i Shtetit Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez në një video-mesazh të publikuar në rrjete sociale ka deklaruar se Venezuela do tu rezistojë trupave të huaja. Më herët Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ishte kapur dhe larguar nga vendi. Sulmi nisi nga forcat e…
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, thotë se qeveria nuk e di vendndodhjen e presidentit Nicolas Maduro dhe Zonjës së Parë, Cilia Flores, pas sulmit të ShBA-së. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të shtunën në mëngjes se ShBA kreu një “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe se Maduro dhe gruaja e tij ishin kapur dhe larguar nga vendi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Ne kërkojmë prova të menjëhershme nga qeveria e Presidentit Donald Trump për jetën e Presidentit Maduro dhe Zonjës së Parë”, tha Rodriguez në një telefonatë audio për televizionin shtetëror VTV Venezuela. Ajo shtoi se sulmi i ShBA-së…
Gjatë vitit 2026, qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi të shfrytëzojnë gjithsej shtatë fundjava të zgjatura, ndërsa me festat fetare ky numër për kategori të caktuara qytetarësh rritet deri në dhjetë, përcjell INA. Renditja e festave u mundëson qytetarëve planifikim paraprak të pushimeve dhe udhëtimeve të shkurtra. Ditë jopune për të gjithë qytetarët: 1 janar (e enjte) – Viti i Ri 7 janar (e mërkurë) – Krishtlindjet (ortodokse) 20 mars (e premte) – Fitër Bajrami 13 prill (e hënë) – Pashkët, dita e dytë (fundjavë e zgjatur) 1 maj (e premte) – Dita e Punës (fundjavë e…
Jetëgjatësia në Maqedoni u rrit për një vit dhe arriti në 76,6 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rritje natyrore negative. Në vitin 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 persona, që do të thotë një rënie e popullsisë prej mbi 4.000 banorësh. Rritje pozitive ka pasur vetëm rajoni i Shkupit, ndërsa në rajonet e tjera numri i vdekjeve e tejkaloi ndjeshëm numrin e lindjeve. Një rritje pozitive pati vetëm në rajonin e Shkupit, kryesisht në Saraj (+8.4) dhe Çair (+5.5 për 1.000 banorë). Rënia më e madhe ishte në Novo Sellë (-14.8) dhe Novac (-13.7). Numri…

