Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria kërkon paraburgim për një 26-vjeçar nga Shkupi, pasi në veturën që po voziste, janë gjetur 10 kilogramë kokainë. Ndërkaq, në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se bëhet fjalë për personin me iniciale I.E. nga Shkupi, i cili fillimisht ishte ndaluar për kontroll në fshatin Koliçan të Epërm më datë 31.12.2025, në ora 14:30, ndërsa më pas i është marrë vetura për kontroll të mëtutjeshëm, ndërsa droga ishte gjetur më 1 janar nga Policia. Nga Prokuroria thonë se duke qenë se bëhet fjalë për një sasi të madhe droge, janë lëshuar disa urdhra për të hetuar origjinën e kokainës,…

Lexo më Shumë

Sot, më 2 janar, në Varrezat e Dragodanit do të varroset ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Ceremonitë mortore do të zhvillohen sipas një agjende zyrtare të bërë publike nga familja Daci. Homazhet për të ndjerin do të mbahen nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës. Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, në Sallën Plenare të Kuvendit do të organizohet Akademia Përkujtimore, përcjell Klankosova.tv. Varrimi me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20 në Varrezat e Dragodanit. “Familja Daci falënderon të gjithë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku një grua ka rënë nga ura e re e Ibrit.Ajo u dërgua në Qendrën Emergjente të qytetit. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.Berisha tha se pacientja është jashtë rrezikut për jetë. “Po është një pacient i tillë. Nuk ka lëndime serioze. Është jashtë rrezikut për jetë. Është duke u monitoruar në Emergjencë”, deklaroi ai.

Lexo më Shumë

-Në rajonin e SPB-Shkup, për fat të keq është regjistruar një rast më serioz, vrasje. Ku jetën e humbi një shtetas i Turqisë, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë konferencës për shtyp në lidhje me natën e Vitit të Ri, përcjell TV21. Ndërkaq, në raportin e detajuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur “Më 01.01.2026, në orën 01:11, në SPB-Shkup është raportuar se përpara një objekti të gastronomisë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ishte shkelur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike, ku dy persona pësuan lëndime…

Lexo më Shumë

Zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Komunës së Strugës nga radhët e VMRO-DPMNE, me votat e këshilltarëve të VMRO-së, VLEN-it, Listës Merko dhe Levica, ka nxjerrë në pah, sipas këshilltarit të Aleancës Kombëtare për Integrim, Faton Pollozhani, një marrëveshje të hapur politike dhe jo thjesht një procedurë institucionale. Në reagimin e tij publik, Pollozhani thekson se për ditë me radhë është tentuar të ndërtohet një narrativë e rreme, sipas së cilës kinse Aleanca Kombëtare për Integrim bashkëpunon fshehurazi me Listën Merko. “Sot e vërteta foli vetë – jo me deklarata, por me votë. Jo me akuza, por me…

Lexo më Shumë

Kupa e Afrikës zakonisht prodhon çudi nga më të ndryshmet e mes të cilave, një vend kanë edhe vendimet arbitrare të qeverive të pjesëmarrësve kur janë të pakënaqura me rezultatet e ekipeve të tyre Vendimtare ishte ndeshja e fundit në grup, ku ekipi u mund 3-2 me përmbysje nga Bregu i Fildishtë, duke sjellë një “tërmet” të mirëfilltë në radhët e ekipit. Sipas mediave lokale, pas eliminimit, qeveria e Gabonit ka marrë masa drastike, duke vendosur përjashtimin e dy yjeve të skuadrës, Pierr Emerik Aubamejang dhe Bruno Ekuele Manga. I pari njihet si një nga futbollistët afrikanë më të mirë…

Lexo më Shumë

Nata e ndërrimit të moteve ishte e furishme në Klinikën Kirurgjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup, përcjell TV21. Dy pacientë janë në rrezik për jetë, një fëmijë 2 vjeç që është goditur nga plumbi i armës së zjarrit dhe një 30-vjeçar që ka rënë nga lartësia. “Kemi tre pacientë të politraumatizuar që kanë ardhur, kanë rënë nga lartësia. Pacient 30 vjeç, për arsye të panjohura, është lajmëruar për këtë pacient se është gjetur i rrëzuar. Është në gjendje me rrezik për jetë. Është kryer operacion në shtyllën kurrizore dhe momentalisht ndodhet në Klinikën Intensive. Në Neurokirurgji është pranuar një pacient…

Lexo më Shumë