Sot do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.Ndryshe seanca e fundit u fokusua në dëgjimin e ekspertit të psikiatrisë, i cili kishte kryer ekzaminimin psikiatrik ndaj të akuzuarit Naim Murseli. Eksperti kishte deklaruar në sallën e gjyqit se nga ekzaminimi i bërë nuk janë konstatuar çrregullime të shëndetit mendor te Naim Murseli, as në formë të përhershme e as të përkohshme. Ai tha se analizat janë kryer përmes dokumenteve të lëndës, bisedave të drejtpërdrejta me të akuzuarin, si dhe përmes vëzhgimit të sjelljes…
Author: Hamdi Kumanova
Elektrodistribucioni, në gjysmën e parë të vitit, investoi mbi 20 milionë euro në modernizimin dhe rikonstruktimin e rrjetit distributiv të tensionit të lartë dhe të mesëm. Këto investime të rëndësishme janë të destinuara për projekte që kanë për qëllim përmirësimin afatgjatë të cilësisë dhe sigurisë së furnizimit për përdoruesit, si dhe rritjen e fuqisë dhe kapacitetit të rrjetit distributiv. Një projekt i madh që aktualisht po realizohet në qendër të Shkupit është trafostacioni i tensionit të lartë 110/35/10 kV “Qendror”, në ndërtimin e të cilit deri tani janë investuar 11 milionë euro. Investimi tjetër i rëndësishëm, në projektet e kabllimit,…
Nën slloganin “Stop gjenocidit – Marshojmë për Palestinën” sot në Shkup u mbajt marsh protestues në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe dënim të krimeve të luftës dhe rrethimit të Gazës. Qindra qytetarë u mblodhën në Shkup para përmendores “Simfonia e paqes”, prej nga marshi u nis drejt ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Organizatorët e marshit nga Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” theksuan se ngjarja është pjesë e lëvizjes globale të rezistencës dhe solidaritetit, e cila ka për qëllim ta ndërpresë heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të ushtrojë presion ndaj qeverive që të ndërmarrin hapa konkret…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski tha se këtë muaj apo në fillim të muajit të ardhshëm, do të zgjidhet Kontraktori për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Bukojçan dhe nëse lejojnë kushtet atmosferike, ndërtimi do të fillojë menjëherë. “Deri të mërkurën është afati i fundit për dorëzimin e ofertave për autostradën Kërçovë – Bukojçan. Po punojmë në të së bashku me BERZH-in. Vlera vlerësohet në rreth 123 milionë euro, të njëjtat i kemi siguruar në bashkëpunim me BERZH-in, ndërsa 20 për qind janë mjete financiare grant. Pres që të kemi një Kontraktor të zgjedhur deri në fund të…
25 vrasje të grave kanë ndodhur në vetëm 5 vjet në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në periudhën 2019-2024. Kështu flasin të dhënat e Ministrisë së Brendshme. Shifrat nga viti 2025, kur u vra edhe 31-vjeçarja Rosica nga Velesi, nuk janë futur në këto statistika. Shoqata “Unë jam grua” kërkon kujdes më të madh për gratë, viktima të dhunës dhe zbatimin e ligjeve në praktikë. “Unë besoj se shteti dhe institucionet duhet të kenë më shumë vesh dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje njerëzve që raportojnë padrejtësi, si në rastin e Rosicës, dhe të tjerëve para saj. Nuk është vetëm Rosica,…
Paga minimale në vend duhet të rritet menjëherë, tha sot kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov. Ai thotë se një punëtor punon për vete, për punëdhënësin, për ekipin drejtues, e megjithatë merr një pagë prej gati 400 eurosh, që nuk është e mjaftueshme për të kaluar muajin. “Paga minimale, por edhe të gjitha pagat e tjera, duhet të rriten menjëherë. Sipas të dhënave të fundit nga Banka Popullore, një punëtor fiton midis 300 dhe 600 mijë denarë për punëdhënësin e tij. Ai vjen në punë, punon për vete, fiton pagën e drejtorit, ekipit drejtues, fiton për investime,…
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në veriperëndim të Rusisë, pranë qytetit të Shën Petërburgut u përfshi nga zjarri pas një sulmi të ri me dronë nga Ukraina, konfirmoi sot guvernatori i rajonit. “Zjarri në zonën industriale të qytetit Kirishi u fik më vonë”, tha guvernatori i Leningradit, Alexander Drozdenko. Mbrojtja ajrore rrëzoi shtatë dronë, sipas Drozdenkos. Video të sulmeve gjatë natës u publikuan gjithashtu nga përdorues të rrjeteve sociale. Ky ishte sulmi i dytë ndaj rafinerisë në disa javë. Kirishi, i vendosur 800 kilometra në veri të Ukrainës, është shtëpia e rafinerisë ”Kirishinefteorgsintez”, e…
Më 03.10.2025, rreth orës 16:25, në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Katllanovë ka ndërruar jetë M.P. (47) nga Republika e Serbisë. Mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen, pa gjurmë dhune. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.TS
Më 3 tetor 2025, rreth orës 09:25, në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia arrestoi M.M. (19) nga Prilepi. Arrestimi erdhi pas një denoncimi të bërë më herët në NJPB Prilep, sipas të cilit, rreth orës 06:45, pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Prilep, M.M. kishte hyrë në konflikt me M.Xh. (43) nga i njëjti qytet dhe, me një mjet të mprehtë, i kishte shkaktuar lëndime trupore. Pas incidentit, i dyshuari ishte arratisur, por falë masave të ndërmarra nga policia, ai u ndalua në kufi dhe iu dorëzua NJPB Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të…
Rinia e Maqedonisë së Veriut tashmë ka shijuar një pjesë të lirisë europiane përmes udhëtimeve pa viza në zonën Schengen. Mundësia për të lëvizur lirshëm për pushime apo për aktivitete kulturore na ka bërë të ndihemi më afër Europës. Por integrimi i plotë në Bashkimin Europian do të thotë diçka shumë më të madhe se turizmi apo vizitat e shkurtra. Për ne të rinjtë, kufijtë e hapur janë porta drejt një jete më të lirë dhe më të pasur me mundësi për studime, punë dhe zhvillim personal. Ata janë rruga që na lidh jo vetëm me qytetet dhe vendet…
Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti në profilin e tij ka sjellë në kujtesë vendosjen e tabelës edhe në gjuhën shqipe në pikën kufitare Bellanocë – Stançiq. Sipas Dautit atë që nuk është bërë më herët, vetëm për një vit qeverisje të VLEN-it u vendos gjuha shqipe aty ku ka munguar. „Prej 31 janarit 2020, kur u hap pika kufitare Bellanoc – Stançiq, një turp i madh qëndronte në mes të dy vendbanimeve me popullatë 100% shqiptare, tabela vetëm në gjuhën shqipe nuk ishte, veprim që krijonte ndjenjën se këta shqiptarë të këtyre dy…
Më 04.10.2025, në orën 03:10, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar privuan nga liria Xh.Sh. (24) nga R.e Turqisë, i cili po lëvizte me automjetin “Golf” me targa të Shkupit, pasi në automjet u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas urdhrit gjyqësor, në orën 09:30 u krye bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në Gostivar, ku ai qëndronte, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe kokainë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj Xh.Sh. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

