Kumanova do të vazhdojë të investojë në arsimin, modernizimin e procesit mësimor dhe krijimin e kushteve që secili nxënës apo student të përparojë, u zotuan nga lista për këshilltarë e Lëvizjes “E di”. Ata premtuan se do të bëjnë rikonstruimin e shkollave në komunën e Kumanovës, ku fokusi i veçantë do të vendoset në efikasitetin energjetik, rritjes së cilësisë së jetesës dhe qasjes së personave me nevoja të veçanta. “Rikonstruim dhe pajisje shtesë për sallat sportive nëpër shkolla, si dhe ndërtimin e sallave sportive aty ku ka nevojë, zona teknologjike dhe kabinete moderne me IT. Në shkollat e…
Author: Hamdi Kumanova
Një burrë në Obiliq, dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij,. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa bazuar në informacionet e Policisë, lidhur me rastin nuk ka të arrestuar. “Raportohet se viktima femër kosovare, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në mes të një fushate zgjedhore vendimtare, kur qytetarët shqiptarë janë përballë një referendumi historik për të ardhmen e tyre, kryeministri nga Beogradi, me të gjithë kabinetin qeveritar, u ul në Shkup me mikpritjen e Mickoskit dhe VLEN-it. Ky akt është dëshmia më e qartë se Maqedonia e Veriut po rrëshqet drejt statusit të “Republikës së tretë serbe”. Raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Parlamentit Evropian, kanë theksuar ndikimin e rrezikshëm të “Botës Serbe” në vendin tonë. Sot ky ndikim u vulos me marrëveshje të reja, të shitura si “bashkëpunim ekonomik” dhe “stabilitet rajonal”, por që në të…
Pas zhvillimit të procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka paraqitur një propozim akuze në Gjykatën Themelore të Krushevës kundër një personi për veprën penale – Përndjekje, sipas nenit 144-a, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Në periudhën nga gushti i vitit 2023 deri në gusht 2025, i akuzuari në mënyrë të përsëritur ka ndjekur dhe përndjekur ish-bashkëshorten e tij pa autorizim, është përzier në jetën e saj private dhe ka vendosur kontakt të padëshiruar, duke u shfaqur në vendet ku ajo ndodhej. Gruan e ka keqtrajtuar psikologjikisht, e ka shqetësuar…
Kandidati i AKI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi në hapjen e shtabit zgjedhor të këtij koalicioni në Shuto Orizarë tha se gara dhe lufta e vërtetë në këto zgjedhje lokale është me kryesinë e VMRO-DPMNE-së. Sipas Rexhepit programi zgjedhor i Aleancës Kombëtarë për Integrim është më cilësori. “Maqedonia e Veriut për momentin është në një qorrsokak të cilët mundohen ta vënë në pikëpyetje identitetin kombëtar shqiptarë. Dëshirojnë të na bëjnë qiraxhi duke qenë qytetarë, dëshirojnë të na bëjnë njerëz të shkallës së dytë duke qenë pjesëtarë dhe themelues të këtij shteti bashkëkohor, të shtetit të Maqedonisë së…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në një takim me qytetarët dha një mesazh zgjimi dhe mobilizimi, me kritikë të ashpër ndaj mënyrës se si është udhëhequr komuna për vite me radhë. “20 vite ia kemi lënë fatin e komunës në duart e një njeriu. Një njeriu. Dhe sot ndërtesa e komunës është shndërruar në seli partie, ndërsa komuna është zhvendosur në një kafene diku jashtë Çairit, ku dy njerëz nga jashtë na ‘telekomandojnë’ dhe vendosin për fatin tonë”, deklaroi Osmani. Ai theksoi se ka ardhur koha që komuna t’u takojë përsëri banorëve të saj.…
Sipas informacioneve të fundit nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por në kushte të rrugëve të lagështa për shkak të motit. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga shteti. LAMM u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë ngasjes në zona të rrezikshme, ku ekziston rrezik…
Një kandidat për këshilltar në Vinicë, rrahu brutalisht një tjetër kandidat për këshilltar. I lënduari po trajtohet në qendrën e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Rastin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Njoftojnë se kanë privuar nga liria sulmuesin 37 vjeçar me iniciale D.M. “Pas masave të ndërmarra, është vërtetuar se rreth orës 11:25 para një restoranti në Vinicë, pas një përplasje verbale paraprake, ka pasur dhe përplase fizike mes D.M dhe I.S nga Vinica. I.S ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënë në spitalin e Koçanit, është dërguar në kompleksin Nënë…
Pas zhvillimit të një procedure hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka ngritur aktakuzë kundër pesë shtetasve turq të përfshirë në vrasjen e Enes Ozdemir, shtetas i Turqisë, që ndodhi në maj të këtij viti. Njëri prej të akuzuarve ngarkohet për kryerje të drejtpërdrejtë të veprës penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armës me të cilën është kryer vrasja, në përputhje me nenin 396 paragrafi 1 të Kodit Penal. Tre të akuzuar të tjerë, të cilët ndihmuan në realizimin e veprës penale, do të përgjigjen për vrasje në lidhje…
Prokuroria ka formuar lëndë lidhur me padinë penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër ish anëtares së Këshillit Loreta Gjorgieva, e cila ngarkohet se ka shpërdorur rreth 4,700 euro të buxhetit të shtetit për shpenzime rrugore në relacionin Shkup-Strumicë dhe anasjelltas, ndërkohë që vajza e saj ka pasur banesë në Shkup. “E kemi pranuar padinë dhe lënda është në fazën parahetimore. Prokuroria ka filluar të ndërmerr veprimet e nevojshme”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike. Nga ana tjetër, nga Këshilli Gjyqësor informojnë se në njërën prej mbledhjeve të ardhshme do ta diskutojë çështjen e padisë ndaj Gjorgievës. Kreu…
Një 61-vjeçar nga Gostivari tha se është mashtruar nga një person me rreth 18 mijë euro. Siç denoncoi ai në polici, në muajin prill dëshironte të blinte banesë në Tetovë ku i dha 17,740 euro paradhënie Sh.F nga Tetova, por sipas 61-vjeçarit, nuk është nënshkruar akoma kontratë dhe se personi e ka shmangur gjatë gjithë kohës. “Më 02.10.2025 në orën 09:00 në DPB Gostivar, një 61-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se gjatë muajit prill 2025 është mashtruar nga Sh.F. nga Tetova për shumën prej 17.740 euro. Sipas denoncimit, ata kishin rënë dakord të blinte një apartament…
Deri të hënën, më 6 tetor 2025, nëse nuk paguhet borxhi ndaj transportuesve privatë në Qytetin e Shkupit, orari i tyre i transportit do të reduktohet për 70 për qind. Ata do të qarkullojnë vetëm turnin e parë nga ora 5 deri në 10, njoftoi sot pronari i Jofi Bus, Jovica Zafirovski. Transportuesit privatë, Jofi Bus, Vestor Trans, Rados Kompani të cilët qarkullojnë në Shkup, sot kërkuan nga NQP që t’u paguhet i gjithë borxhi prej 170 milionë denarësh, prej të cilit, sipas deklaratës së tyre, aktualisht kanë arritur 90 milionë denarë. “Borxhi ndaj nesh nuk është shlyer…

