Author: Hamdi Kumanova

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në një takim me qytetarët dha një mesazh zgjimi dhe mobilizimi, me kritikë të ashpër ndaj mënyrës se si është udhëhequr komuna për vite me radhë. “20 vite ia kemi lënë fatin e komunës në duart e një njeriu. Një njeriu. Dhe sot ndërtesa e komunës është shndërruar në seli partie, ndërsa komuna është zhvendosur në një kafene diku jashtë Çairit, ku dy njerëz nga jashtë na ‘telekomandojnë’ dhe vendosin për fatin tonë”, deklaroi Osmani. Ai theksoi se ka ardhur koha që komuna t’u takojë përsëri banorëve të saj.…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve të fundit nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por në kushte të rrugëve të lagështa për shkak të motit. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga shteti. LAMM u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë ngasjes në zona të rrezikshme, ku ekziston rrezik…

Lexo më Shumë

Një kandidat për këshilltar në Vinicë, rrahu brutalisht një tjetër kandidat për këshilltar. I lënduari po trajtohet në qendrën e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Rastin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Njoftojnë se kanë privuar nga liria sulmuesin 37 vjeçar me iniciale D.M. “Pas masave të ndërmarra, është vërtetuar se rreth orës 11:25 para një restoranti në Vinicë, pas një përplasje verbale paraprake, ka pasur dhe përplase fizike mes D.M dhe I.S nga Vinica. I.S ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënë në spitalin e Koçanit, është dërguar në kompleksin Nënë…

Lexo më Shumë

Pas zhvillimit të një procedure hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka ngritur aktakuzë kundër pesë shtetasve turq të përfshirë në vrasjen e Enes Ozdemir, shtetas i Turqisë, që ndodhi në maj të këtij viti. Njëri prej të akuzuarve ngarkohet për kryerje të drejtpërdrejtë të veprës penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armës me të cilën është kryer vrasja, në përputhje me nenin 396 paragrafi 1 të Kodit Penal. Tre të akuzuar të tjerë, të cilët ndihmuan në realizimin e veprës penale, do të përgjigjen për vrasje në lidhje…

Lexo më Shumë

Prokuroria ka formuar lëndë lidhur me padinë penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër ish anëtares së Këshillit Loreta Gjorgieva, e cila ngarkohet se ka shpërdorur rreth 4,700 euro të buxhetit të shtetit për shpenzime rrugore në relacionin Shkup-Strumicë dhe anasjelltas, ndërkohë që vajza e saj ka pasur banesë në Shkup. “E kemi pranuar padinë dhe lënda është në fazën parahetimore. Prokuroria ka filluar të ndërmerr veprimet e nevojshme”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike. Nga ana tjetër, nga Këshilli Gjyqësor informojnë se në njërën prej mbledhjeve të ardhshme do ta diskutojë çështjen e padisë ndaj Gjorgievës. Kreu…

Lexo më Shumë

Një 61-vjeçar nga Gostivari tha se është mashtruar nga një person me rreth 18 mijë euro. Siç denoncoi ai në polici, në muajin prill dëshironte të blinte banesë në Tetovë ku i dha 17,740 euro paradhënie Sh.F nga Tetova, por sipas 61-vjeçarit, nuk është nënshkruar akoma kontratë dhe se personi e ka shmangur gjatë gjithë kohës. “Më 02.10.2025 në orën 09:00 në DPB Gostivar, një 61-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se gjatë muajit prill 2025 është mashtruar nga Sh.F. nga Tetova për shumën prej 17.740 euro. Sipas denoncimit, ata kishin rënë dakord të blinte një apartament…

Lexo më Shumë

Deri të hënën, më 6 tetor 2025, nëse nuk paguhet borxhi ndaj transportuesve privatë në Qytetin e Shkupit, orari i tyre i transportit do të reduktohet për 70 për qind. Ata do të qarkullojnë vetëm turnin e parë nga ora 5 deri në 10, njoftoi sot pronari i Jofi Bus, Jovica Zafirovski. Transportuesit privatë, Jofi Bus, Vestor Trans, Rados Kompani të cilët qarkullojnë në Shkup, sot kërkuan nga NQP që t’u paguhet i gjithë borxhi prej 170 milionë denarësh, prej të cilit, sipas deklaratës së tyre, aktualisht kanë arritur 90 milionë denarë. “Borxhi ndaj nesh nuk është shlyer…

Lexo më Shumë

Në gjysmën e vendit nëpër zonat rurale ka mungesë të mjekëve amë. Prej 96 mjekëve të planifikuar për zonat rurale, punojnë vetëm 44. Mungesë më të theksuar ka komuna e Resnjës. Drejtori i Fondit Shëndetësor Sasho Klekovski, tha se për 10 deri në 15 vite vendi do të ketë krizë serioze në sistemin shëndetësor. “Kemi më pak se 50 për qind plotësim të ambulanteve rurale, dhe kjo është shenjë se duhet të kërkojmë masa për më tej. Masat duhet t’i inkurajojnë mjekët e rinj të fillojnë të punojnë në zonat rurale. Në Dibër ka mjek të papunësuar ndërsa ka…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugën rajonale Nikforovo – Leunovo – Bunec është ndërprerë që nga mbrëmë, në orën 23:20, për shkak të reshjeve të borës dhe pemëve të rrëzuara në rrugë. Po bëhen ndërhyrje për pastrimin e saj, njoftoi LAMM. Trafiku në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të…

Lexo më Shumë

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, foli në një intervistë ekskluzive për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania. Ahmeti i cilësoi këto zgjedhje si një referendum shqiptaro-maqedonas, ndërsa shigjetoi kryeministrin Kristijan Mickoski duke thënë se ai nuk mund të bëjë sukses në politikë në kurriz të shqiptarëve dhe pa respektuar legjitimitetin e tyre. Ai tha se i ka bërë thirrje VLEN-it që të tërhiqet nga koalicioni me Mickoskin për t’i dhënë fund politikave të degradimit të çështjes shqiptare dhe se ka propozuar që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në një intervistë për “Ora24” ka folur për çështjen e Monopolit, ku tha se ajo tokë është privatizuar nga Qeveria e BDI-së. Kasami tha se akuzohet nga BDI, me qëllim që opozita të mbulojë dështimet dhe keqmenaxhimin e tyre. “Ata që e shitën gjysmën e Tetovës më akuzojnë mua se kam shitur prona publike. Atë që e bëra unë në rastin e Monopolit është procedurë normale që e ka bërë çdo kryetar komune dhe do ta bëjë në të ardhmen. Është procedurë e formësimit të tokës, nëse partneri privat ka një pjesë…

Lexo më Shumë