Një ngjarje e rëndë dhe tejet tronditëse ka goditur vendin. Policia ka zbardhur vrasjen brutale të një gruaje nga Zdunja, e cila u rrëmbye me forcë dhe më pas u gjet e djegur në afërsi të fshatit Çegran. Dy persona janë vënë nën hetim, ndërsa njëra prej tyre ka pranuar përfshirjen në krim. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka zbardhur plotësisht rastin e vrasjes së një gruaje nga fshati Zdunje, e cila u rrëmbye, u privua nga jeta dhe më pas u dogj në territorin e fshatit Çegran. Rasti u raportua më 11 dhjetor, kur J.…
Author: Hamdi Kumanova
Pas më shumë se një muaji nga zgjedhja e kryetarit të qytetit dhe pothuajse dy muaj nga zgjedhja e Këshillit të ri komunal, në Strugë nuk po mund të konsolidohet pushteti lokal. Kryeministri maqedonas, njëherësh udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vuri në dyshim mbështetjen për kryetarin Mendi Qyra, duke thënë se ai la një “përshtypje katastrofale” në fillim. Nga ana tjetër, asnjë nga partitë që hyri në Këshill komunal nuk ka dhe për momentin nuk mund të sigurojë shumicën, për çka ende nuk është zgjedhur as kryetar i Këshillit. Nëse nuk ka pushtet funksional, sipas përfaqësuesve të pushtetit politik me…
Lautaro Martinez ka folur hapur për momentin e tij te Interi, për objektivat e klubit dhe zhgënjimin pas humbjes ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Nerazzurrëve, i nderuar nga Gazzetta dello Sport me çmimin “Performanca e Vitit 2025”, tha se Interi është bërë shtëpia e tij dhe se ai ndihet i lidhur me klubin njësoj si Javier Zanetti. Ai theksoi se skuadra ishte e zhgënjyer pas humbjes me Liverpoolin, duke e cilësuar ndeshjen të vendosur nga një gabim arbitrar. Lautaro u shpreh se nëse çdo mbajtje do të konsiderohej penallti, atëherë ndeshjet nuk do të zhvilloheshin normalisht. Ai…
Sot pritet të zhvillohet seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë. GJKKO do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo. Kjo është seanca e nëntë që po zhvillohet për këtë çështje pasi janë shtyrë nga taktikat e kryebashkiakut dhe avokatëve të tij. Veliaj i cili deri dje pretendonte se mbahej në burg pa akuzë ndërkohë që tashmë ka akuzë, ka dokumente, prova, fakte të çuara në gjykatë me një dosje rreth 60 mijë faqe dhe Erion Veliaj nuk shkon të përballet, por i ikën përballjes me drejtësinë. Mbi të rëndojnë 13 akuza, nga…
Pas më shumë se një muaji punë, e vërteta për mënyrën se si është shkatërruar Komuna e Sarajit tashmë është para qytetarëve. Gati 4 milionë euro borxh, kontrata të dyshimta dhe shpenzime pa karar janë trashëgimia që gjeti kryetari Muhamed Elmazi. Ky nuk është rast i izoluar, por modeli i keqqeverisjes së BDI-së për vite me radhë në çdo vend ku ka pasur pushtet pa kontroll dhe pa llogaridhënie. Saraji është shembulli më i pastër i mënyrës si BDI ka qeverisur komunat, pa rend, pa përgjegjësi dhe me logjikën se institucionet trajtohen si çiflig personal i grupeve të tyre. Sot,…
Ferit Idrizi do të inaugurohet sot si kryetar i Komunës së Vushtrrisë. Seanca solemne do të mbahet në Kuvendin Komunal, duke nisur nga ora 10:00, raporton Klankosova.tv. Idrizi doli fitues në zgjedhjet e fundit lokale, ku mposhti kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Idrizin.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale po zhvillon këtë të premte, më 12 dhjetor, një operacion të koordinuar në zonat e Dobraçit dhe Fushë-Kuqes. Sipas raportimeve nga terreni, gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije se janë vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për llogari të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Burime paraprake pohojnë se arrestimet u kryen në Fushë Kuqe, ku të dy personat dyshohen për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga forcat e rendit u sekuestrua edhe një sasi armësh zjarri.…
Shqiptarët prej vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po ndërtojnë jetën dhe bizneset e tyre me sukses. Ndër ta është edhe Mergim Lala nga Ferizaj, i cili prej më shumë se katër dekadash jeton dhe vepron në Houston të Texasit. Ai drejton me sukses biznesin familjar të picerisë “Brother’s Pizza”, një emër i vlerësuar lart nga komuniteti amerikan, por edhe nga forcat policore të zonës. Shefi i policisë së qarkut Harris, Mark Herman ka falënderuar pronarin shqiptar të picerisë “Brothers Pizz” për befasinë që u ka bërë policëve të stacionit të katërt. “Sot, Mike nga Brothers Pizza…
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka folur lidhur me protestën e paralajmëruar të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup. Në përgjigjen e dërguar nga MPB, institucioni sqaron se formimi i Shtabit Operativ nuk është një masë e jashtëzakonshme, por një procedurë standarde që zbatohet për çdo tubim publik të shkallës së gjerë. Sipas tyre, të gjitha masat e nevojshme do të zbatohen sipas ligjeve dhe akteve nënligjore për të garantuar një protestë të sigurt dhe pa incidente. Sipas tyre, të gjitha masat…
Mbrëmjen e kaluar, në seancën maratonë Kuvendi ka kaluar me 73 vota pro dhe 14 kundër, projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”. Ky akt normativ, i miratuar pas mesnatës, pati kundërshti të forta nga opozita, e cila kërkoi publikimin e listës së përfituesve të kësaj amnistie fiskale. Ligji i miratuar parashikon që të gjitha detyrimet e akumuluara deri më 31 dhjetor 2014 të fshihen automatikisht, përjashtuar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në total, nisma prek rreth 2 miliardë euro detyrime, nga të cilat rreth 1…
Më 10.12.2025 në orën 22:40, policia e Çegranit arrestoi B.M. (62), pas denoncimit të një 20-vjeçareje se ai e kishte shqetësuar me thirrje telefonike dhe mesazhe kërcënuese. Pas dokumentimit, ndaj tij do të vazhdojë procedura ligjore.TS
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për lirimin e Isni Kilajt, njëri nga të akuzuarit për pengim të drejtësisë në rastin “Thaçi 2”. Në Klan Kosova, Haradinaj tha se për 40 mijë euro të dorëzuara në rastin e Kilajt, Specialja ka rënë në “lajthitje”. Madje, këtë institucion e ka quajtur edhe grup kriminal ekonomik, që sipas tij, e kanë demaskuar veten me vendimin e fundit, transmeton Klankosova.tv “Kjo gjykatë s’ka standard. Është grup kriminal ekonomik, që janë ulë vetëm për rroga. Llogarite, 40 mijë euro i kanë josh, ndërsa një shtet, një aparaturë…

