Author: Hamdi Kumanova

Instituti Yunus Emre në Shkup do të hapë dyert për një takim të veçantë letrar më 3 tetor 2025 (e premte), ora 18:00. Nën moton “U ndamë në letër, po bashkohemi në letër”, dashamirët e fjalës së shkruar do të kenë mundësinë të takohen me dy prej autorëve më të njohur të rajonit, të cilët do të ndajnë krijimtarinë e tyre dhe përvojat në letërsi. Ky aktivitet synon të ndërthurë kulturat përmes gjuhës dhe artit, ndaj programi do të zhvillohet në gjuhën turke dhe shqipe, duke i dhënë publikut një përjetim të dyfishtë të pasurisë letrare. Instituti Yunus…

Lexo më Shumë

Një kapitull i ri nis sot për kampionin në fuqi të Kosovës, FC Dritën, ku do të luaj për herë të parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Gjilanasit tanimë kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e ligës, derisa do të nisin aventurën në Finlandë. Ndeshja e parë e Dritës zhvillohet në Tampere të Finlandës, ku skuadra vendase KuPS është mikpritëse. Sfida mes KuPS dhe Dritës nis me fillim nga ora 18:45 dhe dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren. Vendasit shihen si favorit në letër dhe kërkojnë fitoren, derisa gjilanasit synojnë të shkaktojnë befasi.

Lexo më Shumë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka vlerësuar qëndrueshmërinë e skuadrës së tij pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. PSG përmbysi disavantazhin e golit të shënuar nga Ferran Torres, me Senny Mayulu që barazoi në minutën e 38-të dhe Goncalo Ramos që shënoi golin e fitores në fund të takimit. “Ishte një ndeshje e shkëlqyer, sidomos pjesa e dytë ku ishim më të mirë,” tha Enrique, duke lavdëruar paraqitjen e Nuno Mendes dhe debutuesit Mayulu. Pavarësisht mungesës së lojtarëve të rëndësishëm si Marquinhos, Dembele dhe Kvaratskhelia, PSG siguroi një fitore të madhe në Barcelonë. “Ky rezultat…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofrojnë Ukrainës informacion inteligjent për objektivat e infrastrukturës energjetike me rreze të gjatë në territorin e Rusisë, njoftuan të mërkurën dy zyrtarë amerikanë për Reuters. Gjithashtu, ShBA po kërkon nga aleatët e NATO-s të ofrojnë mbështetje të ngjashme në këtë drejtim, thanë zyrtarët, duke konfirmuar raportimin e parë të Wall Street Journal. Ky vendim është ndryshimi i parë i politikës që presidenti Donald Trump e ka miratuar, pas ashpërsimit të qëndrimeve të tij ndaj Rusisë në javët e fundit, me synimin për të dhënë fund luftës më shumë se trevjeçare të…

Lexo më Shumë

Elon Musk ka shkruar historinë financiare, duke u bërë personi i parë në botë që kalon kufirin e 500 miliardë dollarëve në pasuri neto, sipas indeksit të miliarderëve të Forbes. Ky rekord i jashtëzakonshëm është nxitur nga rikuperimi i ndjeshëm i aksioneve të Tesla-s, rritja e vlerësimeve për kompaninë hapësinore SpaceX dhe zhvillimet pozitive rreth start-up-it të tij të inteligjencës artificiale xAI. Vetëm këtë vit, Tesla ka parë një rritje prej mbi 14% në bursë, ndërsa pasuria e Muskut u shtua me mbi 6 miliardë dollarë në ditët e fundit. Vendimi i Musk për t’u distancuar nga angazhimet…

Lexo më Shumë

Një burrë 64-vjeçar i dënuar me vdekje për një vrasje që kreu 35 vjet më parë në Florida sot është ekzekutuar. Sipas NBC News, Victor Tony Jones i qëlloi për vdekje pronarët gjatë një grabitjeje në vendin e tij të punës në vitin 1990. I kapur i plagosur në vendngjarje, Jones u dënua për dy akuza për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje të armatosur në vitin 1993 dhe u dënua me vdekje. Jones u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në Burgun Shtetëror të Floridës, duke e çuar numrin e personave të ekzekutuar në Florida këtë vit në…

Lexo më Shumë

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë kritikat e ashpra të Papa Leo XIV ndaj politikës së imigracionit të SHBA-së, duke mbrojtur qasjen e administratës si ligjore dhe njerëzore. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u shpreh: “Unë e hedh poshtë idenë se kjo administratë i trajton emigrantët e paligjshëm në mënyrë çnjerëzore. Kjo administratë është e përkushtuar për të zbatuar ligjet e vendit në mënyrën më humane të mundshme.” Deklarata vjen një ditë pasi Papa Leo XIV kritikoi ashpër politikat kufitare të SHBA-së, duke i cilësuar ato si “çnjerëzore” dhe në kundërshtim me…

Lexo më Shumë

Anëtari i asamblesë së qytetit të Hamburgut nga partia gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), Robert Risch, mori pjesë këtë muaj në një forum të ekstremit të djathtë në Rusi, ku u mblodhën politikanë të ekstremit të djathtë nga disa vende, sipas pamjeve të analizuara nga konferenca. Një ish-anëtare e AfD-së, e përjashtuar nga asambleja e Hamburgut, gjithashtu mori pjesë në konferencën e mbajtur në Shën Petersburg, e organizuar nga Konstantin Malofeyev, një oligark i lidhur me Kremlinin, i cili promovon imperializmin rus dhe është nën sanksione perëndimore për përfshirjen në luftën agresore të Moskës kundër Ukrainës. Në këtë forum…

Lexo më Shumë

Kevin De Bruyne ka mohuar zërat për një përçarje me trajnerin Antonio Conte, pas fitores së Napolit 2-1 ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve. Mesfushori belg, i cili kishte reaguar me nervozizëm kur u zëvendësua në ndeshjen kundër Milanit, tha se marrëdhëniet me Conten janë të mira. “Me Conten nuk ka pasur kurrë problem. Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën”, deklaroi ai për Sky Sport. De Bruyne ishte vendimtar në triumfin e Napolit, duke asistuar të dy golat e Rasmus Hojlund. Ai shpjegoi edhe rolin e tij në skemën e Contes, duke theksuar se shpesh lëviz…

Lexo më Shumë

Të mërkurën në veri të vendit, Policia e Kosovës arrestoi tre të mitur, të dyshuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”. Sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë” Urall Boshnjaku, bëhet fjalë për dy 15-vjeçar dhe një 14-vjeçar. Sipas Boshnjakut, të miturit dyshohet se sulmuan me gurë një burrë 63-vjeçar, i cili në momentin kur u sulmua, ishte duke drejtuar një biçikletë. Viktima ka denoncuar rastin në Polici, dhe po ashtu ka raportuar se tre të dyshuarit kanë ngacmuar edhe nipin e tij të mitur.

Lexo më Shumë

Dje, me vendim të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e terminalit doganor me inicialet B.N, M.Th., V.S. dhe M.ZH. Vendimi është marrë në bazë të raportit dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara me rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale, datë 30 korrik 2020, thuhet në një njoftim të kësaj ndërmarrjeje në Facebook. Trepça konfirmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet, raporton KosovaPress.

Lexo më Shumë