Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Resnjën, Jovan Tozievski, kërkon edhe një mandat tjetër për të realizuar projektet e filluara. Ai thotë se ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë në mënyrë transparente duke realizuar 170 projekte. Fokusi thotë ai se ka qenë dhe do të vazhdojnë të jetë te rrugët, kanalizimet, ndihmat sociale, çerdhet dhe shkollat. Tozievski beson në fitore që në rrethin e parë. “Nuk kandidohem përsëri për të premtuar fjalë boshe. Kandidohem që ta vazhdojmë atë që kemi filluar me akoma më shumë fuqi dhe mençuri që del nga përvoja. Puna ekipore besoj se sjell sukses kurse pikërisht…
Author: Hamdi Kumanova
Nxënësit e shkollave fillore “Dimitrija Pop Gjorgjiev Berovski” në Gjorçe Petrov dhe “7 Marsi” në Çair u përfshinë në punëtori edukative për menaxhimin e mbeturinave tekstile dhe morën donacion – kontejnerë për ndarjen e këtij lloji të mbeturinave. Aktivitetet u realizuan në kuadër të projektit “Edukimi dhe ngritja e vetëdijes për hedhjen e duhur të mbeturinave tekstile, bazuar në parimet e ekonomisë qarkore dhe vendosjen e infrastrukturës përkatëse”, të cilin e zbaton Qendra për Zhvillim dhe Përparim të Gazetarisë (QURN), me mbështetje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kontejnerat e mbeturinave u dhuruan nga kompania “Ekotekst”, e…
Kandidati për kryetar të Komunës së Aerodromit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dejan Miteski, ishte i ftuar në emisionin “Studio 10” në Televizionin 24, ku foli për problemin e ndotjes, duke e cilësuar atë si një çështje komplekse që kërkon qasje të gjithanshme. Ai tha se partia e tij ka përgatitur një program të detajuar për zgjidhjen e problemit me ndotjen, ndërsa për deponinë Vardarishtë, theksoi se do të nevojitet bashkëpunim me Qytetin e Shkupit për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. “Besoj se jemi partia e vetme politike që ka një program konkret. Parashikojmë zgjidhje për një aspekt të ndotjes…
Që nga sot, në Zyrën e Avokatit të Popullit ka filluar të funksionojë linja telefonike falas 0800 54321 , ku qytetarët do të jenë në gjendje të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e Zgjedhjeve Vendore. Institucioni informon se çdo raport do të përpunohet menjëherë, dhe nëse ankesat mbërrijnë pas orarit të punës, pas orës 16:00, ato do të regjistrohen dhe shqyrtohen sa më shpejt të jetë e mundur. “Avokati i Popullit, në funksion të mbrojtjes dhe ushtrimit të së drejtës së votës, do të reagojë pa vonesë tek…
Kryetari i Komunës së Butelit dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, ka bërë një deklaratë të fuqishme para qytetarëve, duke e vendosur arsimin në qendër të programit të tij zgjedhor. Në një video mesazh, Kostovski njoftoi se në mandatin e ardhshëm do të ndërtohen dy shkolla fillore krejtësisht të reja në vendbanimet Luboten dhe Lubancë, duke i zëvendësuar objektet e vjetra që kanë qenë në shërbim për dekada me radhë. “Shkollat e vjetra do t’i takojnë historisë, është koha për kushte moderne dhe me dinjitet për nxënësit tanë”, ka thënë Kostovski. Sipas Kostovskit,…
-Sot bashke me drejtorin e burgut të Kumanovës dhe drejtorin e Administratës për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në objektin e Gjykatës Themelore në Kumanovë kemi mbajtur një takim konstruktiv pune me kryetarin e gjykatës, gjyqtarët e qarkut penal. Gjatë takimit u theksua rëndësia e përdorimit më të madh të dënimit me kusht si një nga mjetet më të rëndësishme për reduktimin e mbipopullimit në institucionet penale. Gjithashtu gjatë takimit u theksua se është përmirësuar sistemi i mbikëqyrjes elektronike, i cili mund të përdoret në arrest shtëpiak dhe lirim me kusht.
Nga data 12 tetor do të nisë zbatimi i sistemit të hyrje/daljes (EES) në kufijtë e Bashkimit Evropian, me qëllim të përshpejtimit të kontrolleve kufitare. Ky sistem është biometrik dhe regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së dhe mbledh shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë, duke eliminuar vulat në pasaportë. Ky sistem ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por është shtyrë në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin. Autoritetet evropiane kanë bërë të ditur se ky sistem do…
“Vazhdojmë të mbështesim të gjitha kategoritë shoqërore, bizneset, të rinjtë dhe shoqatat. Katër vitet e ardhshme, nga 2025 deri më 2029, do të jenë vendimtare për Kërçovën që të marrë pamjen dhe funksionalitetin e një qyteti evropian.” . Ky është mesazhi që Fatmir Dehari u drejtoi shqiptarëve, duke theksuar se projektet e nisura gjatë mandatit të tij duhet të përmbyllen dhe të pasurohen me ide të reja. Sipas tij, përmes investimeve infrastrukturore, mbështetjes së iniciativave të të rinjve, forcimit të sektorit privat dhe rolit aktiv të shoqatave qytetare, Kërçova do të ketë zhvillim më të qëndrueshëm dhe standarde…
Në këto zgjedhje vendos populli dhe askush tjetër. Maqedonisë i duhet një koalicion për punë dhe të ardhme, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e mbrëmshëm në Resnjë. Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Mickoski, Maqedonia është e lodhur nga aleancat që janë në kurriz të popullit që vuan. “Në këto zgjedhje vendos populli dhe askush tjetër, Maqedonia është e lodhur nga të njëjtët politikanë që kërcënojnë të ardhmen e saj, është e lodhur nga aleancat në kurriz të popullit që vuan, është e lodhur nga intrigat e Venkos, Aliut dhe Dimçes. Është një koalicion për…
MPB Maqedoni njofton se dje në orën 17:45 në Radovish, oficerët e Stacionit Policor të Strumicës – Stacioni Policor i Radovishit arrestuan 34-vjeçarin N.B. nga Radovishi. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet marihuanë”. “Është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Radovishit, dhe pas dokumentimit të incidentit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Bujar Osmani sonte para qytetarëve të Çairit premtoi krijimin e ndërmarrjes komunale të higjienës me 120 punësime të drejtpërdrejta, me përgjegjësi për çdo rrugë. “Pastërtia nuk është çështje estetike, por çështje shëndeti”. Ai i cilësoi parqet “të mbushura me bërllog”, ndërsa theksoi se Çairi “është shpallur komuna më e papastër në Shkup”. Një nga akuzat më të rënda: ndërtesat komerciale pa plan që, sipas tij, kanë marrë ujin e familjeve në Gazibabë dhe kanë rënduar rëndë trafikun e Çairit. “Nuk do ketë më ndërtesa pa leje komerciale… ato që janë me plan – po, por për të marrë 300.000…
Kandidatët për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e tretë të fushatës do t’i paraqesin programet e tyre në tubime dhe takime me qytetarët. VMRO-DPMNE-ja do të mbajnë tubime në Konçe (16:30), Demir Kapi (17:30), Negotinë (18:30) dhe Kavadar (20:30). Karvani i LSDM-së dhe Koalicionit do të jetë mes qytetarëve në Konçe (17:30), Kërçovë (18:30) dhe Makedonski Brod (20:00). Kandidati nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, në orën 11 e 30 në selinë e BDI-së në Shkup, do të mbajë konferencë për media. Lëvizja ZNAM do të ketë konventë promovuese në Sheshin e…

