Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, të mërkurën. Për Front Online, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:20. “Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”. “Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmë, në sallën e madhe “Boris Trajkovski”, Shkupi u shndërrua në kryeqendër të bashkimit shqiptar. Mijëra e mijëra qytetarë mbushën çdo cep të sallës, ndërsa qindra të tjerë mbetën jashtë për shkak të masovitetit. Për këtë u kërkojmë ndjesë, sepse zemra e shqiptarëve rrahu aq fort, saqë asnjë sallë nuk i mbante dot. Mbrëmë Shkupi dhe gjithë shqiptarët ishin NJË ZË. VLEN-i nuk premton, VLEN-i punon. Kjo u dëshmua me veprat që sot i sheh secili qytetar shqiptar: 40 milionë euro për Universitetin “Nëna Terezë” sepse duam dije të vërtetë, e jo diploma pa vlerë. 25 milionë…
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter ka goditur Filipinet Qendrore, duke shkaktuar humbjen e jetës së mbi 60 personave, sipas zyrtarëve të menaxhimit të fatkeqësive. Goditja ka prekur kryesisht qytetin e Bogos dhe disa qytete të tjera të rajonit, të cilat kanë shpallur gjendjen e katastrofës, ndërsa ekipet kanë nisur vlerësimin e dëmeve. Tërmeti ndodhi pak para orës 22:00 sipas kohës lokale (14:00 GMT) të martën, në brigjet e qytetit Cebu. Si pasojë, shumë ndërtesa u dëmtuan, energjia elektrike u ndërpre dhe qindra familje mbetën pa strehë. Qyteti Cebu, me rreth një milion banorë,…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se nuk mbështet vendosjen e linjave të kuqe të reja në procesin e integrimeve evropiane, por përqendrohet në arritjen e një marrëveshjeje brenda vendit. “Unë nuk jam për linja të kuqe të reja, jam për marrëveshje brenda vendit. Nëse dalim jashtë me konsensus, atëherë do të na respektojnë,” tha Siljanovska Davkova, duke komentuar rezolutën e propozuar nga lideri i LSDM-së për integrimet evropiane, në intervistë për “Sitel”
William Saliba ka zbuluar arsyen pse vendosi të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenalin, pavarësisht interesimit të madh nga Real Madridi, duke përmendur ndër të tjera edhe lëvizjen e Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli si një faktor në vendimin e tij. Mbrojtësi francez kishte një marrëveshje që skadonte në verën e vitit 2027, por tani ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që do ta mbajë te “Topçinjtë” deri në vitin 2030. Real Madridi kishte shfaqur interes për Saliban që kur ai shpërtheu në Premierligë, megjithatë ai ka bërë të qartë se është i vendosur të vazhdojë rrugëtimin në Londër.…
Analisti Vehbi Kajtazi ka thënë se Gjykata Kushtetuese është duke u munduar t’i tregojë ndërkombëtarëve se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ndjekë rrugë të arsyeshme për vendin. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta zbatojë vendimin e Kushtetueses. “Gjykata Kushtetuese kadal dal po mundohet me ia kallëzu një rrugë demokratike këtij njeriu për me i bind edhe këtë parti edhe partitë e tjera por edhe ndërkombëtarët që qiky njeri nuk është duke ndjekur rrugë të arsyeshme”, tha Kajtazi. “Gjykata Kushtetuese nuk është organ ekzekutiv, ajo interpreton, edhe mund…
Konventa promovuese e koalicionit VLEN, e mbajtur mbrëmë në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, e dëshmoi qartë realitetin politik: qytetarët po se po, por edhe mbështetësit e dikurshëm i kanë braktisur. Pavarësisht propagandës së shfrenuar dhe presioneve të paligjshme të pushtetit, salla mbeti me ulëse të zbrazura, ndërsa atmosfera e gjallë e vërtetë rrihte nëpër çarshitë shqiptare, nga Shkupi e Kumanova, në Gostivar, Tetovë, Kërçovë e deri në Strugë. Populli nuk u përgjigj thirrjes për të mbështetur një projekt që tashmë ka humbur çdo kredibilitet dhe është shndërruar në mashtrim të madh. Shkaku është i qartë: VLEN nuk ka…
Agjencia e Statistikave ka njoftuar të martën se në gusht çmimet ishin për 4.5 për qind më të larta krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Për shtrenjtimet e përditshme të produkteve u ankuan edhe disa qytetarë, sipas të cilëve situata mund të rëndohet edhe më shumë gjatë dimrit, pasi do të rritet konsumi i rrymës, e bashkë me të edhe faturat. Me pensionin që merr, Tahir Krasniqi thotë se nuk mund ta përballojë koston mujore të shpenzimeve. Ai ankohet se rritja e çmimeve të produkteve bazike ka rënduar jetesën e secilit, e tani druan se…
Fushata për zgjedhjet lokale po hyn në fazën më të nxehtë, dhe një nga mesazhet më të fuqishme ka ardhur nga Reçica e Vogël, ku kandidati për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, u shpreh i emocionuar me përkrahjen që po merr nga banorët. Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, Rexhepi tha: “Sa e madhe Reçica e Vogël! ❤️ Edhe në mesnatë, shtabet tona në gatishmëri të plotë. Një entuziazëm i paparë për fitoren tonë të madhe.”
Adem Grabovci, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një prononcim për “Front Online” ka akuzuar partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen “Vetëvendosje” për hipokrizi dhe përfshirje në korrupsion masiv. Ai kujton se dikur ishte cak i sulmeve të shumta nga Vetëvendosje, që e shënjestroi si simbol të kapjes së shtetit ndërsa sot sipas tij, janë pikërisht ata që udhëheqin me aferat më të mëdha korruptive që ka parë ndonjëherë Kosova. Grabovci tha se përfaqësuesit aktualë të pushtetit, përkundër akuzave të shumta po shpërfillin ligjin dhe po e zhbëjnë besimin qytetar ndaj institucioneve. “Sot jemi dëshmitarë të gjithë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. “Kohët e fundit, ne u kërcënuam pak nga Rusia”, tha Trump, duke iu referuar dërgimit të një nëndetëseje bërthamore në Rusi në fillim të gushtit. Arsyeja për këtë ishte një mosmarrëveshje në mediat sociale me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev. Medvedev kishte folur për një “hap drejt luftës” pas ultimatumit të ri të Trump për paqe në Ukrainë. Të martën në Quantico të Virxhinias, Trump tha se kishte dërguar vetëm një nëndetëse bërthamore në brigjet e Rusisë, ndërsa më parë kishte folur për…
Kandidati i pavarur për Gostivarin, Visar Ademi premtoi që do të bëjë vlerësimin e performancës së çdo të punësuari në komunë dhe do të pushohen ata që nuk janë produktivë. Ai premtoi tërheqje nga detyra nëse qytetarët nuk janë të kënaqur me punën e tij duke thënë se qëllimi i tij është transformimi i tërësishëm i qytetit. Ademi tha se do të investojë tek të rinjtë që të krijohen mundësi për zhvillimin dhe vetëpunësimin e tyre. “Do të mundohem që tre pikat kryesore, pastrimin nga mbeturinat, nga qentë endacakë dhe nga personat përtacë që rrinë në kafe, në piceri, nëpër…

