Plotë 30 skuadrat pjesëmarrëse në NBA kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri 2025-2026. Në Los Anxhelos, vëmendja ka qenë te LeBron Xhejmsi, që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lejkersin. I pyetur nëse “King James” do të jetë te Lejkersi edhe pas një viti, ai u përgjigj shkurt: “Ndoshta”. Pra, e ardhmja e shënuesit më të mirë në historinë e NBA-së mbetet ende një mister. 21 herë pjesëmarrës në “All Star Game” nuk e ka zgjatur kontratën e tij me Lejkersin, e cila për këtë arsye do të skadojë qershorin e ardhshëm. “Ky fakt nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Satelitët rusë kanë ndjekur satelitët ushtarakë britanikë, sipas kreut të Komandës Hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar. Në një intervistë me BBC-në, Gjeneralmajor Paul Tedman për herë të parë ka përcaktuar nivelin e ndërhyrjes nga Moska kundër aseteve hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se Rusia gjithashtu ishte përpjekur të bllokonte satelitët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar me sisteme tokësore çdo javë. Muajin e kaluar ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, tha se Rusia kishte ndjekur satelitët e përdorur nga ushtria e saj. Gjenerali Tedman dha detaje se si Rusia po bënte të njëjtën…
Punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk po i marrin shtesat për ndërrimin e natës. Klankosova ka kontaktuar me ShKK-në lidhur me këtë zhvillim, derisa nga ky institucion thanë se nuk kanë pasur mundësi të paraqesin kërkesë për buxhet, dhe që sipas tyre, lëvizjet në buxhet për këtë kategori mund të bëhen vetëm në tremujorin e fundit të vitit fiskal. Ndër të tjera, në përgjigjen e ShKK-së për Klankosova.tv thuhet se si organizatë kanë përgatitur kërkesën për Ministrinë e Financave, dhe sipas tyre, pas miratimit të transferit, të gjitha obligimet e mbetura për zyrtarët korrektues do…
Policia ka zbardhur detaje nga sherri me grushte dhe thika i ndodhur ditën e djeshme mes disa të miturve në Kamëz. Bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy prej të miturve të përfshirë në konflikt, ndërkohë tre persona janë plagosur. Vetëm njëri prej të plagosurve ndodhet në kujdesin e mjekut, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë shëndetësore. Njoftimi: Tiranë/Zbardhen rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, ndërmjet pesë 16-vjeçarëve. Arrestohen 2 të miturit që dëmtuan me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të…
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik me disa persona të tjerë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në këtë rast dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, transmeton KosovaPress. Nga vendi i ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Rr. Adem Jashari, Pejë / 02.10.2025 – 08:36. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në një rrahje me disa persona tjerë. Në rast dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes…
Një shtetas serb është arrestuar mëngjesin e së enjtes pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë në pikën kufitare të Jarinjës. Siç njofton Policia, një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje. “PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u tha në njoftimin e PK-së. Rasti është hapur si “Sulm ndaj personit zyrtar”
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha në një intervistë ekskluzive në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se, pozitat e shqiptaërve në Maqedoni të Veriut po degradojën për shkak të përfaqësimit jo të denjë në qeveri. Ai akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se ka marrë anën e kryeministrit të RMV, Kristian Mickocki në dëm të shqiptarëve të RMV dhe të drejtave të tyre. ‘Pse Albin Kurti merr anën e Mickoskit, ka marrë anë dukshëm, mua nuk më pengon. Unë kam bashkëpunuar me të gjitha partitë në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk kam marrë anë, na…
Një person shtetas i Serbisë ka sulmuar zyrtarët policorë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Nga ky sulm një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. “PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Presidenti i Iranit ka pohuar se Irani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të zhvendosë kryeqytetin e tij nga Teherani në jug të vendit për shkak të zgjerimit të tepërt të qytetit, mungesës së furnizimit të mjaftueshëm me ujë dhe kërcënimit në rritje të fundosjes së tokës. Pezeshkian tha të enjten se këtë propozim ia kishte paraqitur udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, që vitin e kaluar. Ai pranoi se ideja ishte kritikuar nga shumëkush, por theksoi se krizat e akumuluara të burimeve natyrore janë tashmë aq serioze, sa zhvendosja e kryeqytetit është bërë e domosdoshme. Komentet u bënë gjatë një…
Sot mbushen 35 vjet nga bashkimi i Republikës Federale të Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) dhe Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore). Pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore, forcat e SHBA-së, Francës dhe Britanisë bashkuan njësitë e tyre administrative dhe në vitin 1949 Gjermania u nda në dy pjesë – Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), nën ndikimin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në lindje, me një sistem socialist dhe Republika Federale e Gjermanisë në perëndim. Kur dhjetëra-mijëra njerëz filluan të iknin në Gjermaninë Perëndimore për shkak të mos zhvillimit ekonomik, Gjermania Lindore fillimisht u përpoq të parandalonte këto arratisje…
Përpjekje për të destabilizuar Francën dhe Gjermaninë, si dhe përgatitje të “trazirave masive” para zgjedhjeve në Moldavi. Këto janë akuzat më të fundit, ku si autorë përmenden shtetas të Serbisë, ndërsa dyshohet se pas tyre qëndrojnë shërbimet ruse. “Kjo tregon se akuzat që erdhën nga vendet perëndimore, se Serbia është një trampolinë për të ashtuquajturin ndikim malinj të Rusisë, duket se janë të sakta”, thotë Predrag Petroviq, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikat e Sigurisë, për Radion Evropa e Lirë. Në një raport të vitit 2023, Parlamenti Evropian vlerësoi se Rusia përdor ndikimin e saj në Serbi për…
Një rast i pazakontë është shënuar në Mitrovicë, ku një grua ka rënë nën hetim për lajmërim apo kallëzim të rremë. Më 29 shtator 2025, rreth orës 16:40, F. R. paraqiti në stacionin policor një deklaratë, duke pretenduar se ishte dhunuar nga A. P. gjatë verës së vitit 2018. Pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve të Krimeve të Rënda dhe ballafaqimit me të dyshuarin, ky i fundit i mohoi kategorikisht akuzat. Në vijim të hetimeve, më 02 tetor 2025, Rugova pranoi se kishte gënjyer lidhur me rastin, duke deklaruar se dhunimi nuk kishte ndodhur. Me urdhër…

