Për më shumë se 20 vite qeverisje, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e harroi kulturën shqiptare. Përfaqësimi i artistëve shqiptarë ishte i rastësishëm, financimi u politizua, ndërsa institucionet kulturore u shndërruan në vegla të propagandës partiake apo në burime të keqpërdorimeve të rënda financiare.
Qytetarët nuk harrojnë. Faktet flasin vetë: Filharmonia me vetëm 4% përfaqësim shqiptar; Opera dhe Baleti me vetëm 1% përfaqësim; Agjencia e Filmit e mbyllur për artistët shqiptarë.
Festivalet kombëtare, teatrot dhe institucionet e trashëgimisë kulturore janë kapur nga një rrjet klientelist dhe janë të mbyllura për krijuesit shqiptarë.
Më rëndë akoma, kultura jo vetëm që u anashkalua, por në disa raste u përdor si instrument për pasurim personal dhe për abuzim me fonde publike.
Rasti më skandaloz: ndërtimi i objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, ku, sipas pohimeve zyrtare, është në zhvillim e sipër një proces gjyqësor për dyshime mbi keqpërdorimin e 13 milionë eurove.
Përgjegjësitë janë të qarta, dhe askush nuk mund t’i ikë të kaluarës që vetë e ka ndërtuar.
Sot, kur VLEN është pjesë e Qeverisë, nuk ikim nga përgjegjësia, por as nuk lejojmë që ata që e shkatërruan kulturën shqiptare të luajnë rolin e “mbrojtësve” të saj.
Ne po sjellim një qasje të re: po përgatisim një strategji gjithëpërfshirëse për përfaqësimin kulturor të shqiptarëve. Udhëheqim institucione kulturore që asnjëherë më parë nuk janë udhëhequr nga kuadër shqiptar. Po i hapim institucionet për artistët shqiptarë me dinjitet dhe mbi bazën e meritokracisë. Po mbështesim projekte që i shërbejnë publikut, jo interesave partiake. Po e rikthejmë kulturën si shtyllë të identitetit dhe zhvillimit shoqëror.
VLEN do të qëndrojë gjithmonë në anën e barazisë, meritës dhe dinjitetit kombëtar.
BDI përjashtoi, VLEN përfaqëson.
BDI heshti, VLEN flet me vepra.
BDI abuzoi me kulturën, VLEN po ia kthen dinjitetin.
Kultura nuk është për dekor festiv, por për thelb shoqëror. Me VLEN, ajo nuk do të përjashtohet më.
Data 12.11.2026
Aktuale
- Shtyhet seanca e Kuvendit: Haxhiu shpreh pakënaqësi për mungesën e deputetëve
- Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen
- Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK
- “Pse na ke sharë?”/ Dalin pamjet e rënda kur “ushtarët” e Bajrave dhunojnë Vladimir Bruçin në Shkodër. Me kallash në dorë terrorizojnë banorët
- Afera intime dhe dyshimet për spiunazh tronditin gjigantin amerikan të inteligjencës artificiale! Jep dorëheqjen CEO i NVIDIA-s, Jensen Huang pas skandalit
- Nga Sazani, shtyrja e samitit të NATO-s në Tiranë dhe dorëheqja, çfarë tha Rama përballë gazetarëve në Irlandë
- (VIDEO) Thellohen përplasjet për Alta Bankën, nga akuzat tek kallëzimet penale
- Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!



