Me 17.03.2019 rreth orës 23.15 në SPB Shkup është lajmëruar se një kryerës i panjohur duke u kërcënuar në një bastore sportive në bulevardin “Kuzman Josifovski-Pitu” ka vjedhur qarkullimin ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 17.03.2019 në ora 22.00 në Stacionin Policor Kisella Voda, B.P.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 16.00 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij 16 vjeçare O.P, transmeton Almakos. Pasi që e ka paraqitur rastin në polici, B.P. me telefon ka biseduar me O.P. e cila i ka thënë se do të kthehet në shtëpi, por deri në publikimin e rastit ajo nuk e ka bërë këtë gjë. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Me 17.03.2019 në ora 20.00 në Stacionin Policor në Gjevgjeli, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ vjedhjen e pasurisë kulturore” u arrestuan T.T.(51) nga Dojrani I Vjetër dhe V.P.(50) nga Gjevgjelia, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te personat janë gjetur dhe konfiskuar detektor metali me dy sonda, lëndë prej bakri dhe të arit dhe mjete tjera. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.
Me 18.03.2019 rreth orës 01.00 në rrugën “Ilindeni” në Tetovë është arrestuar Sh.I.(27) nga Tetova, i cili ka qenë bashkë me N.N.(19) nga fshati Rogle, Tetovë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te Sh.I. zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 17.03.2019 rreth orës 20.00 në regjionin e Stacionit Policor për mbikëqyrje kufitare në Bllacë, te vendi i quajtur Terminal, zyrtarët policor e kanë arrestuar F.D.(33) nga fshati Pustenik, Kosovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Zyrtarët policor e kanë parë personin se si lëviz nga Kosova për në Republikën e Maqedonisë Veriore ku gjatë kontrollit te ai janë gjetur 15 kilogram marihuanë. Personi është dorëzuar te Stacioni Policor në Bit Pazar për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa droga është konfiskuar për ekspertizë.…
Janë gjetur dy adoleshentët, vajza 14 vjeçare nga Kumanova dhe djaloshi 15 vjeçar nga Velesi, që kanë qenë në lidhje dashurie dhe kanë ikur, pasi që prindërit nuk i kanë lejuar të jetojnë bashkërisht, transmeton Almakos. MPB njoftoi se pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në Veles fëmijët janë gjetur dhe kthyer në shtëpitë e tyre. Ashtu si raportuan mediet, të shtunën në mbrëmje në ora 22 në Stacionin Policor në Kumanovë, R.H.(44) ka lajmëruar se vajza e tij 14 vjeçare është larguar nga shtëpia, ndërsa ditën e njëjtë rreth orës 21.30 në Stacionin Policor në Veles, T.J.(40) ka lajmëruar…
Me 17.03.2019 në ora 05.15 në Stacionin Policor në Strumicë, K.B.(39), shtetas bullgar, ka lajmëruar se me 16.03.2019 në periudhën nga ora 21.30 deri në ora 00.00 në një lokal një kryerës i panjohur ka kryer vjedhjen, transmeton Almakos. Kryerësi e ka shfrytëzuar shansin dhe nga xhupi ia vjedh paratë dhe dokumentet personale. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 17.03.2019 rreth orës 13.50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Kiro Fetak 1” është shkaktuar një zjarr në hapësirën ndihmëse nga shtëpia në pronësi të Z.A.(45), transmeton Almakos. Nga zjarri është djegur tavani i hapësirës ndihmëse. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit.
Me 17.03.2019 në ora 16.00 në autostradën Gradsko-Veles, në afërsi të vendit të quajtur “Usek”, ka ndodhur një aksident trafiku midis furgonit “Mercedes Sprinter” me targa nacionale nga Zvicra, e drejtuar nga Z.D.(74) nga fshati Pretor, Resnje, ( me qëndrim të përkohshëm në Zvicërr) dhe motoçikletës “BMV”, e drejtuar nga A.D.(30) nga Shkupi, transmeton Almakos. Nga lëndimet e fituara në vendngjarje vdes shoferi i motoçikletës. Është kryer kontroll nga ana e Prokurorit Publik dhe ekipit të SPB Veles.
Me 1.03.2019 në ora 10.50 në Stacionin Policor në Berovë është lajmëruar se në vendin e quajtur “Kumbulla” në eterin e fshatit Rusinovo, Berovë, është shkaktuar një zjarr ku është kapur një pyll me pisha, transmeton Almakos. Pas masave të ndërmarrja është konstatuar se ditën e njëjtë rreth orës 10.45 në vendin e përmendur, D.T.(31) dhe vëllai i tij I.T.(28), dytë nga fshati Smojmirovo, kanë ndezur një zjarr për zgarë dhe për shkak të frymës zjarri është shpërndarë. Zjarri është shuar në tërësi në ora 14.30 nga ekipet e zjarrfikësve në Berovë. Nga kryerja e kontrollit është konstatuar se janë…
Ridvan Ismaili Që nga viti 1991 e deri më sot, njëri prej problemeve më të mëdha zgjedhore ka qenë pikërisht lista zgjedhore. Lista e përgjithshme është gati e pandryshuar gjatë 28 viteve të kaluara, e cila është përdorur në të gjitha ciklet zgjedhore, që nga viti 1991 e deri më sot, e që është dëshmuar se nuk i përmbush standardet e nevojshme, sepse është e manipuluar dhe e falsifikuar. Edhepse nuk kemi ndonjë të dhënë të saktë sa i përket numrit të votuesve fiktiv, megjithatë dyshohet për numër gjashtëshifrorë. “Gabimet” të tilla me përmasa kaq të mëdha nëpër listat zgjedhore…
Me 17.03.2019 në ora 14.45 në rrugën regjionale midis Gostivarit dhe fshatit Vrutok ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Audi” me targa nga Gostivari, e drejtuar nga M.Z.(62) nga Gostivari dhe motoçikletës “Kavasaki” me targa nga Gostivari e drejtuar nga Z.Z.(21) nga Gostivari, transmeton Almakos. Nga lëndimet e fituara në vendin e ngjarjes vdes shoferi i motoçikletës. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e Prokurorit Publik dhe ekipit të Stacionit Policor në Gostivar.