Author: Hamdi Kumanova

Luiza Duraku me prejardhje nga fshati Haraçinë i Shkupit po i fiton simpatitë e shqiptarëve të Brukselit, si kandidate për deputete në Parlamentin e kryeqytetit belg, Brukselit. Ajo përmes apelit publik apelon te shqiptarët në Bruksel sa më maosvikisht të votojnë në zgjedhjet rajonale të majit. Të dashur miq, Kam nderin dhe kënaqësinë të ju njoftoj se do të jem kandidate për zgjedhjet federale të Brukselit me numrin 12. Krejt komunat te Brukselit kanë te drejtë me votu per zgjedhjet te 26 maj 2019. Chers amis, J’ai l’honneur de vous annoncer avec fierté que je serai candidate à la chambre…

Lexo më Shumë

Të dielën akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para. Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do shënojnë orën 3. Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër. Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror. Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje. Komisioni Europian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e…

Lexo më Shumë

Studentët e programit studimor të Psikologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, semestrin e kaluar në kuadër të lëndës Psikologjia e marketingut, praktikën profesionale e kanë realizuar në sektorin e marketingut të televizionit kombëtar “Top Channel’’ në Republikën e Shqipërisë.Profesori i lëndës, Doc. Dr. Ibrahim Neziri, dhe asistenti i tij, Naser Ramadani, vizitën në Shqipëri, përkatësisht në Top Channel, e kanë vlerësuar të suksesshme pasi që studentët e UT-së janë njohur nga afër me praktikat moderne të menaxhimit dhe strategjitë që sot aplikohen në treg.“Qëllimi i praktikës ishte që studentët të njoftohen me procesin e marketingut, analizat e tregut,…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh në autostradën Gostivar – Tetovë, është djegur një veturë. Vetura ka qenë duke lëvizur nga Gostivari për në Tetovë, ndërsa ajo ka shpërthyer në flakë afër pikëpagesës në Tetovë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa kanë intervenuar zjarrfikësit për ta shuar të njejtën.

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 15:20 në fshatin Opajë të Komunës së Likovës, një automjet BMV me targa të Kumanovës, e drejtuar nga F.F. (24) nga fshati Llopat e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar nga fshati Opajë. Ashtu siç informojnë nga Policia, fëmija ka marrë lëndime trupore, ndërkaq pas dhënies së ndihmës në Spitalin e Kumanovës, është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe Kryetar i komunës së Gostivarit Arben Taravar sonte i ftuar në debatin “Click Plus” në Tv21 me kundër panelistë Sekretarin organizativ njëherit dhe deputet i BDI-së Artan Grubi ku diskutohet mbi temën: Me çka dallojnë partitë shqiptare në presidencialet?! Komentin e Grubit se BdI ka ulur papunësinë në vend Taravari vlerëson më mënyrë ironike se vërtet BDI e ka ulur papunësinë në vend duke punësuar qindra mijëra shqiptar në Gjermani, Austri, Zvicër etj, ndërsa nga ana tjetër ka punësuar ushtar partiak të cilët marrin rroga duke ndejt në shtëpi.

Lexo më Shumë

Deri në konsolidimin e organeve që do të angazhohen për zbatimin e drejtë të gjuhësshqipe, si gjuhë zyrtare në institucionet e Maqedonisë së Veriut, përkthimet do të bëhen nga ana e administratorëve shqiptarë të cilët nuk janë përkthyes profesional, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ai duke u arsyetuar rreth gabimeve të shumta gjatë përdorimit zyrtar të gjuhësshqipe nga ana e institucioneve shtetërore, tha se gjatë periudhës tranzitore shfrytëzohet për ngritjen e kapaciteteve me kuadër profesional që do të bëjnë përkthimet. “Mos të harrojmë se kemi një periudhe parapërgatitore prej gjashtë muajve për të krijuar kapacitete brenda institucioneve për implantimin e Ligjit për gjuhët”.…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike në Strugë ka hapur procedurë kundër tre personave, njëri prej të cilëve është inspektor i Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Ata hetohen për prerjen e kallamit në Liqenin e Strugës, transmeton Portalb.mk. Një person përndiqet për shkak se në afërsi të plazhit “Versus” e ka prerë kallamin, kurse tjetri për shkak se e ka porositur të njëjtën. Me këto veprime personat kanë bërë shkelje të Ligjit për mbrojtje të natyrës. Personi i tretë është inspektori. Ai përndiqet se ka refuzuar të dalë në vendngjarje në momentin kur është prerë kallami, dhe të ndërmarrë masa pas kërkesës së prokurorit publik.

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër I.E.(51) nga fshati Haraçinë, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ shkaktim të rrezikut të përgjithshëm “, transmeton Almakos. Me 03.03.2019 rreth orës 16.00 në eterin e fshatit Nikushtak, Kumanovë, i padituri, nga pistoleta të cilën e ka pasur me leje ka gjuajtur plumba ku është dëmtuar lehtë në dorë.

Lexo më Shumë

SPB Shtip ka ngritur padi penale kundër T.K.(40) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit në Shtip, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë