Author: Hamdi Kumanova

Me 27.03.2019 në ora 09.10 në vendkalimin kufitar ‘Aerodrom Shkup’, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se S.P.(42) nga Rusia, me vend jetese në Qipron Veriore, gjendet në listën me masën A “Arresto” dhe për të është shpallur një flet arrest ndërkombëtar nga Interpol Rusi, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe dorëzuar te inspektorët për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Gjatë analizës së debatit të realizuar në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, me 26 mars të vitit 2019 midis liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, u përmend edhe ligji i ri për PSP-në ku u tha nga moderatorja se tashmë qeveria ka bërë lëshime duke i mundësuar opozitës që “bombat politike” ku zbulohen krimet dhe korrupsioni i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të mos merren si dëshmi në proceset gjyqësore, raporton Almakos. Analisti Vladimir Bozhinovski qartas tregoi se ai lëshim ose ai korrektim i ligjit nuk është për VMRO-DPMNE-në opozitare, por është një kërkesë direkte…

Lexo më Shumë

Para Komitetit të përzier kuvendar e cila në Strasburg po zhvillon takimin e 26-të, fjalim mbajti zv. ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Andej Zhernoski. Zhernovski para anëtarëve të Komitetit të përzier kuvendar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, tha se “jemi krenar për arritjet dhe perspektivat të cilat i hapëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë, por suksesi i deritanishëm na jep optimizëm se do të kemi sukses në përmbushjen e strategjive të përcaktuara”. Ai gjithashtu tha se gjatë vitit të kaluar Republika e Maqedonisë së Veriut ka…

Lexo më Shumë

Marrëveshja në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e kalimit kufitar në Prespë, javën e ardhshme do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë, deklaroj zv. ministrja për Punë të Jashtme e Greqisë, Sia Anagnostopoulou gjatë takimit në MPJ e Greqisë për hapjen e kalimit të ri kufitar, njofton AIM nga Athina. Në takim përveç Anagnostopoulou, siç deklarojnë nga MPJ e Greqisë, morën pjesë edhe koordinatori për decentralizim të administratës të rajonit Epir-Maqedonia Perëndimore, Vasilis Mihalakis dhe kryetari i komunës së Prespës, Panajotis Pashalidis. Zv. ministrja e MPJ-së greke gjatë takimit shprehu kënaqësinë për rëndësinë që tregon marrëveshja e…

Lexo më Shumë

Parlamenti i Danimarkës pa asnjë votë kundër e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk. “Vendimet e vështira që u miratuan janë për të ardhmen. Hyrja në NATO nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet, por me vete sjell edhe avancim, përparim, ekonomi të fortë, jetë më të mirë për të gjithë dhe perspektiva të hapura për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së dërguar në media. Danimarka është vendi i nëntë që e ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është…

Lexo më Shumë

Me 26.03.2019 në ora 19.00 në Stacionin Policor në Kisella Voda, A.M. ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 14.00 në rrugën ‘Anton Popov’, djali i tij adoleshent është sulmuar fizikisht nga një adoleshent tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 26.03.2019 në ora 14.15 në Stacionin Policor në Cair, E.B.(27) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 11.00, derisa ka lëvizur në rrugën “Gvadalahara”, është goditur nga një furgon të cilën e ka drejtuar E.G., pas së cilës ai dhe personat I.G., K.G. fizikisht e kanë sulmuar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 26.03.2019 në ora 11.50 në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, A.M.(26) nga Shkupi është sjell në mënyrë agresive dhe i ka ofenduar zyrtarët policor që kanë qenë duke kryer detyra zyrtare, transmeton Almakos. A.S. është arrestuar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur padi penale kundër B.D.(26) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 11.07.2018 në Prilep, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar metamfetin.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela sot ka takuar shefin e Misionit të OSBE-së, Shkëlqesinë e tij Ambasador Klemens Koja. Në këtë takim Kryetari Sela e ka informuar ambasadorin e OSBE-së z. Koja për aktualitetet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut. Kryetari Ziadin Sela, ka paraqitur shqetësimet e tija dhe të ASH-së, për mos-funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë duke apostrofuar disa ngjarje që nuk janë në favor të pritshmërisë të qytetarëve të Maqedonisë Veriut, për të instaluar një shtet ligjor në të gjitha segmentet e jetës politike në RMV. Kryetari Ziadin Sela e ka informuar…

Lexo më Shumë