Author: Hamdi Kumanova

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës d-r Hekuran Duka ka vazhduar fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale në këtë komunë. Duka, pas konventës promovuese filloi takimet me qytetarët dhe vizitat shtëpi në shtëpi ku ka prezantuar Programin e tij zgjedhor. Ai në bashkëbisedim me bashkëvendësit e tij tha se zbatimin e Programit të tij e mbështet në dy pika të fuqishme, në aspektin normativ, pra në ligjet pozitive të shtetit si formë për një udhëheqje të drejtë, dhe në garancën morale që e karakterizon atë si person. “Prandaj unë e kërkoj votën tuaj si besim për të më…

Lexo më Shumë

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Italisë në Shkup, ku u prit nga ambasadori italian në Shkup, z. Karlo Romeo.Gashi e njoftoi Ambasadorin Romeo me zhvillimet më të reja politike në Alternativa, ndërsa temë e takimit ishin edhe aktualitetet e përgjithshme politike.Me këtë rast kryetari Gashi e njoftoi ambasadorin Romeo për qëndrimin që mban Alternativa për zgjedhjet presidenciale, duke theksuar se: “Në duhet të jemi seriozë me këtë çështje dhe nuk duhet të lejojmë shkujdesje, që e ka çmimin e një presidenti që mund t’i ktheje prapa proceset euro-integruese.”Ndërkaq në lidhje me…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, bashkë me anëtarët e Shtabit Qëndror të partisë për zgjedhjet presidenciale, mbajti mbledhje me shtabin e degës së PDSH-së në Tetovë.Në mbledhje u bisedua për çështjet organizative, aktivitetet dhe strategjinë e punës së degës së PDSH-së Tetovë gjatë kampanjës për zgjedhjet presidenciale.Informojmë se takime të tilla, Kryetari i PDSH-së, bashkë me Shtabin Qendror të partisë do të mbajë me të gjitha degët dhe shtabët e degëve tē Partisë Demokratike Shqiptare.

Lexo më Shumë

Tridhjetë studentë të Universitetit të Tetovës, në vitin akademik 2018/2019 janë kyçur në programin ndërkombëtar Erasmus +, program për edukim, trajnim, rini dhe sport, i financuar nga Bashkimi Evropian. Studentët pjesëmarrës në këtë program, semestrin dimëror dhe semestrin veror e kryejnë në universitetet prestigjioze ndërkombëtare, të Gjermanisë, Polonisë, Turqisë, Bullgarisë, Kroacisë, etj. Përfitimet nga programi Erasmus + janë të mëdha, por mund të veçohen: përvoja unike e studimit apo e ligjërimit në Evropë; njohja për së afërmi me Evropën dhe edukimin e lartë evropian; përmirësimi i aftësive gjuhësore; përvoja multikulturore; përmirësimi i punësimit; shkëmbimi i njohurive, ideve, kontakteve, si dhe një…

Lexo më Shumë

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ceremoni solemne, kryeministri Zoran Zaev e ka pritur kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, në vizitën e parë të tij pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, me të cilin i dha fund mosmarrëveshjes prej dy dekadash të çështjes së emrit. “Mirëserdhe shoku im” ishin fjalët e para të cilat Zaevi i tha në momentin kur Ciprasi zbriti nga vetura në oborrin e Qeverisë. Pas kësaj, Zaev si shenjë afërsie dhe krenarie, realizoi edhe “selfie” me Ciprasin. Kryeministri Cipras është pritur edhe nga ministrat i Punëve të Brendshem, Oliver Spasovski, i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i Transparencës dhe Llogaridhënies, Robert Popovski, zëvendëskryeministrat i…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore e Kumanovës nuk e pranon kërkesën e mbrojtjes në rastin e Almirit, për ndërrimin e ndihmës gjykatësit të caktuar për këtë lëndë. Në seancën e parë pasi rasti u kthye në rigjykim, avokatët e familjes Aliu kërkuan ndërrimin e gjykatësit ndihmës Lubomir Gjorgjeviq, pasi sipas tyre gjykatësi Gjorgjeviq është nga etnia e njejtë me të akuzuarin Boban Iliq, gjegjësisht nga etnia serbe dhe për këtë arsye trupi gjykues duhet të ketë gjykatës shqiptar. Me këtë është shtyrë edhe seanca e cila do duhej që të mbahej nesër, për më datë 15. Atëherë avokatët do të vendosin se çfarë…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në kabinetin e vet realizoi takim me tenorin e njohur botërisht, Ramë Lahaj. Në takim, Ademi dhe Lahaj biseduan për mundësinë që ky tenor i shquar i cili interpreton në skenat botërore të operës, të interpretojë edhe para publikut maqedonas. Lahaj për herë të parë interpreton në Shkup, të enjten, më4 prill, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, në orën 19:30 në koncertin gala „Ramë Lahaj dhe miqtë“. Në koncertin gala i cili është në kuadër të edicionit të shtatë të festivalit „Skena e muzikës serioze shqiptare“, Lahaj do të interpretojë së bashku me…

Lexo më Shumë

Partitë politike nuk zbulojnë se sa do para do të ndajnë para për materiale të ndryshme siç janë stilolapsat, fletushkat dhe bartja e anëtarëve partiak në mitingje. Këto shpenzojnë sipas ligjit financohen nga partitë politike në llogari të veçantë që përdoret vetëm për aktivitete zgjedhore. Nga VMRO-DPMNE thonë se partia deri tani ka pasur marrëveshje kornizë, ndërkaq se sa para do të shpenzohen do të dihet më 11 prill, kur duhet të përgatitet raporti financiar për paratë e shpenzuara në 10 ditët e para të fushatës. “Financimi i kandidates Gordana Siljanovska Davkova do të bëhet sipas ligjeve. Mjetet për fushatë…

Lexo më Shumë

Kryetari i ALTERNATIVA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, deputeti Nexhbedin Kahremani, sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shkup, ambasadorin e OSBE-së, z. Clemens Koja, dhe përfaqësuesin politik në OSBE, z. Jeff Bieley. Gjatë takimit në fjalë, kryetari Gashi ka njoftuar përfaqësuesit e OSBE-së për rolin konstruktiv që po e zhvillon Alternativa në koalicionin qeveritar dhe proceset integruese të vendit në rrugën europiane. Në këtë takim, gjithashtu, u bisedua edhe për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, me ç’rast kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, njoftoi se partia e tij do të zhvillojë fushatë europiane në përkrahje…

Lexo më Shumë

Studentët e ciklit të tretë në Universitetin e Tetovës, më 30 mars 2018, realizuan një punëtori në kuadër të lëndës Metodologjia e hulumtimit shkencor, të cilën e ligjëron Prof. Dr. Vullnet Ameti, Rektori i Universitetit të Tetovës. Gjatë mbajtjes së punëtorisë, studentët nën udhëheqjen e mësimdhënësve të fushave specifike shkencore, u përkrahën për realizimin e aktiviteteve të tyre në kuadër të grupeve të punës me këto tematika që ndërlidhen me hapat e përpilimit të projektit ideor të hulumtimit, si: ngritja e tezës; struktura e tezës; llojet e punimeve; qëllimi i hulumtimit; problemi i hulumtimit; hipotezat; mostra; metodat; rezultatet; citimet; fusnotat; literatura;…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 18 e 30 në fshatin Gërçec të Shkupit, një kamion i tipit “Mercedes 508” me targa të Shkupit, i vozitur nga I.A. (45) nga fshati Shishovë i Shkupit, e ka goditur një fëmijë nga Gërçeci, i cili ka qenë duke vozitur biçikletë, transmeton Portalb.mk. Nga goditja fëmija ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i MPB Shkup.

Lexo më Shumë

Bota e mbështet atë që po ndodh në shtetin tonë, na jep mbështetje dhe shansë që të sigurojmë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir. Në deklaratën për opinion, Shekerinska përkujtoi se premtimet qeveritare plotësohen, ndërsa investimi në siguri mundësoi efekte të dyfishta ekonomike. “Vitin kaluar, kur Qeveria paralajmëroi axhendë ambicioze të NATO-s, shumë persona konsideruan se ky është vetëm optimizëm i rremë. U tregua se ajo që e paralajmërojmë dhe atë që e premtojmë e kemi porositur. Shteti ynë e ka marrë ftesën për anëtarësim…

Lexo më Shumë