Author: Hamdi Kumanova

Iniciativa qytetare kundër vaksinimit të detyrueshëm që është dorëzuar në Kuvend, do të shqyrtohet pas zgjedhjeve presidenciale. Në seancën e sotme të Komisionit për Sistem Politik edhe pse kjo pikë ishte vendosur në rend dite, e njëjta u shty për shkak të mungesës së kuorumit për punë. Deputeti Çedomir Sazdovski i cili udhëhoqi seancën, tha se arsyeja për mos shqyrtimin e kësaj çështje është periudha zgjedhore dhe për të njëjtën do të diskutohet më 6 ose 7 maj. Dorëzuesit e kësaj iniciative kërkojnë ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore nga sëmundjet ngjitëse, me çka në vend të vaksinimit të detyrueshëm,…

Lexo më Shumë

Për herë të parë në Ballkan duke dëshmuar lideship u arrit marrëveshje e tillë inovative, shkruajnë 33 eurodeputetë prej 16 vendeve dhe gjashtë grupe politike të Parlamentit Evropian, në letrën drejtuar Komitetit Norvegjez për Nobel, me të cilën e mbështesin nismën e Vided Bushamaui nga Tunizia, kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras të jenë fitues të Çmimit Nobel për paqe për vitin 2019. Letrën e nënshkruar nga tre eurodeputetët nga SYRIZA në tërësi e publikoi edhe agjencia greke e lajmeve ANA-MPA edhe eurodeputeti Dhimitris Papadimulis në ueb faqen e tij zyrtare, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nënshkruesit thonë se…

Lexo më Shumë

Në Washington sot mbahet mbledhja e NATO-s në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme, ku për herë të parë, në cilësinë e “vendit të ftuar” do të marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. “Jemi të fuqishëm aq sa është e fortë ushtria dhe ekonomia dhe aq sa janë të fuqishme institucionet demokratike. Por, të fuqishëm jemi edhe aq sa kemi miq! Asnjëherë më nuk do të jemi të vetëm. Me ne do të jenë 29 aleatët e NATO-s, një për të gjithë, të gjithë për një”, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në…

Lexo më Shumë

Mirjana Najçevska dje në një emision për mediumet maqedonase deklaroi se Prokuroria Themelore duhet të bëhet më e pavarur, ndërsa për PSP-në tha se duhet ka pasur afat të caktuar për të përfunduar punën dhe të duhet të vetë-shpërbëhet. Ajo tha se nëse vazhdohet me bërjen e strukturave paralele të këtilla, do të humbet momenti i ndërtimit të shtetit të së drejtës përmes institucioneve ekzistuese. “Duhet të pastrohet Prokuroria Themelore, definitivisht. Duhet të bëhet më e pavarur dhe të jetë e fuqishme. Do të thotë të kemi Prokurori që do të mund të luftojë me krimin dhe mosndëshmueshmërinë e funksionarëve…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe kandidatin për kryetar shteti nga kjo parti se janë të njëjtë dhe mashtrojnë qytetarët. Nga kjo parti thonë se pushteti aktual ndryshoi emrin e shtetit, duke shtuar se për shkak të korrupsionit të tyre, ekziston rrezik serioz për mosfillimin e negociatave me BE-në në qershor. “Vetë Zoran Zaevi dje në intervistë e pranoi se që nga viti i kaluar i është thënë se në qershor Maqedonia ndoshta do t’i fillojë negociatat. Zaev ka filluar ta përgatit opinionin për mosuksesin e tij, në fushën e reformave…

Lexo më Shumë

Galeria kombëtare në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Shkup, Muzeun hungarez te artit dhe Verën shkupjane, prezantojnë ekspozitën “Trende moderne në fotografisë hungareze”. Trendet moderne në fototgrafinë hungareze nga shekulli XX “Me anë të kësaj ekspozite kemi për synim t’i theksojmë idetë progresive, të cilat vunë një vulë të madhe mbi fotografinë artistike të Hungarisë në shekullin XX nëpërmjet disa veprave të fotografëve të shquar botërorë dhe artistëve të tjerë, të cilët deri së fundmi ishin më të njohur në Hungari se sa në pjesën e mbetur të botës. Përzgjedhja është bërë nga koleksionet që ndodhen në Muzeun hungarez…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Dibrës sot e ka filluar kampanjën e tij zgjedhore, për Zgjedhjet Lokale në këtë Komunë. Kandidatura e Arben Agollit është përkrahur edhe nga Lëvizja BESA si dhe nga shumë qytetarë të cilët mendojnë se ai është i duhuri për të udhëhequr me Komunën e Dibrës në 4 vitet në vazhdim. Sot, shtabi zgjedhor i Aleancës për Shqiptarët zyrtarisht hapi fushatën për qytetin e Dibrës, ku dhe caktoi agjendën e fushatës, si dhe mënyrën se si do të prezantohet kandidati përpara qytetarëve. Pjesë e platformës së Agollit është zhvillimi ekonomik i Dibrës, zhvillimi…

Lexo më Shumë

Me 02.04.2019 në ora 18.50 në SPB Shkup është lajmëruar se në një objekt në rrugën ‘Bosnja dhe Hercegovina’ është gjetur i vdekur R.F.(40) nga Shkupi pa shenja dhune, transmeton Almakos. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë