Author: Hamdi Kumanova

Me 03.04.2019 rreth orës 12.30 në SPB Manastir është lajmëruar se në rrugën e vjetër Manastir-Resnje, në eterin e fshatit Bratindol, V.N.(57) nga fshati Beranci ka rënë nga traktori, të cilën e ka drejtuar R.T., transmeton Almakos. Ai është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu janë konstatuar lëndime të rënda dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje.

Lexo më Shumë

Me 03.04.2019 në ora 15.30 në SPB Shkup është lajmëruar se rreth orës 13.30 në zonën industriale “Cojlia”, në eterin e fshatit Cojlia, Shkup, nga një objekt në ndërtim, N.N.(68) nga Kumanova është rrëzuar nga rreth pesë metra lartësi derisa ka qenë duke kryer detyrat e punës, transmeton Almakos. Ai është lënduar rëndë, pas së cilës është dërguar në spitalin në fshatin Petrovec, ku në ora 15.00 ka vdekur. Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup. Po punohet për…

Lexo më Shumë

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, qëndroi ne selinë e misionit të Bashkimit Europian në Shkup, ku u prit nga ambasadori i BE-së në Shkup, Samoel Zhbogar. Me këtë rast kryetari Gashi e njoftoi diplomatin më të lartë të BE-së me zhvillimit më të reja në organizatën politike AlternAtivA, siç është ribrendimi i saj, ndërsa në takim u fol edhe për proceset e tjera politike në vend. Në kohën kur pritet raporti i Komisionit Europian, kryetari Gashi theksoi se është shumë me rëndësi që zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut të jenë dëshmi e pjekurisë demokratike në vend. Gashi e…

Lexo më Shumë

“Shkolla e Mesme Mjekësore Komunale “Nikolla Shtejn” me profile dhe paralele të reja do t’u përgjigjet nevojave të tregut të punës”, thonë nga sektori për veprimtari publike të Komunës së Tetovës. Në konkursin e ri për regjistrimin e nxënësve është paraparë të ketë paralele për gjinekologji obstetrikë dhe kujdestar. “Me kërkesë së këshillit të shkollës sërish hapet paralelja për obstetrikë. Nga ana tjetër, pas shqyrtimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjithashtu, vendoset edhe drejtimi kujdestar për persona të moshuar dhe në kopshte. Të dyja profilet arsimore janë shumë të kërkuar në tregun e punës. Te të dyja drejtimet do…

Lexo më Shumë

Me 03.04.2019 në ora 22.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi D.B.(31) nga Shkupi është shërbyer me pasaportë tjetër, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe gjatë bisedës me të ka dhënë të dhënat e tij se është U.R.(21) nga Kosova. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

SPB Shtip deri te Prokuroria Themelore Publike në Shtip, ka ngritur padi penale kundër S.Sh.(20) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se e ka kryer veprën penale “ përhapjen e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”, vepër kjo e dënueshme sipas nenit 394 g qëndrimi 1 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Me 16.03.2019, i padituri në Facebookun e tij ka publikuar një koment dhe fotografi me të cilën ka shpërndarë material racist dhe ksenofobik dhe ka nxitur për urrejtje dhe dhunë.

Lexo më Shumë

Studentët e Universitetit të Tetovës krahas zhvillimit të procesit mësimor – shkencor, gjatë vitit akademik realizojnë edhe vizita me karakter pune në institucione të ndryshme të vendin tonë dhe më gjerë. Aktivitetet e tilla studentët i vlerësojnë të rëndësishme pasi që njihen për së afërmi me historikun, veprimtarinë, funksionimin dhe shërbimet që këto institucione i ofrojnë për qytetarët.Më 3 prill 2019, një grup studentesh të programeve studimore, të: Drejtësisë, Kriminalistikës, Gazetarisë dhe Medies dhe Shkencave politike të Fakultetit Juridik të Universitetit tonë, një vizitë të kësaj natyre e realizuan në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. Studentët tanë,…

Lexo më Shumë

Me 03.04.2019 në ora 22.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se në pasaportën e B.F.(47) nga Republika e Shqipërisë janë larguar disa faqe dhe në vendet e njëjta janë shtuar disa tjera nga një pasaportë tjetër, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 03.04.2019 në ora 18.45 në një shtëpi të braktisur në rrugën Rajna Sokolova në Kavadar janë gjetur 10 kanta me rreth 100 kilogram material i fort i kaftë- sipas gjitha gjasave katran nga afioni, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dje në 1TV i pyetur për dallimet e qëndrimeve të pushtetit dhe opozitës rreth miratimit të ligjit që rregullon statusin e PSP-së tha “jo vetëm ligjërisht, por duhet të bëjmë reforma edhe te kokat tona, posaçërisht kur bëhet fjalë për gjyqësinë. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane, nuk na duhet klientelizëm. Ajo kohë përfundoi. Vendimet gjyqësore duhet të merren vetëm në bazë të dëshmive. Zaev për pret mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, por edhe të BDI-së për Ligjin për prokurorinë publike. Ai thotë se si ka arritur me fqinjët, ashtu do të arrijë brenda. Në vijim, tha Zaev, janë…

Lexo më Shumë