Author: Hamdi Kumanova

Sot një grup i nxënësve të SHF “25 Maji” të Hasanbegut të Shkupit ishin në vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Vizita e tyre në Kuvend ishte realizuar me angazhimin e deputetit të kësaj zone, njëherazi edhe ish nxënës i kësaj shkolle, sot Kryetar i partisë Alternativa, Afrim Gashi.Me këtë rast të punësuarit në administratën e Kuvendit i njoftuan nxënësit me institucionin e Kuvendit, me punën e deputetëve dhe me punën tjetër të shërbimeve të Kuvendit.Nxënësit i vizituan gati të gjitha hapësirat e Kuvendit, madje edhe sallën e seancave plenare. Vizita u realizua në bazë të frymës së re…

Lexo më Shumë

Me 04.04.2019 në ora 14.55 në SPB Shkup, në bulevardin “Nikolla Karev” gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare për ndalimin e veturës ‘Folskvagen’, shoferi i veturës A.S.(25) nga Shkupi nuk është ndalur dhe me veturë e ka goditur zyrtarin policor në dorën e majtë, transmeton Almakos. Pas masave të ndërmarra, A.S. është arrestuar dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 04.04.2019 në ora 09.00 në Stacionin Policor në Kocani është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 08.00 në Spitalin në Kocani me lëndime është sjell D.M.(31) nga Republika e Serbisë, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ai është lënduar gjatë rrëzimit prej rreth shtatë metra lartësi, derisa ka qenë duke kryer punët ndërtimore në një objekt në Kocani, si i punësuar në një firmë nga Republika e Serbisë. Pas ndihmës mjekësore ai është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kocani në prezencën…

Lexo më Shumë

Me 04.04.2019 në ora 22.30 në autostradën Veles-Shkup, në afërsi të ‘Shtipska petla’, vetura e tipit “Hjundai IH35” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga B.V.(58) nga Shkupi, ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë shoferi, i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin në Veles, pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Veles.

Lexo më Shumë

Me 04.04.2019 rreth orës 14.30 në udhëkryqin nga rrugët “Vasil Gjorgov” dhe “Orce Martinov” në Veles, vetura e tipit ‘Reno Kampus’ me targa nga Velesi, e drejtuar nga Q.L.(80) nga Velesi është përplasur me një mur betoni, transmeton Almakos. Në aksident shoferi është lënduar dhe mbajtur për shërim në spitalin e Velesit. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” si dhe veprës penale “ përpunim, mbajtje dhe tregtim i palejuar me armë” në Stacionin Policor në Gjevgjeli janë arrestuar dhe mbajtur B.T.(32), si dhe B.P.(19), V.P.(55) nga Gjevgjelia dhe D.G.(23) nga fshati Miravci, që janë takuar në banesën e B.T., transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 04.04.2019 në ora 07.30 në SPB Kumanovë është arrestuar dhe mbajtur D.P.(25) nga Republika e Serbisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ lëndim i rëndë trupor” të dënueshme sipas nenit 133 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Ditën e njëjtë rreth orës 05.00 në pompën e benzinës në autostradën Kumanovë-Tabanoc, gjatë daljes nga autobusi, D.P., pas një zënke paraprake fizikisht e ka sulmuar një person dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër D.P. do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se kryeministri Zoran Zaev dhe kandidati për kryetari shteti Stevo Pendarovski, janë të njëjtë. Nga kjo parti thonë se Maqedonia nuk mund të lëvizë asnjë milimetër drejt BE-së, derisa pushteti në vend që të punojë dhe zbatojë reforma, tregton me interesat kombëtare dhe shtetërore. “Personalisht Zoran Zaev e pranoi se gjatë gjithë vitit është duke i gënjyer qytetarët. Fillim të negociatave me BE-në në qershor mund edhe të mos ketë. Këtë personalisht e tha Zoran Zaev, politikani i cili premtoi se menjëherë pas ndryshimit të emrit Republika e Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

“Në qershor ose më së voni në fillim të vjeshtës do të duhet të bisedojmë t’i sigurojmë aspektet evropiane për vendet siç janë Maqedonia e Veriut”, ka porositur kryeministri danez Lars Loke Rasmusen, pas takimit në Athinë me homologun e tij grek Alexis Tsipras dhe ka theksuar se vizita e kryeministrit grek në Shkup tregon se dy vendet kanë vizion të përbashkët strategjik. Dy kryeministrat, përveç raporteve bilaterale, për problemin e migrimit dhe të Brexit, kanë biseduar edhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe për Marrëveshjen e Prespës. “E shfrytëzoj këtë mundësi të falënderojë kryeministrin grek…

Lexo më Shumë